Psalmet 21:1-13
Dirigjuesit. Këngë e Davidit.
21 O Jehova, në forcën tënde gëzon mbreti,+dhe në shpëtimin tënd do të vazhdojë të gëzojë.+
2 I dhe çfarë i deshi zemra,+e nuk ia mbajte atë që deshën buzët e tij.+ Selah.
3 Ti e bekove, duke i dhënë plot të mira,+dhe i vure në kokë një kurorë prej ari të kulluar.+
4 Ai të kërkoi jetë, dhe ti ia dhe,+i dhe ditë të gjata përgjithnjë.+
5 E madhe është lavdia e tij, sepse ti e shpëtove.+Ti e hijeshon me lavdi dhe shkëlqim.+
6 Ti e bën fort të bekuar përgjithnjë,+e bën të ndihet i gëzuar kur është para teje.+
7 Se mbreti ka besim te Jehovai,+dhe te dashamirësia e më të Lartit. Ai nuk do të lëkundet.+
8 Dora jote do t’i gjejë tërë armiqtë e tu.+E djathta jote do t’i gjejë ata që të urrejnë.
9 Ti do t’i bësh si një furrë të zjarrtë kur të vijë koha që të shfaqesh.+Ti, o Jehova, do t’i përpish në zemërimin tënd, dhe zjarri do t’i gllabërojë.+
10 Frytin e barkut të tyre do ta shfarosësh nga toka,+dhe pasardhësit e tyre nga bijtë e njerëzve.+
11 Kanë thurur të këqija kundër teje,+kanë bluar në mendje plane që nuk mund t’i plotësojnë.+
12 Ti do të bësh që ata t’ia mbathin, duke i kthyer kurrizin+harkut që ke bërë gati kundër tyre.+
13 Qofsh i lartësuar falë forcës sate, o Jehova!+Ne do të këndojmë e do të luajmë melodi për fuqinë tënde.+

