Efesianëve 6:1-24
6 Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj+ në unitet+ me Zotërinë, sepse kjo është e drejtë:+
2 «Ndero atin dhe nënën tënde»,+ që është urdhërimi i parë me premtimin:+
3 «Që të të vejë mbarë dhe të jetosh gjatë në tokë.»+
4 Ju, etër, mos i acaroni fëmijët tuaj,+ por vazhdoni t’i rritni+ në disiplinën+ dhe në normën mendore+ të Jehovait.
5 Ju skllevër, jini të bindur ndaj atyre që janë zotërinjtë tuaj sipas mishit,+ me frikë dhe dridhma,+ me çiltërsinë e zemrave tuaja, si ndaj Krishtit,
6 jo duke shërbyer sa për sy e faqe, për t’u pëlqyer njerëzve,+ por si skllevër të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me gjithë shpirt.+
7 Jini skllevër me qëndrim të mirë, si për Jehovain+ dhe jo për njerëzit,
8 sepse e dini që secilit, çfarëdo të mire që të bëjë, do t’i shpërblehet nga Jehovai,+ skllav ose i lirë qoftë.+
9 Edhe ju, zotërinj, vazhdoni të bëni të njëjtat gjëra ndaj tyre, dhe lërini kërcënimet,+ sepse ju e dini se Zotëria i tyre dhe juaji+ është në qiej, e tek ai, nuk ka anësi.+
10 Së fundi, vazhdoni të merrni fuqi+ në Zotërinë dhe në madhështinë+ e forcës së tij.
11 Vishni armaturën+ e plotë të Perëndisë, që të jeni në gjendje të qëndroni të patundur kundër intrigave+ të Djallit.
12 Sepse, ne nuk kemi një përleshje+ me gjakun e mishin, por me qeveritë,+ me autoritetet,+ me sundimtarët botërorë+ të kësaj errësire, me forcat e liga frymore+ në vendet qiellore.
13 Prandaj, merrni armaturën e plotë të Perëndisë,+ që të jeni në gjendje t’u kundërviheni në ditë të ligë dhe, pasi të keni bërë në mënyrë të plotë gjithçka, të qëndroni të patundur.+
14 Qëndroni të patundur, me ijët të ngjeshura+ me të vërtetën,+ të veshur me parzmoren e drejtësisë,+
15 me këmbët+ të mbathura me pajimet e lajmit të mirë të paqes.+
16 Mbi të gjitha, merrni mburojën e madhe të besimit,+ me të cilën do të jeni në gjendje të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.+
17 Merrni edhe përkrenaren+ e shpëtimit dhe shpatën+ e frymës,+ që është fjala e Perëndisë.+
18 Ndërkaq, vazhdoni të luteni+ në çdo rast në frymë,+ dhe bëni çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi. E për këtë qëllim, rrini zgjuar me qëndresë të plotë dhe me përgjërim për gjithë të shenjtët,
19 si edhe për mua, që, kur të hap gojën,+ të më jepet aftësia për të folur dhe ta bëj të njohur me lirshmëri në të folur+ sekretin e shenjtë të lajmit të mirë,+
20 për të cilin veproj si ambasador+ në zinxhirë, që të flas për të me guxim, siç duhet të flas.+
21 Që edhe ju t’i dini gjërat që kanë të bëjnë me mua dhe se si po ia kaloj, Tikiku,+ një vëlla i dashur dhe shërbëtor i besueshëm në Zotërinë, do t’ju tregojë gjithçka.+
22 Pikërisht për këtë qëllim po e dërgoj te ju, që të jeni në dijeni të gjërave që kanë të bëjnë me ne, dhe që ai të ngushëllojë zemrat tuaja.+
23 Vëllezërit paçin paqe dhe dashuri me besim nga Perëndia Atë dhe Zotëria Jezu Krisht!
24 Dashamirësia e pamerituar+ qoftë me të gjithë ata që e duan Zotërinë tonë Jezu Krisht në paprishje!

