Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Dua divorcin!»

«Dua divorcin!»

Shtëpia është në gjendje të mjerë. Duket që e kanë lënë pas dore. Sa e sa stuhi e kanë rrahur në rrjedhën e viteve e disa kanë lënë gjurmë. Tani struktura është e brishtë dhe duket se do të shembet nga çasti në çast.

KJO tablo përshkruan gjendjen e shumë martesave sot. A je ndier ndonjëherë sikur edhe martesa jote ka marrë këtë rrugë? Nëse po, të jesh i sigurt se asnjë çift nuk është i imunizuar ndaj problemeve. Me realizëm, Bibla pohon se ata që martohen ka shumë të ngjarë të kenë «shtrëngim në mish».​—1 Korintasve 7:28.

Duke nënvizuar vërtetësinë e këtyre fjalëve, një ekip studiuesish e përshkruajnë martesën si «sipërmarrjen më të rrezikshme që ndërmerret rëndom nga shumica e njerëzve në shoqërinë tonë». Ata shtojnë: «Ajo që nis si një lidhje aq e gëzueshme dhe premtuese mund të kthehet në përpjekjen më zhgënjyese e të dhembshme të jetës.»

Po martesa jote? A karakterizohet nga një a më shumë prej veçorive të mëposhtme?

  • Grindjet e vazhdueshme

  • I foluri i hidhur

  • Tradhtia

  • Mëria

Ç’duhet të bësh nëse martesa jote duket e brishtë dhe sikur do të shembet nga çasti në çast? A është divorci zgjidhja?