Rutha 4:1-22
4 Boazi u ngjit te porta+ dhe u ul atje. Kur ja, aty po kalonte riblerësi për të cilin kishte folur.+ Atëherë Boazi i tha: «Kthehu e ulu këtu, o filan.» Kështu ai u kthye dhe u ul.
2 Pastaj mori dhjetë burra nga pleqtë+ e qytetit dhe u tha: «Uluni këtu.» Dhe ata u ulën.
3 Tani iu drejtua riblerësit:+ «Naomi, që u kthye nga fusha e Moabit,+ duhet ta shesë pjesën e arës që i përkiste vëllait tonë Elimelek.+
4 Unë mendova të ta bëj të ditur dhe të të them: ‘Blije+ përpara banorëve dhe pleqve të popullit tim.+ Nëse do ta riblesh, ribleje, por nëse nuk do ta riblesh, ma thuaj që ta di, sepse nuk ka asnjë tjetër përveç teje që ta riblejë,+ dhe pas teje vij unë.’» Ai tha: «Do ta riblej unë.»+
5 Atëherë Boazi vazhdoi: «Ditën që do të blesh arën nga dora e Naomit, duhet ta blesh edhe nga moabitja Rutha, gruaja e të vdekurit, me qëllim që emri i tij të mbetet në trashëgimi.»+
6 Por riblerësi tha: «Unë për vete nuk mund ta riblej, se mos rrënoj trashëgiminë time. Ribleje ti me të drejtën time të riblerjes, sepse unë nuk mund ta riblej.»
7 Në Izrael, në kohët e mëparshme, që të vendosej çdo lloj gjëje lidhur me të drejtën e riblerjes dhe me këmbimin, zakoni ishte ky: një burrë duhej të hiqte sandalen+ dhe t’ia jepte tjetrit. Kështu bëhej vërtetimi në Izrael.
8 Prandaj, kur i tha Boazit: «Ribleje ti», riblerësi hoqi sandalen.+
9 Atëherë Boazi u tha pleqve dhe gjithë popullit: «Ju jeni sot dëshmitarë+ se unë blej nga dora e Naomit gjithçka që i përkiste Elimelekut dhe gjithçka që i përkiste Kilionit dhe Mahlonit.
10 Unë blej si grua edhe moabiten Rutha, gruan e Mahlonit, me qëllim që emri i të vdekurit+ të mbetet në trashëgiminë e tij dhe të mos shuhet mes vëllezërve e në portën e vendit të tij. Sot ju jeni dëshmitarë.»+
11 Atëherë të gjithë njerëzit që ishin te porta bashkë me pleqtë thanë: «Jemi dëshmitarë! Dhëntë Jehovai që kjo grua që po hyn në shtëpinë tënde të jetë si Rakela+ dhe Lea,+ të cilat ndërtuan që të dyja shtëpinë e Izraelit.+ E tregofsh se ç’vlerë ke në Efratah+ dhe bëfsh emër në Betlehem!+
12 Shtëpia jote u bëftë si shtëpia e Perezit që Tamara i lindi Judës,+ falë pasardhjes që do të të japë Jehovai nga kjo e re!»+
13 Kështu Boazi mori Ruthën, e cila u bë gruaja e tij, dhe pati marrëdhënie me të. Jehovai lejoi që të mbetej shtatzënë,+ dhe ajo lindi djalë.
14 Atëherë gratë nisën t’i thoshin+ Naomit: «Bekuar qoftë Jehovai+ që nuk të la sot pa riblerës, me qëllim që emri i tij të shpallet në Izrael.
15 Ky ta ka përtërirë shpirtin tënd dhe do të të mbështetë në pleqëri,+ sepse e ka lindur nusja jote që të do+ dhe që është për ty më e mirë se shtatë bij.»+
16 Atëherë Naomi e mori fëmijën, e vuri në gji dhe u bë kujdestarja e tij.
17 Pastaj fqinjet+ i vunë emrin dhe thanë: «Naomit i ka lindur një djalë.» Kështu, zunë ta thërritnin Obed.+ Ai është ati i Jeseut,+ atit të Davidit.
18 Këta, pra, janë brezat e Perezit:+ Perezit i lindi Hezroni.+
19 Hezronit i lindi Rami. Ramit+ i lindi Aminadabi.
20 Aminadabit+ i lindi Nahasoni.+ Nahasonit i lindi Salmoni.
21 Salmonit+ i lindi Boazi. Boazit+ i lindi Obedi.
22 Obedit i lindi Jeseu+ dhe Jeseut i lindi Davidi.+

