Rutha 2:1-23

2  Tani, Naomi kishte një të afërm+ të burrit, i cili ishte shumë i pasur.+ Ky ishte nga familja e Elimelekut dhe e kishte emrin Boaz.+ 2  Pas ca kohësh moabitja Rutha i tha Naomit: «Të lutem, më lër të shkoj në arë e të mbledh kallinj+ të mbetur, duke shkuar prapa atij, në sytë e të cilit do të gjej hir.» Dhe Naomi i tha: «Shko, bija ime.» 3  Atëherë ajo iku dhe, pasi hyri në arë, filloi të mblidhte kallinj nga ata që kishin mbetur pas korrësve.+ Rastësisht u ndodh në pjesën e arës që i përkiste Boazit,+ i cili ishte nga familja e Elimelekut.+ 4  Kur ja, Boazi erdhi nga Betlehemi dhe u tha korrësve: «Jehovai qoftë me ju!»+ Ata ia kthyen: «Jehovai të bekoftë!»+ 5  Pastaj Boazi+ i tha të riut që ishte caktuar të mbikëqyrte korrësit: «E kujt është kjo vajzë?» 6  I riu u përgjigj: «Kjo vajzë është një moabite+ që u kthye me Naomin nga fusha e Moabit.+ 7  Ajo më tha: ‘Të lutem, më lër të mbledh kallinj+ nga ata të këputurit që kanë lënë prapa korrësit.’ Kështu, erdhi në arë dhe ndenji në këmbë nga mëngjesi e deri tani që vajti për t’u ulur një copë herë në shtëpi.»+ 8  Më vonë Boazi i tha Ruthës: «Dëgjo, bija ime! Mos ik të mbledhësh kallinj në ndonjë arë tjetër+ dhe mos kalo matanë, por rri afër shërbëtoreve të mia.+ 9  Mos ia ndaj sytë arës që do të korrin e shko edhe ti me to! Unë i urdhërova të rinjtë që të mos të prekin.+ Edhe kur të kesh etje, shko tek enët dhe pi nga ajo që do të mbushin ata.»+ 10  Atëherë ajo ra me fytyrë përdhe, u përkul deri në tokë+ dhe i tha: «Si vallë kam gjetur hir në sytë e tu, aq sa po më kushton vëmendje, edhe pse jam e huaj?»+ 11  Boazi iu përgjigj: «Më kanë treguar+ gjerë e gjatë gjithçka që ke bërë për vjehrrën pas vdekjes së burrit tënd,+ se si le babë e nënë dhe vendin e të afërmve të tu për të shkuar te një popull që nuk e kishe njohur më parë.+ 12  Jehovai të shpërbleftë për këtë që bëre!+ Marrsh një pagë të përsosur+ nga Jehovai, Perëndia i Izraelit, nën krahët e të cilit erdhe të kërkosh strehë!»+ 13  Atëherë ajo tha: «Gjetsha hir në sytë e tu, zotëria im, sepse më ngushëllove dhe fole duke i dhënë siguri shërbyeses sate,+ edhe pse ndoshta unë nuk jam as sa një nga shërbyeset e tua!»+ 14  Kur erdhi koha për të ngrënë, Boazi i tha: «Afrohu këtu, ha pak bukë+ dhe ngjyeje kafshatën në uthull.» Ajo u ul pranë korrësve dhe ai i zgjaste drithë të pjekur+ e ajo hante. Kështu u ngop, dhe madje i teproi diçka. 15  Pastaj u ngrit për të mbledhur kallinj.+ Boazi i urdhëroi të rinjtë: «Lëreni të mbledhë kallinj të këputur dhe mos e ngacmoni.+ 16  Veç kësaj, hiqni për të disa kallinj nga duajt e lërini prapa që t’i mbledhë ajo,+ dhe mos e qortoni.» 17  Gjer në mbrëmje ajo vazhdoi të mblidhte kallinj të mbetur në arë.+ Pas kësaj e rrahu me shkop+ atë që kishte mbledhur: ishte rreth një efë+ elb. 18  Atëherë e mori e shkoi në qytet, dhe e vjehrra pa se çfarë kishte mbledhur. Pastaj nxori ushqimin që i kishte tepruar+ kur ishte ngopur dhe ia dha asaj. 19  E vjehrra e pyeti: «Ku mblodhe sot? Ku punove? Qoftë bekuar ai që të kushtoi vëmendje!»+ Kështu ajo i tregoi së vjehrrës se me kë kishte punuar dhe tha: «Emri i atij burri me të cilin punova sot është Boaz.» 20  Atëherë Naomi i tha nuses së saj: «Ai qoftë bekuar nga Jehovai,+ i cili vazhdon t’ua tregojë dashamirësinë e tij+ të gjallëve e të vdekurve!»+ Pastaj Naomi vazhdoi: «Ky njeri është një i afërmi ynë.+ Ai është një nga riblerësit tanë.»+ 21  Atëherë moabitja Rutha shtoi: «Ai më tha gjithashtu: ‘Rri afër të rinjve të mi derisa ta kenë mbaruar gjithë korrjen.’»+ 22  Naomi+ i tha Ruthës, nuses së saj:+ «Bija ime, është më mirë të shkosh me shërbëtoret e tij, që të mos të ngacmojnë në ndonjë arë tjetër.»+ 23  Ajo, pra, vazhdoi të rrinte afër shërbëtoreve të Boazit që të mblidhte kallinj të mbetur, derisa përfundoi korrja e elbit+ dhe korrja e grurit. Ndërkohë banonte me të vjehrrën.+

Shënimet