Rutha 3:1-18

3  Pastaj Naomi, e vjehrra, i tha: «Bija ime, a nuk duhet të kërkoj një vend prehjeje+ për ty, që të të shkojë mbarë?  E pra, Boazi, ai me shërbëtoret e të cilit ke ndenjur, është i afërmi ynë.+ Sonte ai është në lëmë dhe po pastron+ elbin.  Lahu, lyhu me vaj,+ vish rrobat+ dhe zbrit në lëmë. Mos i jep të njohur derisa të ketë mbaruar së ngrëni e së piri.  Kur të shkojë për t’u shtrirë, shiko se ku do të qëndrojë. Pastaj shko, zbuloji këmbët e shtrihu edhe ti. Ai do të të tregojë se ç’duhet të bësh.»  Atëherë Rutha i tha: «Do të bëj gjithë sa më the.»  Ajo zbriti në lëmë dhe bëri të gjitha ato që i urdhëroi e vjehrra.  Ndërkaq Boazi hëngri e piu dhe me zemër të gëzuar+ shkoi të shtrihej në fund të grumbullit të drithit. Pas kësaj ajo vajti vjedhurazi, ia zbuloi këmbët dhe u shtri.  Në mesnatë ai u zgjua duke u dridhur, u përkul përpara kur ja, në këmbët e tij ishte shtrirë një grua!  Atëherë e pyeti: «Kush je ti?» Ajo u përgjigj: «Jam Rutha, skllavja jote. Shtrije cepin e rrobës mbi skllaven tënde, sepse je riblerës.»+ 10  Ai tha: «Qofsh bekuar nga Jehovai,+ bija ime! Dashamirësinë+ tënde e ke shprehur më mirë këtë herë sesa herën e parë,+ duke mos shkuar pas të rinjve, të varfër a të pasur qofshin. 11  Mos ki frikë, pra, bija ime. Unë do të bëj për ty gjithçka që të thuash,+ sepse kushdo brenda portës së popullit tim e di mirë se ti je një grua e shkëlqyer.+ 12  Tani, edhe pse është e vërtetë që unë jam riblerës,+ ka edhe një riblerës tjetër që është më i afërt se unë.+ 13  Kaloje natën këtu dhe në mëngjes, nëse do të të riblejë ai,+ mirë, le të të riblejë. Por nëse atij nuk i pëlqen të të riblejë, atëherë, siç është e vërtetë që Jehovai rron,+ kam për të të riblerë unë. Rri shtrirë deri në mëngjes.» 14  Ajo ndenji shtrirë te këmbët e tij deri në mëngjes dhe u ngrit përpara se ta dallonte njeriu njerinë. Dhe ai tha: «Të mos merret vesh se në lëmë erdhi një grua.»+ 15  Pastaj vazhdoi: «Sille mantelin që ke hedhur dhe mbaje hapur.» Kështu ajo e mbajti hapur, kurse ai mati gjashtë masa elbi dhe ia ngarkoi. Pastaj ai hyri në qytet. 16  Ndërkohë Rutha shkoi tek e vjehrra, që e pyeti: «Ti je, bija ime?» Atëherë ajo i tregoi çdo gjë që kishte bërë ai njeri për të. 17  Pastaj shtoi: «Këto gjashtë masa elbi m’i dha ai dhe më tha: ‘Mos shko duarbosh te vjehrra.’»+ 18  Atëherë Naomi tha: «Rri e qetë, bija ime, derisa ta marrësh vesh se si do të dalë kjo punë, sepse ai burrë nuk do të gjejë prehje pa i dhënë fund sot.»+

Shënimet