Mikea 7:1-20

7  Mjerë unë,+ sepse jam bërë si vjelja e frutave të verës, si qëmtimi pas vjeljes së rrushit!+ S’ka asnjë bistak për të ngrënë, asnjë fik të hershëm që ma do shpirti.+  Besniku është zhdukur nga faqja e dheut dhe mes njerëzve nuk ka më asnjë të drejtë.+ Të gjithë rrinë në pritë për të derdhur gjak.+ Secili gjuan vëllanë e vet me një rrjetë.+  I kanë zgjatur duart drejt së keqes, që ta kryejnë sa më mirë.+ Princi kërkon diçka, ai që gjykon, e bën për të marrë shpërblime,+ dhe njerëzit e mëdhenj shpallin dëshirimin e shpirtit të tyre.+ Në këtë mënyrë pleksin së bashku ligësinë.  Më i miri ndër ta është si një drizë, më i drejti ndër ta është më keq se një gardh me gjemba.+ Dita e rojave të tua, kur ty të të kushtohet vëmendje, ka për të ardhur.+ Tani ka për të ardhur pështjellimi yt.+  Mos kini besim te shokët. Mos u zini besë as miqve të ngushtë.+ Ruaji portat e gojës sate edhe nga ajo që prehet në gjirin tënd.+  Sepse biri përbuz babanë; bija ngrihet kundër nënës;+ nusja kundër vjehrrës;+ armiqtë e njeriut janë ata të shtëpisë së tij.+  Por unë do t’i mbaj sytë te Jehovai.+ Do të rri në pritje* të Perëndisë së shpëtimit tim.+ Perëndia im do të më dëgjojë.+  Mos u gëzo me mua, o armikja ime!+ Edhe pse kam rënë, kam për t’u ngritur;+ edhe pse banoj në errësirë,+ Jehovai do të jetë drita ime.+  Do ta duroj tërbimin e Jehovait—sepse kam mëkatuar kundër tij+—derisa ai ta mbrojë çështjen time ligjore e të vendosë drejtësi për mua.+ Ai do të më nxjerrë në dritë, dhe unë do të shikoj drejtësinë e tij.+ 10  Do të shohë edhe armikja ime dhe turpi do ta mbulojë atë+ që më thoshte: «Ku është ai, Jehovai, Perëndia yt?»+ Sytë e mi do ta shohin.+ Ajo do të bëhet një vend për t’u shkelur, si lluca e rrugëve.+ 11  Ditën kur të ndërtohen muret e tua të gurta, dekreti do të jetë larg.+ 12  Atë ditë kanë për të ardhur deri te ti nga Asiria dhe nga qytetet e Egjiptit, madje nga Egjipti deri te Lumi;*+ nga deti në det dhe nga mali në mal.+ 13  Toka do të bëhet një vend i shkretë për shkak të banorëve të saj, për shkak të frytit të veprimeve të tyre.+ 14  Kullote popullin me shkopin tënd,+ kopenë e trashëgimisë sate, atë që banonte i vetëm në pyll, në mes të një pemishteje.+ Le të ushqehen në Bashan e në Galaad,+ si shumë kohë më parë.+ 15  «Si në ditët kur dolët nga vendi i Egjiptit, do t’ju tregoj gjëra të mrekullueshme.+ 16  Kombet do t’i shohin dhe do t’u vijë turp për tërë fuqinë e tyre.+ Do t’i vënë dorën gojës+ dhe veshët do t’u shurdhohen. 17  Do të lëpijnë pluhur si gjarpërinjtë;+ si zvarranikët e tokës do të dalin të trazuar nga ledhet e tyre.+ Duke u dridhur do të vijnë para Perëndisë, para Jehovait, dhe do të kenë frikë nga ti.»+ 18  Cili Perëndi është si ti,+ që fal fajin dhe kapërcen shkeljen+ e mbetjes së trashëgimisë sate?+ Nuk ke për ta mbajtur përgjithmonë zemërimin tënd, sepse ti kënaqesh kur tregon dashamirësi.+ 19  Ti do të na tregosh përsëri mëshirë,+ do t’i shkelësh fajet tona.+ Të gjitha mëkatet tona do t’i hedhësh në thellësi të detit.+ 20  Do ta mbash besën që i dhe Jakobit, do të tregosh dashamirësinë që i shfaqe Abrahamit, siç iu betove paraardhësve tanë shumë kohë më parë.+

Shënimet

Ose «do të tregoj një qëndrim pritës».
Domethënë, lumi Eufrat.