Mikea 2:1-13

2  «Mjerë ata që kurdisin të këqija dhe ata që thurin plane në shtratin e tyre se si të bëjnë keq!+ Kur zbardh mëngjesi, nisin t’i kryejnë,+ sepse e kanë në dorë t’i bëjnë.+  Deshën ara dhe i shtinë në dorë.+ Deshën shtëpi dhe i morën. Zhvatën një burrë dhe shtëpinë e tij,+ një burrë dhe trashëgiminë e tij.+  Prandaj, kështu thotë Jehovai: “Ja, po mendoj të çoj kundër kësaj familjeje+ një gjëmë,+ nga e cila nuk do ta hiqni qafën,+ që të mos ecni me fodullëk;+ sepse është një kohë gjëme.+  Atë ditë do të dalë një shprehje proverbiale+ për ju dhe do të nisin vaje e vajtime.+ Do të thonë: ‘Na grabitën fare!+ Ai e ndryshon pronën e popullit tonë.+ Ah, si na e mori! Arat tona ua ndau të pabesëve.’  Prandaj, në kongregacionin e Jehovait nuk do të ketë njeri që të shënojë për ty kufijtë me litarin e matjes, sipas shortit të hedhur.+  Mos predikoni,*+ por ata predikojnë. Ata nuk do të predikojnë për këto gjëra. Poshtërimet nuk do të hiqen.+  Kështu thuhet, o shtëpi e Jakobit:+ ‘Mos ka mbetur e pakënaqur fryma e Jehovait? Mos vallë kështu vepron ai?’+ A nuk i bëjnë mirë fjalët e mia atij+ që ecën me drejtësi?+  Dje vetë populli im ngrihej si një armik i betuar.+ Ju u grabitni zbukurimet e rrobave kalimtarëve që ecin po aq të sigurt sa ata që janë kthyer nga lufta.  Dëboni gratë e popullit tim nga shtëpitë, ku ato ndihen të kënaqura. Fëmijëve të tyre ua rrëmbeni shkëlqimin tim,+ përgjithnjë.+ 10  Ngrihuni dhe shkoni,+ sepse ky nuk është vend prehjeje.+ Ngaqë vendi është ndotur,+ do të ketë shkatërrim, dhe shkatërrimi është i dhembshëm.+ 11  Madje edhe një njeri që rend pas erës dhe në mashtrim, e që gënjen,+ duke thënë: ‘Do të predikoj për ty, për verën dhe për pijen dehëse’, edhe ky do të bëhet si një profet* për këtë popull.+ 12  Do ta mbledh se s’bën gjithë Jakobin.+ Do t’i mbledh patjetër së bashku të mbeturit e Izraelit.+ Do t’i mbledh në unitet, si një kope në vathë, si një tufë në mes të livadhit.+ Atje vendi do të gumëzhijë nga njerëzit.”+ 13  Kush hap një të çarë, ka për t’u prirë rrugën+ dhe ata kanë për ta ndjekur. Do të kalojnë përmes një porte dhe do të dalin prej saj.+ Mbreti do t’u çajë rrugën, me Jehovain në krye.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «mos lëshoni fjalë»; njësoj edhe në vargun 11.
Fjalë për fjalë «një njeri që lëshon fjalë».