Malakia 3:1-18

3  «Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim+ dhe ai ka për të hapur përpara meje një udhë.+ Befas në tempullin tim*+ do të vijë Zotëria i vërtetë*+ që ju po kërkoni dhe lajmëtari+ i besëlidhjes+ me të cilin kënaqeni.+ Ja, ai ka për të ardhur,—ka thënë Jehovai i ushtrive.»+  «Por kush do ta durojë ditën e ardhjes së tij+ dhe kush do të qëndrojë në këmbë kur të shfaqet ai?+ Sepse do të jetë si zjarri i rafinuesit+ dhe si finja+ e rrobalarësit.+  Ai do të ulet si rafinues dhe si pastrues i argjendit+ dhe do të pastrojë bijtë e Levit.+ Do t’i rafinojë si arin+ dhe argjendin, dhe kanë për t’u bërë për Jehovain një popull që paraqit blatim+ me drejtësi.  Blatimi i Judës dhe i Jerusalemit ka për t’i pëlqyer Jehovait,+ si në ditët e shkuara dhe si në vitet e lashtësisë.»+  «Unë do t’ju afrohem për t’ju gjykuar+ dhe do të dëshmoj pa u vonuar+ kundër shtriganëve,+ kundër kurorëshkelësve,+ kundër atyre që betohen në mënyrë të rreme,+ kundër atyre që veprojnë me hile me pagën e rrogëtarit,+ me vejushën+ dhe me jetimin,*+ si dhe kundër atyre që përzënë të ardhurin,+ ndërkohë që nuk kanë frikë nga unë,+—ka thënë Jehovai i ushtrive.  Sepse unë jam Jehovai, dhe s’kam ndryshuar.+ Ju jeni bij të Jakobit, dhe prandaj s’jeni shfarosur.+  Që nga ditët e paraardhësve tuaj jeni larguar nga rregullat e mia dhe nuk i keni zbatuar.+ Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem te ju,+—ka thënë Jehovai i ushtrive.» Ju keni thënë: «Si të kthehemi?»  «A do ta grabiste njeriu Perëndinë? Por ja, ju po më grabitni.» Dhe keni thënë: «Çfarë të kemi grabitur?» «Të dhjetat dhe kontributet.  Ju më mallkoni+ dhe më grabitni—po, krejt kombi. 10  Sillni gjithë të dhjetat+ në depo, që të ketë ushqim në shtëpinë time.+ Pastaj, ju lutem, më vini në provë për këtë,+—ka thënë Jehovai i ushtrive,—po s’ju hapa portat e qiejve+ dhe po s’ju derdha një bekim të tillë, sa të mos keni më nevojë.+ 11  Do të qortoj për ju gllabëruesin+ e ai nuk do t’jua prishë frytin e tokës dhe hardhia e fushës nuk do t’ju dalë e pafrut,+—ka thënë Jehovai i ushtrive. 12  Të gjitha kombet kanë për t’ju shpallur të lumtur,+ sepse do të bëheni një vend kënaqësie,+—ka thënë Jehovai i ushtrive. 13  Të forta kanë qenë fjalët tuaja kundër meje,+—ka thënë Jehovai i ushtrive.» Ju keni thënë: «Çfarë kemi thënë me njëri-tjetrin kundër teje?»+ 14  «Keni thënë: ‘S’ia vlen t’i shërbesh Perëndisë.+ Ç’dobi patëm ngaqë përmbushnim detyrimin ndaj tij dhe ngaqë ecnim të brengosur për shkak të Jehovait të ushtrive?+ 15  Në këtë kohë ne shpallim të lumtur ata që janë arrogantë*+ Keqbërësit janë ngritur lart,+ e kanë vënë në provë Perëndinë dhe dalin pa u lagur.’»+ 16  Në atë kohë, ata që kishin frikë nga Jehovai+ folën me njëri-tjetrin, secili me shokun e tij. Jehovai u kushtoi vëmendje dhe i dëgjoi.+ Një libër kujtimi nisi të shkruhej para tij+ për ata që kishin frikë nga Jehovai dhe për ata që mendojnë thellë për emrin e tij.+ 17  «Ata kanë për t’u bërë të mitë,+—ka thënë Jehovai i ushtrive,—ditën kur të nxjerr një pronë të veçantë.+ Unë do të tregoj dhembshuri për ta, ashtu sikurse një njeri tregon dhembshuri për birin e tij që i shërben.+ 18  Atëherë keni për ta parë përsëri dallimin mes të drejtit dhe të ligut,+ mes atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «e Tij».
Shprehja i referohet ‘Jehovait të ushtrive’.
Fjalë për fjalë «djalin pa baba».
Shih shënimin te Pr 11:2.