Luka 3:1-38

3  Vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë dhe Herodi+ ishte qeveritar i krahinës së Galilesë, ndërsa Filipi, vëllai i tij, ishte qeveritar i krahinës së vendit të Ituresë dhe Trakonitidës, dhe Lisania ishte qeveritar i krahinës së Abilenës, 2  në ditët e Hanait, kreut të priftërinjve, dhe të Kajafës,+ fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit,+ birit të Zakarisë, në shkretëtirë.+ 3  Kështu, ai përshkoi gjithë vendin përreth Jordanit dhe predikonte pagëzimin si simbol të pendimit për faljen e mëkateve,+ 4  ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia: «Dëgjoni! Dikush po thërret në shkretëtirë: ‘Përgatitni udhën e Jehovait! Bëjini të drejta rrugët e tij!+ 5  Çdo grykë do të mbushet, çdo mal dhe kodër do të rrafshohet dhe kthesat do të bëhen udhë të drejta, kurse vendet gropa-gropa udhë të sheshta.+ 6  Çdo mish do të shohë mjetin me anë të të cilit Perëndia do të sjellë shpëtimin.’»+ 7  Prandaj, ai nisi t’u thoshte turmave që vinin për t’u pagëzuar: «Pjellë nepërkash,+ kush jua futi në mendje të ikni nga zemërimi që po vjen?+ 8  Jepni fryte të denja për pendim+ dhe mos filloni të thoni me vete: ‘Ne kemi për atë Abrahamin.’ Sepse unë po ju them që Perëndia ka fuqi t’i japë Abrahamit fëmijë edhe nga këta gurë. 9  Sëpata është vënë tashmë në rrënjë të pemëve. Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, do të pritet e do të hidhet në zjarr.»+ 10  Atëherë turmat e pyetnin: «Ç’të bëjmë, pra?»+ 11  Ai u përgjigjej: «Kush ka dy veshje të poshtme, le t’i ndajë me atë që s’ka asnjë, dhe ai që ka për të ngrënë, le të bëjë njëlloj.»+ 12  Erdhën për t’u pagëzuar edhe disa taksambledhës dhe e pyetën: «Mësues, ç’të bëjmë?»+ 13  Ai iu përgjigj: «Mos kërkoni asgjë më shumë se taksën e caktuar.»+ 14  Edhe ata në shërbim ushtarak e pyetën: «Po ne, ç’të bëjmë?» Ai u tha: «Mos i bini në qafë askujt dhe mos bëni akuza+ të rreme, por kënaquni me atë që merrni.»+ 15  Ndërsa populli ishte në pritje të Krishtit dhe arsyetonin në zemër për Gjonin: «A thua është ai Krishti?»,+ 16  Gjoni iu përgjigj të gjithëve: «Unë ju pagëzoj me ujë, por po vjen ai që është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë t’i zgjidh lidhëset e sandaleve.+ Ai do t’ju pagëzojë me frymë të shenjtë dhe me zjarr.+ 17  Ai ka në dorë terploten* që të pastrojë tërësisht lëmin e vet dhe që ta mbledhë+ grurin në depo, kurse bykun+ do ta djegë me zjarr+ që nuk mund të shuhet.» 18  Ai i nxiti edhe për shumë gjëra të tjera dhe vazhdoi t’i shpallte popullit lajmin e mirë. 19  Por Herodi, qeveritari i krahinës, që Gjoni e kishte qortuar për Herodiadën, gruan e vëllait të vet, dhe për gjithë të ligat që kishte bërë,+ 20  u shtoi këtyre edhe këtë: e futi Gjonin në burg.+ 21  Kur u pagëzua gjithë populli, u pagëzua edhe Jezui+ dhe, ndërsa po lutej, qielli+ u hap, 22  fryma e shenjtë u shfaq porsi një pëllumb dhe zbriti mbi të. Nga qielli u dëgjua një zë: «Ti je Biri im, i dashuri. Unë të kam miratuar.»+ 23  Kur nisi veprën e tij,+ Jezui ishte rreth tridhjetë+ vjeç. Për të mendohej se ishte biri+i Jozefit,+bir i Helit, 24  bir i Matatit,bir i Levit,bir i Melkit,bir i Janait,bir i Jozefit, 25  bir i Matatisë,bir i Amosit,bir i Naumit,bir i Eslit,bir i Nagait, 26  bir i Maathit,bir i Matatisë,bir i Semeinit,bir i Josekut,bir i Jodës, 27  bir i Joananit,bir i Resait,bir i Zorobabelit,+bir i Shealtielit,+bir i Nereit, 28  bir i Melkit,bir i Adit,bir i Kosamit,bir i Elmadamit,bir i Erit, 29  bir i Jezuit,bir i Eliezerit,bir i Jorimit,bir i Matatit,bir i Levit, 30  bir i Simionit,bir i Judës,bir i Jozefit,bir i Jonamit,bir i Eliakimit, 31  bir i Meleasit,bir i Menait,bir i Matatait,bir i Natanit,+bir i Davidit,+ 32  bir i Jeseut,+bir i Obedit,+bir i Boazit,+bir i Salmonit,+bir i Nahasonit,+ 33  bir i Aminadabit,+bir i Arnit,+bir i Hezronit,+bir i Perezit,+bir i Judës,+ 34  bir i Jakobit,+bir i Isakut,+bir i Abrahamit,+bir i Terahut,+bir i Nahorit,+ 35  bir i Serugut,+bir i Reut,+bir i Pelegut,+bir i Eberit,+bir i Shelahut,+ 36  bir i Kainanit,bir i Arpakshadit,+bir i Semit,+bir i Noesë,+bir i Lamekut,+ 37  bir i Metuselahut,+bir i Enokut,+bir i Jaredit,+bir i Malelelit,+bir i Kainanit,+ 38  bir i Enosit,+bir i Setit,+bir i Adamit,+bir i Perëndisë.

Shënimet

^ Shih shënimin te Mt 3:12.