Luka 19:1-48

19  Pastaj Jezui hyri në Jeriko+ dhe po kalonte nëpër të. 2  Atje ishte një burrë që e quanin Zake. Ai ishte kryetaksambledhës dhe i pasur. 3  E pra, ai po kërkonte të shihte+ se kush ishte ky Jezui, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte shtatvogël. 4  Prandaj, vrapoi përpara dhe hipi në një fik Egjipti që ta shihte, sepse ai do të kalonte nëpër atë udhë. 5  Kur arriti atje, Jezui ngriti sytë dhe i tha: «Zake, zbrit shpejt, sepse sot do të rri në shtëpinë tënde.» 6  Atëherë ai zbriti shpejt dhe e mikpriti me gëzim. 7  Mirëpo, kur panë këtë, të gjithë nisën të murmuritnin+ e të thoshin: «Shkoi të rrijë te një mëkatar.» 8  Por Zakeu u çua dhe i tha Zotërisë: «Zotëri, gjysmën e atyre që zotëroj, po ua jap të varfërve dhe çfarë t’i kem zhvatur ndokujt me anë të padive të rreme,+ po ia kthej katërfish.»+ 9  Atëherë Jezui i tha: «Sot, në këtë shtëpi ka ardhur shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.+ 10  Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.»+ 11  Ndërkohë që dëgjonin këto gjëra, ai u tha edhe një ilustrim, sepse ishte afër Jerusalemit, dhe ata kujtonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej në çast.+ 12  Prandaj, ai u tha: «Një njeri nga derë fisnike mori udhën për në një vend të largët, që të siguronte pushtet mbretëror dhe pastaj të kthehej.+ 13  Ai thirri dhjetë skllevër, u dha dhjetë mina dhe u tha: ‘Bëni tregti me to derisa të kthehem.’+ 14  Por qytetarët e vet e urrenin,+ prandaj dërguan pas tij një trup ambasadorësh, që të thoshin: ‘Nuk duam që të bëhet ky mbreti ynë.’+ 15  Më në fund, ai u kthye pasi kishte siguruar pushtet mbretëror. Pastaj urdhëroi t’i sillnin skllevërit, të cilëve u kishte dhënë monedhat e argjendta, që të merrte vesh se ç’kishin fituar nga tregtia.+ 16  Atëherë u paraqit i pari dhe tha: ‘Zotëri, me minën tënde fitova dhjetë mina të tjera.’+ 17  Ai i tha: ‘Të lumtë, skllav i mirë! Meqë u tregove i besueshëm për një gjë shumë të vogël, po të jap pushtet mbi dhjetë qytete.’+ 18  Pastaj, erdhi i dyti dhe i tha: ‘Zotëri, me minën tënde fitova pesë mina të tjera.’+ 19  Ai i tha edhe këtij: ‘Edhe ty po të jap në zotërim pesë qytete.’+ 20  Por erdhi edhe një tjetër dhe i tha: ‘Zotëri, ja ku e ke minën tënde. E ruajta mënjanë në një copë pëlhure. 21  Ja, kisha frikë nga ti, sepse je njeri i ashpër. Ti merr atë që nuk ke depozituar, dhe korr atë që nuk ke mbjellë.’+ 22  Zotëria ia ktheu: ‘Unë po të gjykoj me fjalët e tua,+ skllav i lig. Ti e dije që unë jam njeri i ashpër, që marr atë që nuk kisha depozituar dhe korr atë që nuk kisha mbjellë, apo jo?+ 23  Pse atëherë nuk e fute monedhën time të argjendtë në bankë? Kur të kthehesha, të paktën do ta kisha marrë me kamatë.’+ 24  Pastaj u tha atyre që ishin aty: ‘Merrjani minën këtij dhe jepjani atij që ka dhjetë.’+ 25  Por ata i thanë: ‘Zotëri, ai ka dhjetë mina!’ Megjithatë, ai ua ktheu: 26  ‘Unë po ju them: atij që ka, do t’i jepet më shumë, ndërsa atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.+ 27  Veç kësaj, më sillni këtu edhe armiqtë e mi që nuk deshën të bëhesha mbret i tyre dhe vritini pa mëshirë.’»+ 28  Pasi tha këto fjalë, u nis përpara që të ngjitej në Jerusalem.+ 29  Kur iu afrua Betfagës dhe Betanisë, në malin e quajtur Mali i Ullinjve,+ dërgoi dy dishepuj+ 30  dhe u tha: «Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni atje, do të gjeni një kërriç të lidhur, të cilit nuk i ka hipur kurrë njeri. Zgjidheni dhe silleni.+ 31  Nëse dikush ju pyet: ‘Pse po e zgjidhni?’, i thoni: ‘I duhet Zotërisë.’»+ 32  Kështu, ata u nisën dhe e gjetën ashtu siç u kishte thënë ai.+ 33  Por, kur po zgjidhnin kërriçin, të zotët i pyetën: «Pse po e zgjidhni?»+ 34  Ata iu përgjigjën: «I duhet Zotërisë.»+ 35  Pastaj ia çuan Jezuit. Vunë mbi kërriçin veshjet e tyre dhe hipën Jezuin.+ 36  Ndërsa ai shkonte+ përpara, ata i shtronin veshjet e tyre në rrugë.+ 37  Me t’iu afruar rrugës që zbriste nga Mali i Ullinjve, gjithë grupi i dishepujve nisën të gëzonin e të lëvdonin me zë të fortë Perëndinë për gjithë veprat e fuqishme që kishin parë,+ 38  dhe thoshin: «I bekuar është Ai që vjen si Mbreti në emër të Jehovait!+ Paqe në qiell dhe lavdi në vendet më të larta!»+ 39  Mirëpo disa farisenj që ishin në turmë, i thanë: «Mësues, qortoji dishepujt e tu.»+ 40  Por ai iu përgjigj: «Unë po ju them: nëse këta do të heshtnin, gurët+ do të thërritnin.» 41  Kur u afrua, ai pa qytetin, qau për të+ 42  dhe tha: «Ah, sikur ti, po, ti, të dalloje+ sot udhën që të çon drejt paqes . . . Por tani ajo është fshehur nga sytë e tu.+ 43  Sepse për ty do të vijnë ditët kur armiqtë do të ngrenë përreth teje një fortifikatë+ me hunj të mprehtë,+ do të të rrethojnë+ dhe do të të shkaktojnë vuajtje+ nga çdo anë, 44  do të të shembin përtokë bashkë me fëmijët që ke brenda+ dhe nuk do të lënë te ti gur mbi gur,+ sepse nuk e dallove kohën kur u hetove.»+ 45  Pastaj ai hyri në tempull, nisi të flakte jashtë ata që po shitnin+ 46  dhe thoshte: «Është shkruar: ‘Shtëpia ime do të jetë shtëpi lutjeje’,+ kurse ju e bëtë shpellë kusarësh.»+ 47  Veç kësaj, ai mësonte përditë në tempull. Krerët e priftërinjve, skribët dhe të parët e popullit kërkonin ta vritnin,+ 48  mirëpo nuk gjetën dot çfarë të bënin, sepse gjithë populli rrinte ngjitur pas tij për ta dëgjuar.+

Shënimet