Ezdra 7:1-28
7 Pas këtyre gjërave, në kohën e mbretërimit të Artakserksit,+ mbretit të Persisë, Ezdra+—bir i Serajahut,+ bir i Azariahut, bir i Hilkiahut,+
2 bir i Shalumit,+ bir i Sadokut, bir i Ahitubit,+
3 bir i Amariahut,+ bir i Azariahut,+ bir i Merajotit,+
4 bir i Zerahiahut,+ bir i Uzit,+ bir i Bukit,+
5 bir i Abishuait,+ bir i Finehasit,+ bir i Eleazarit,+ bir i Aaronit,+ kryepriftit+—
6 ky pra, Ezdra, doli nga Babilonia. Ai ishte një kopist+ i zoti i ligjit të Moisiut+ që kishte dhënë Jehovai, Perëndia i Izraelit, kështu që mbreti i plotësoi të gjitha kërkesat e tij, sepse me të ishte dora e Jehovait, Perëndisë së tij.+
7 Prandaj disa nga bijtë e Izraelit dhe nga priftërinjtë,+ levitët,+ këngëtarët,+ derëtarët+ dhe nethinimët+ u ngjitën në Jerusalem vitin e shtatë të mbretit Artakserks.+
8 Në fund ai erdhi në Jerusalem muajin e pestë, domethënë vitin e shtatë të mbretërimit.
9 Ai vetë caktoi si ditë për të dalë nga Babilonia ditën e parë të muajit të parë dhe erdhi në Jerusalem ditën e parë të muajit të pestë, sepse dora mirëbërëse e Perëndisë së tij ishte me të për ta mbështetur.+
10 Ezdra e kishte përgatitur+ zemrën e tij për t’u këshilluar me ligjin e Jehovait,+ për ta zbatuar atë+ dhe për të mësuar+ në Izrael rregullin+ dhe drejtësinë.+
11 Kjo është një kopje e letrës që mbreti Artakserks i dha Ezdrës, priftit kopist,+ i cili kopjonte fjalët e urdhërimeve të Jehovait dhe të rregullave të tij për Izraelin:
12 «Artakserksi,+ mbret i mbretërve,+ priftit Ezdra, kopistit të ligjit të Perëndisë së qiejve:+ Paqja u përsostë!+
13 Unë kam nxjerrë një urdhër+ që gjithsecili në mbretërinë time,+ nga populli i Izraelit dhe nga priftërinjtë e levitët e tyre, që dëshiron të vijë me ty në Jerusalem, le të vijë.+
14 Mbreti dhe shtatë këshilltarët+ e tij kanë dërguar një urdhër për të bërë hetime+ rreth Judës dhe Jerusalemit, në përputhje me ligjin+ e Perëndisë+ tënd që është në dorën tënde.
15 Gjithashtu kanë dhënë urdhër për të çuar argjendin dhe arin që mbreti e këshilltarët e tij ia kanë dhënë vullnetarisht+ Perëndisë së Izraelit, vendbanimi i të cilit është në Jerusalem,+
16 bashkë me tërë argjendin dhe arin që gjen në tërë provincën e Babilonisë, si edhe me dhuratën e popullit+ e të priftërinjve që po i japin vullnetarisht shtëpisë së Perëndisë së tyre,+ e cila është në Jerusalem.
17 Me këto para do të blesh pa vonuar dema,+ desh,+ qengja+ dhe blatimet e tyre në drithë+ e blatimet e tyre në pije+ dhe do t’i paraqitësh ato mbi altarin e shtëpisë së Perëndisë tuaj,+ i cili është në Jerusalem.+
18 Me pjesën tjetër të argjendit e të arit,+ ti dhe vëllezërit e tu do të bëni+ si ta shihni të udhës në përputhje me vullnetin+ e Perëndisë tuaj.
19 Enët+ që të janë dhënë për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë tënd dorëzoji të gjitha para Perëndisë në Jerusalem.+
20 Pjesën tjetër të gjërave të nevojshme për shtëpinë e Perëndisë tënd, që ty të takon t’i japësh, do t’i japësh nga shtëpia e thesarit të mbretit.+
21 Vetë unë, mbreti Artakserks, u kam dhënë urdhër+ të gjithë nëpunësve të thesarit+ që janë matanë Lumit,+ që të bëhet pa vonuar çdo gjë që t’ju kërkojë prifti Ezdra,+ kopisti i ligjit të Perëndisë së qiejve,
22 duke i dhënë deri edhe njëqind talenta+ argjendi, njëqind korë+ grurë, njëqind bato+ verë,+ njëqind bato vaj+ dhe kripë+ pa masë.
23 Gjithçka që është sipas urdhrit+ të Perëndisë së qiejve,+ le të bëhet me zell+ për shtëpinë e këtij Perëndie, që të mos ketë zemërim kundër mbretërisë së mbretit dhe bijve të tij.+
24 Ju është bërë e njohur që për priftërinjtë,+ levitët,+ muzikantët,+ derëtarët,+ nethinimët+ dhe punëtorët e shtëpisë së Perëndisë nuk lejohet të vihet asnjë taksë, haraç+ ose taksë kalimi.+
25 Dhe ti Ezdra, në përputhje me mençurinë+ e Perëndisë tënd që ti zotëron, cakto krerë* dhe gjykatës, që të gjykojnë+ vazhdimisht të gjithë njerëzit që janë matanë Lumit, madje edhe tërë ata që njohin ligjet e Perëndisë tënd. Dhe kujtdo që nuk i ka njohur ato, do t’ia mësoni+ ju.
26 Mbi atë që nuk zbaton ligjin e Perëndisë+ tënd dhe ligjin e mbretit, le të ekzekutohet pa vonuar gjykimi, me vdekje+ a me syrgjynosje,+ me gjobë në para+ a me burgim.»
27 Bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i paraardhësve+ tanë, i cili ka shtënë një gjë të tillë në zemrën+ e mbretit, që të hijeshojë+ shtëpinë e Jehovait, e cila është në Jerusalem!
28 Ai më ka treguar dashamirësi,+ dhe mora pëlqimin e mbretit, të këshilltarëve+ të tij dhe tërë princave të fuqishëm të mbretit. Meqë mbi mua ishte dora+ e Jehovait, Perëndisë tim, unë u forcova dhe vazhdova të mblidhja krerët nga Izraeli që të ngjiteshin me mua.
Shënimet
^ Krerët që vinin në zbatim ligjin.

