Ezdra 4:1-24
4 Kur kundërshtarët+ e Judës dhe të Beniaminit dëgjuan që bijtë e Mërgimit+ po i ndërtonin një tempull Jehovait, Perëndisë së Izraelit,
2 iu afruan menjëherë Zorobabelit+ dhe krerëve+ të shtëpive atërore e u thanë: «Na lini të ndërtojmë bashkë me ju,+ sepse njësoj si ju ne kërkojmë Perëndinë tuaj+ dhe i bëjmë flijime atij që nga ditët e Esar-Hadonit,+ mbretit të Asirisë që na solli këtu.»+
3 Megjithatë Zorobabeli, Jeshua+ dhe pjesa tjetër e krerëve+ të shtëpive atërore të Izraelit u thanë atyre: «Ju s’keni punë me ne për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë+ tonë, sepse jemi ne që do t’ia ndërtojmë atë Jehovait, Perëndisë së Izraelit, ashtu si na urdhëroi mbreti Kir,+ mbreti i Persisë.»
4 Atëherë populli i vendit e shkurajonte*+ pareshtur popullin e Judës për ndërtimin,+ ia ligështonte zemrën
5 dhe paguante+ këshilltarë kundër tyre, që plani i tyre të dështonte gjatë gjithë ditëve të Kirit, mbretit të Persisë, deri në mbretërimin e Darit,+ mbretit të Persisë.
6 Gjatë mbretërimit të Asuerit, në fillim të mbretërimit të tij, ata shkruan një akuzë+ kundër banorëve të Judës dhe të Jerusalemit.
7 Gjithashtu, në ditët e Artakserksit, Bishlami, Mitridati, Tabeli dhe pjesa tjetër e bashkëpunëtorëve të tyre i shkruan Artakserksit, mbretit të Persisë. Letra ishte shkruar me germa aramaike dhe ishte përkthyer në gjuhën aramaike.+
8 Rehumi, nëpunësi i lartë i qeverisë, dhe Shimshai, skribi, i shkruan mbretit Artakserks një letër kundër Jerusalemit, si më poshtë:
9 Nga Rehumi,+ nëpunësi i lartë i qeverisë, Shimshai, skribi, pjesa tjetër e bashkëpunëtorëve të tyre, gjykatësit dhe guvernatorët më të vegjël përtej Lumit,*+ sekretarët,+ populli i Erekut,+ babilonasit,+ banorët e Suzës,+ domethënë elamitët,+
10 si dhe pjesa tjetër e kombeve,+ që i madhi dhe i nderuari Asenapar+ i çoi në mërgim dhe i vendosi në qytetet e Samarisë,+ dhe pjesa tjetër përtej Lumit, ——.*
11 Kjo është një kopje e letrës që i dërguan në lidhje me këtë çështje:«Mbretit Artakserks,+ shërbëtorët e tu, njerëzit përtej Lumit: Tani,
12 le ta dijë mbreti se judenjtë që nga ti u ngjitën te ne, kanë ardhur në Jerusalem. Ata po ndërtojnë qytetin rebel e të keq dhe po mbarojnë muret+ e po meremetojnë themelet.
13 Le ta dijë mbreti se, nëse ky qytet rindërtohet dhe muret e tij mbarojnë, ata nuk do të japin as taksë,+ as haraç+ dhe as taksë kalimi, dhe kjo do t’i shkaktojë humbje thesarit+ të mbretit.
14 Meqenëse ne e marrim pagën* nga pallati dhe nuk është mirë që ta shohim mbretin të lihet pa gjë, kemi dërguar lajm që për këtë të njoftohet mbreti,
15 me qëllim që të hetohet në librin e regjistrimeve+ të të parëve të tu. Në të do të gjesh dhe do të mësosh se ai qytet është një qytet rebel, që u shkakton humbje mbretërve e provincave dhe që brenda tij ka pasur nxitës kryengritjeje që nga ditët e lashta. Për këtë arsye ai qytet u shkretua.+
16 Ne po ia bëjmë të njohur mbretit se, nëse ai qytet rindërtohet dhe muret e tij mbarojnë, ti nuk ke për të pasur më pjesë matanë Lumit.»+
17 Mbreti i dërgoi fjalë Rehumit,+ nëpunësit të lartë të qeverisë, Shimshait, skribit, pjesës tjetër të bashkëpunëtorëve+ të tyre që banonin në Samari dhe të tjerëve matanë Lumit:«Përshëndetje!+
18 Dokumenti zyrtar që na keni dërguar është lexuar qartë përpara meje.
19 Kështu, unë kam nxjerrë një urdhër dhe është hetuar+ e është gjetur se ai qytet që nga ditët e lashta është ngritur kundër mbretërve dhe se në të ka pasur rebelim dhe kryengritje.+
20 Në Jerusalem ka pasur mbretër të fortë+ e që qeverisnin gjithçka matanë Lumit+ dhe atyre u jepej taksa, haraçi dhe taksa e kalimit.+
21 Tani, jepni urdhër që këta burra ta ndalin punën, me qëllim që ky qytet të mos rindërtohet deri kur të nxjerr urdhrin unë.
22 Prandaj kini mendjen të mos e lini pas dore këtë gjë, që të mos shtohet dëmi në të keq të mbretërve.»+
23 Kështu, pasi kopja e dokumentit zyrtar të mbretit Artakserks u lexua para Rehumit,+ Shimshait,+ skribit, dhe bashkëpunëtorëve+ të tyre, ata shkuan me nxitim te judenjtë në Jerusalem dhe i ndalën me forcën e armëve.+
24 Puna në shtëpinë e Perëndisë, që ishte në Jerusalem, u ndal pikërisht atëherë dhe mbeti ashtu deri në vitin e dytë të mbretërimit të Darit,+ mbretit të Persisë.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «ia dobësonte duart».
^ Domethënë, lumi Eufrat.
^ Me sa duket këtu mungon një fjalë.
^ Fjalë për fjalë «hamë kripën».

