2 Timoteut 1:1-18
1 Pavli, apostull i Krishtit Jezu nëpërmjet vullnetit të Perëndisë+ dhe në përputhje me premtimin e jetës,+ që vjen duke qenë në unitet me Krishtin Jezu,+
2 Timoteut, birit të dashur:+Dashamirësi të pamerituar, mëshirë dhe paqe nga Perëndia, Ati, dhe nga Krishti Jezu, Zotëria ynë!+
3 I jam mirënjohës Perëndisë, të cilit i bëj shërbim të shenjtë,+ siç i bënë paraardhësit e mi,+ me ndërgjegje të pastër,+ dhe të kujtoj pa pushim në përgjërimet e mia+ natë e ditë.
4 Kur kujtoj lotët e tu, digjem nga dëshira që të të shoh+ e të mbushem me gëzim.
5 Sepse sjell ndër mend besimin+ tënd pa asnjë hipokrizi,+ që në fillim e kishte gjyshja jote Loida dhe nëna jote Eunika, e që jam i sigurt se e ke edhe ti.
6 Pikërisht për këtë arsye të kujtoj ta gjallërosh si zjarr+ dhuratën+ e Perëndisë që ke dhe që t’u dha kur unë vura duart mbi ty.+
7 Sepse Perëndia nuk na dha frymën e burracakërisë,+ por të fuqisë,+ të dashurisë dhe të mendjes së shëndoshë.+
8 Prandaj, të mos të vijë turp nga dëshmia për Zotërinë tonë+ dhe as për mua që jam një i burgosur për hir të tij,+ por vuaj edhe ti+ për lajmin e mirë, me fuqinë e Perëndisë.+
9 Ai na shpëtoi+ dhe na thirri me një thirrje të shenjtë,+ jo për shkak të veprave tona,+ por për shkak të qëllimit dhe dashamirësisë së pamerituar të tij. Kjo dashamirësi na u dha në lidhje me Krishtin Jezu përpara kohëve shumë të hershme,+
10 por tani është bërë qartësisht e dukshme nëpërmjet shfaqjes+ së Shpëtimtarit tonë, Krishtit Jezu, i cili shfuqizoi vdekjen+ e hodhi dritë+ mbi jetën+ dhe paprishjen+ nëpërmjet lajmit të mirë,+
11 për të cilin unë u emërova predikues, apostull dhe mësues.+
12 Pikërisht për këtë arsye po i vuaj+ këto gjëra, por nuk më vjen turp.+ Sepse e njoh atë, të cilit i kam besuar dhe jam i sigurt se ai është në gjendje ta ruajë+ atë që i kam lënë në dorëzim deri në atë ditë.+
13 Vazhdo t’i përmbahesh modelit të fjalëve të shëndosha+ që dëgjove nga unë me besim dhe dashuri, në lidhje me Krishtin Jezu.+
14 Këtë gjë të shkëlqyer+ që të është lënë në dorëzim, ruaje nëpërmjet frymës së shenjtë që është te ne.+
15 Ti e di se të gjithë njerëzit në krahinën e Azisë+ më kanë kthyer krahët.+ Ndër ta janë Figeli dhe Hermogeni.
16 Zotëria u dhëntë mëshirë atyre të shtëpisë së Onesiforit,+ sepse ai më ka sjellë shpeshherë freskim+ dhe nuk i ka ardhur turp për zinxhirët+ e mi.
17 Përkundrazi, kur ishte në Romë, më kërkoi me ngulm dhe më gjeti.+
18 Zotëria Jehova i dhëntë atë ditë+ mëshirë!+ E ti i di mjaft mirë të gjitha shërbimet që ai kreu në Efes.

