2 Timoteut 2:1-26
2 Ti, biri im,+ vazhdo të marrësh fuqi+ në dashamirësinë e pamerituar,+ në lidhje me Krishtin Jezu.
2 Gjërat që dëgjove nga unë, në prani të shumë dëshmitarëve,+ besojua njerëzve të besueshëm, të cilët pastaj duhet të jenë të kualifikuar aq sa duhet për të mësuar edhe të tjerë.+
3 Vuaj edhe ti+ si një ushtar i shkëlqyer+ i Krishtit Jezu.
4 Kush është ushtar,+ nuk përzihet në çështjet tregtare të jetës,+ me qëllim që të fitojë miratimin e atij që e ka marrë ushtar.
5 Gjithashtu, kush merr pjesë në ndonjë garë,+ nuk kurorëzohet, po të mos ndeshet sipas rregullave.
6 Bujku që mundohet, duhet të jetë i pari që merr pjesë nga frytet.+
7 Mendoji vazhdimisht këto që po të them. Zotëria do të të japë me të vërtetë aftësi dalluese+ për gjithçka.
8 Kujtohu se Jezu Krishti u ngrit nga të vdekurit+ dhe ishte nga fara e Davidit,+ sipas lajmit të mirë që predikoj+
9 dhe për të cilin po vuaj deri edhe në vargonj+ si keqbërës. Megjithatë, fjala e Perëndisë nuk është e lidhur me vargonj.+
10 Për këtë arsye vazhdoj të qëndroj në gjithçka për hir të të zgjedhurve,+ që edhe ata të fitojnë shpëtimin që është në unitet me Krishtin Jezu, bashkë me lavdinë e përhershme.+
11 E besueshme është thënia:+ pa dyshim, nëse vdiqëm bashkë me të, edhe do të jetojmë bashkë me të,+
12 nëse vazhdojmë të qëndrojmë, edhe do të mbretërojmë bashkë me të,+ nëse e mohojmë,+ edhe ai do të na mohojë,
13 nëse ne nuk jemi të besueshëm, ai mbetet i besueshëm,+ sepse nuk e mohon dot veten.
14 Vazhdo t’u kujtosh+ atyre këto gjëra dhe, si dëshmitar+ përpara Perëndisë, urdhëroji+ të mos zihen për fjalë,+ sepse kjo s’ka asnjë dobi dhe i rrëzon ata që i dëgjojnë.
15 Bëj çmos të paraqitesh para Perëndisë i miratuar,+ si një punëtor+ që s’ka pse t’i vijë turp për asgjë,+ që e përdor drejt fjalën e së vërtetës.+
16 Por shmangu nga fjalët boshe, që dhunojnë atë që është e shenjtë,+ sepse ata do të shkojnë gjithnjë e më shumë drejt paperëndishmërisë+
17 dhe fjala e tyre do të përhapet si gangrenë.+ Ndër ta janë Himeneu dhe Fileti.+
18 Pikërisht këta njerëz janë larguar nga e vërteta+ dhe thonë se ringjallja ka ndodhur tashmë,+ e po minojnë besimin e disave.+
19 Megjithatë, themeli i fortë i Perëndisë qëndron në këmbë+ dhe ka këtë vulë: «Jehovai i njeh ata që i përkasin»+ dhe: «Kush zë në gojë emrin e Jehovait,+ të heqë dorë nga padrejtësia.»+
20 Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë ari e argjendi, por edhe druri e balte, dhe disa janë për një qëllim të nderuar, por të tjerat për një qëllim pa nder.+
21 Prandaj, nëse dikush qëndron i pastër nga këto të fundit, do të jetë enë për qëllim të nderuar, e shenjtëruar, e dobishme për të zotin dhe e përgatitur për çdo vepër të mirë.+
22 Prandaj, ik nga dëshirat karakteristike rinore,+ dhe ndiq më mirë drejtësinë,+ besimin, dashurinë e paqen,+ bashkë me ata që e thërrasin Zotërinë me zemër të pastër.+
23 Gjithashtu, hidh poshtë diskutimet e marra dhe prej injoranti,+ duke ditur se ato sjellin zënka.+
24 Përkundrazi, skllavi i Zotërisë nuk duhet të luftojë,+ por duhet të jetë i ëmbël me të gjithë,+ i kualifikuar për të mësuar,+ ta frenojë veten kur të jetë nën të ligën+
25 dhe t’i mësojë me butësi ata që nuk janë të prirur në mënyrë të favorshme.+ Ndoshta Perëndia u jep atyre pendimin,+ që çon në njohurinë e saktë për të vërtetën,+
26 dhe vijnë në vete e dalin nga laku+ i Djallit, ku ai i ka zënë të gjallë,+ që të bëjnë vullnetin e tij.

