1 Gjonit 1:1-10
1 Atë që ishte që nga fillimi,+ që e dëgjuam,+ e pamë me sytë tanë,+ e vështruam+ me vëmendje dhe duart tona e prekën,+ lidhur me fjalën e jetës,+
2 (po, jeta u shfaq,+ ne e pamë dhe po japim dëshmi+ e po ju shpallim jetën e përhershme+ që ishte me Atin e na u shfaq neve),
3 pra, atë që pamë e dëgjuam po jua shpallim edhe juve,+ që të keni pjesë bashkë me ne.+ E ne kemi pjesë+ me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.+
4 Këto gjëra po jua shkruajmë, që gëzimi ynë të jetë i plotë.+
5 Lajmi që dëgjuam prej tij dhe po jua shpallim juve,+ është ky: Perëndia është dritë,+ dhe tek ai nuk ka kurrfarë errësire.+
6 Nëse themi: «Kemi pjesë me të», mirëpo vazhdojmë të ecim në errësirë,+ po gënjejmë dhe nuk po ecim në të vërtetën.+
7 Por, nëse ecim në dritë, sikurse ai vetë është në dritë,+ kemi pjesë me njëri-tjetrin+ dhe gjaku+ i Jezuit, Birit të tij, na pastron+ nga çdo mëkat.+
8 Nëse themi: «Nuk kemi asnjë mëkat»,+ mashtrojmë veten+ dhe e vërteta nuk është brenda nesh.
9 Nëse i rrëfejmë mëkatet tona,+ ai është i besueshëm dhe i drejtë, e kështu do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.+
10 Nëse themi: «Nuk kemi mëkatuar», e nxjerrim atë gënjeshtar, dhe fjala e tij nuk është te ne.+

