1 Gjonit 5:1-21

5  Kush beson se Jezui është Krishti, ka lindur nga Perëndia,+ dhe kush e do atë që e bëri të lindë, do atë që lindi prej atij.+ 2  Nga kjo e kuptojmë se i duam+ fëmijët e Perëndisë:+ nëse e duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij.+ 3  Sepse kjo është dashuria+ për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij,+ e megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë të rënda,+ 4  sepse çdo gjë që ka lindur+ nga Perëndia, e mund botën.+ Dhe kjo është fitorja+ që e mundi+ botën, besimi ynë.+ 5  Kush është ai që mund+ botën,+ veç atij që ka besim+ se Jezui është Biri i Perëndisë?+ 6  Ky është ai që erdhi me anë të ujit dhe gjakut, Jezu Krishti; jo vetëm me ujë,+ por me ujë dhe me gjak.+ Dhe fryma+ jep dëshmi për këtë, sepse fryma është e vërteta. 7  Sepse tre janë ata që japin dëshmi, 8  fryma,+ uji+ dhe gjaku,+ dhe që të tre janë në përputhje me njëri-tjetrin.+ 9  Nëse pranojmë dëshminë që japin njerëzit,+ dëshmia që jep Perëndia është më e madhe. Sepse kjo është dëshmia që jep Perëndia, fakti që dha dëshmi+ për Birin e tij. 10  Njeriu që tregon besim te Biri i Perëndisë, ka marrë dëshmi+ në rastin e tij. Njeriu që nuk ka besim te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar,+ sepse nuk tregoi besim në dëshminë+ e dhënë, të cilën Perëndia si dëshmitar+ e dha për Birin e tij. 11  Dhe dëshmia e dhënë është kjo: Perëndia na dha jetën e përhershme,+ dhe kjo jetë është në Birin e tij.+ 12  Ai që ka Birin e Perëndisë e ka këtë jetë. Ai që nuk e ka Birin, nuk e ka këtë jetë.+ 13  Këto gjëra jua shkruaj që të dini se ju që tregoni besim në emrin e Birit të Perëndisë,+ keni jetën e përhershme.+ 14  Dhe kjo është siguria që kemi tek ai:+ çfarëdo që të kërkojmë sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon.+ 15  Për më tepër, nëse e dimë se ai na dëgjon për çfarëdo gjëje që i kërkojmë,+ e dimë se do t’i kemi ato që kërkuam, sepse ia kërkuam atij.+ 16  Nëse dikush sheh vëllanë e tij, duke bërë një mëkat që nuk çon në vdekje,+ le të lutet, dhe ai do t’i japë atij jetë,+ po, atyre që nuk bëjnë mëkate që çojnë në vdekje.+ Ka një mëkat që çon në vdekje. Për atë mëkat unë nuk i them të lutet.+ 17  Çdo padrejtësi është mëkat.+ Megjithatë, ka një mëkat që nuk çon në vdekje. 18  Ne e dimë se çdo njeri që ka lindur nga Perëndia,+ nuk praktikon mëkatin, por Ai+ që ka lindur nga Perëndia, e ruan atë dhe i ligu nuk e kap.+ 19  Ne e dimë se jemi nga Perëndia,+ kurse e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut.+ 20  Por ne e dimë se Biri i Perëndisë ka ardhur,+ dhe ai na ka dhënë aftësi intelektuale+ që të fitojmë njohuri për të vërtetin.+ E me anë të Birit të tij, Jezu Krishtit, ne jemi në unitet+ me të vërtetin. Ky është Perëndia i vërtetë+ dhe jeta e përhershme.+ 21  Fëmijë të vegjël, ruhuni nga idhujt.+

Shënimet