JW BROADCASTING
Shiko video me kërkesë (Video on Demand) në Roku
Video on Demand të jep mundësinë të shohësh secilën nga videot e JW Broadcasting me kontroll të plotë (mund ta ndalosh, kthesh prapa, kalosh përpara, apo kapërcesh). Mund të shikosh një video të vetme ose të gjitha videot në një koleksion.
(Shënim: Pulti yt Roku mund të jetë ndryshe nga ai që paraqitet në figurat këtu.)
Nga faqja kryesore zgjidh Video on Demand për të parë kategoritë që disponohen për videot. Ndiq hapat e mëposhtëm për të gjetur dhe për të parë videot:
Gjej një video
Duke përdorur shigjetat e pultit shfletoji kategoritë me radhë. Shtyp butonin OK për të zgjedhur kategorinë e theksuar.
Disa video mund të gjenden në më shumë se një kategori. Për shembull, videoja Kthimi i djalit plëngprishës mund të gjendet në kategoritë Filma, Familjet dhe Adoleshentët.Çdo rresht përfaqëson një koleksion videosh. Emri i koleksionit shfaqet mbi rreshtin.
Përdor shigjetat që të shfletosh koleksionet:
Lart dhe Poshtë: Kalo te një koleksion tjetër.
Majtas dhe Djathtas: Shfleto videot brenda një koleksioni.
Të gjitha koleksionet kanë opsionin Luaji të gjitha. Zgjidh këtë opsion që të shohësh të gjitha videot e një koleksioni, duke nisur nga e para. Pasi të luhen të gjitha videot e një koleksioni, ato do të ndalojnë.
Zgjidh një video që të shohësh Detajet e videos.
Zgjidh një nga veprimet e mëposhtme:
Rifillo: Ky opsion del vetëm nëse e ke ndaluar videon pa e parë deri në fund. Kur e përzgjedh videoja fillon aty ku e kishe lënë.
Luaj ose Luaj nga fillimi: Nise videon nga fillimi.
Luaj me titra: Ky opsion shfaqet në rastet kur videoja që po shikon ka edhe titra. Pasi ta zgjedhësh, videoja do të shfaqet me titra dhe gjithashtu do të aktivizohen titrat (në rastet kur disponohen) për të gjitha videot e tjera te hapësirat Streaming dhe Video on Demand. Për të fshehur titrat, zgjidh Luaj pa titra.
Luaji të gjitha në këtë koleksion: Luaj të gjitha videot në këtë koleksion, duke nisur me videon që ke hapur. Pasi të luhen të gjitha videot e një koleksioni, ato do të ndalojnë.
Rreshti poshtë Detajet e videos tregon video të tjera të koleksionit që ke përzgjedhur. Shtyp butonin Poshtë që të hapësh rreshtin e koleksionit dhe butonin Lart që të kthehesh te Detajet e videos.
Kontrollo videon ndërsa shfaqet
Kur një video po luhet në hapësirën Video on Demand, ti mund të kontrollosh transmetimin e saj duke përdorur pultin si tregohet më poshtë:
Luaj/Pauzë: Ndalo videon. Shtype përsëri butonin për të rifilluar videon atje ku e ndale.
Djathtas: Ec disa sekonda para. Mbaje butonin të shtypur që ta çosh përpara më shpejt. Kur treguesi në shiritin e videos të arrijë pikën që dëshiron të shikosh, shtyp butonin Luaj ose butonin Ok.
Kaloje shpejt përpara: Çoje videon përpara më shpejt në mënyrë automatike. Kur treguesi në shiritin e videos të arrijë pikën që dëshiron të shikosh, shtyp butonin Luaj ose butonin Ok.
Majtas: Kthehu disa sekonda pas. Mbaje butonin të shtypur që të kthehesh me shpejtësi në fillim të videos. Kur treguesi në shiritin e videos të arrijë pikën që dëshiron të shikosh, shtyp butonin Luaj ose butonin Ok.
Ktheje pas: Kthehu me shpejtësi në fillim të videos. Kur treguesi në shiritin e videos të arrijë pikën që dëshiron të shikosh, shtyp butonin Luaj ose butonin Ok.
Kthehu mbrapa: Kthehu te Detajet e videos.
Shih Videot më të reja ose Video të përzgjedhura
Në faqen kryesore të JW Broadcasting renditen dy koleksione të veçanta nga hapësira Video on Demand:
Të përzgjedhura: Video me interes të veçantë, si për shembull video të përzgjedhura që lidhen me mbledhjet tona javore.
Videot më të reja: Videot që janë shtuar së fundi.

