shqip
Dëgjo materiale audio në pajisjen Apple TV
https://cms-imgp.jw-cdn.org/img/p/802013141/univ/art/802013141_univ_sqr_xl.jpg

JW BROADCASTING

Dëgjo materiale audio në pajisjen Apple TV

Dëgjo materiale audio në pajisjen Apple TV

Kategoria Audio përmban një sërë koleksionesh me materiale audio, duke përfshirë muzikë, drama të incizuara dhe lexime nga Bibla në formë drame.

(Shënim: Pulti yt Siri mund të jetë ndryshe nga ai që paraqitet në figurat këtu.)

Zgjidh kategorinë Audio nga faqja kryesore për të parë cilat koleksione disponohen. Për të gjetur dhe për të dëgjuar një program audio, ndiq hapat e mëposhtëm:

 Dëgjo një program audio

Secili rresht ka një koleksion me programe audio. Emri i koleksionit shfaqet mbi rresht.

  • Rrëshqit Lart ose Poshtë në hapësirën me prekje që të shkosh te një koleksion tjetër.

  • Rrëshqit Majtas dhe Djathtas në hapësirën me prekje që të përzgjedhësh programet audio të një koleksioni. Imazhi për programin e selektuar shfaqet pak më i madh se të tjerët.

  • Kliko mbi hapësirën me prekje për të konfirmuar programin e selektuar dhe për të hapur dritaren Detajet e programit audio.

Zgjidh një nga veprimet e mëposhtme:

  • Luaj: Nise programin audio nga fillimi.

  • Luaj të gjitha: Luaj të gjitha programet audio në këtë koleksion, duke nisur nga ai që shfaqet në ekran. Audio do të ndalojë pasi të luhen të gjitha programet e një koleksioni.

  • Rifillo: Vazhdo programin audio aty ku e kishe lënë më përpara.

Rreshti poshtë Detajeve të programit audio tregon programet të tjera që gjenden në këtë koleksion. Rrëshqit Poshtë që të hapësh rreshtin e koleksionit ose rrëshqit Lart që të kthehesh te Detajet e programit.

 Dëgjo një koleksion me audio

Përveçse t’i dëgjosh një nga një programet audio, mund edhe t’i dëgjosh të gjitha si koleksion. Te kategoria Audio, përzgjidh koleksionin audio që dëshiron të dëgjosh dhe më pas kliko një nga opsionet e mëposhtme:

  • Luaj të gjitha: Luaji të gjitha programet audio të koleksionit, duke nisur nga i pari.

  • Pa radhë: Luaji të gjithë programet audio të koleksionit sipas një rendi të rastësishëm.

Audio do të ndalojnë pasi të luhen të gjitha programet e një koleksioni.

 Kontrollo audion ndërsa luhet

Teksa dëgjon një program, mund ta kontrollosh audion me pultin Siri siç shpjegohet më poshtë:

  • Luaj/​Pauzë: Ndalo audion. Shtyp të njëjtin buton përsëri për të rifilluar. Gjithashtu mund të shtypësh hapësirën me prekje në mes për të luajtur dhe për të ndaluar audion.

  • Ktheje pas: Rrëshqit Majtas kur programi është ndaluar në pauzë që të kthehet drejt fillimi të programit audio. Shtyp Luaj/​Pauzë për të rifilluar në pikën ku dëshiron.

  • Shtyje para: Rrëshqit Djathtas kur programi është ndaluar në pauzë që ta shtysh më tej, drejt fundit të programit. Shtyp Luaj/​Pauzë për të rifilluar në pikën ku dëshiron.

  • Kaloje para: Që ta çosh programin para 10 sekonda, mbaje gishtin në të djathtë të hapësirës me prekje.

  • Kur të shfaqet ikona Skip në shiritin e progresit të audios, në pjesën e poshtme të ekranit, kliko mbi hapësirën me prekje.

  • Kaloje pas: Që ta kthesh drejt fillimit 10 sekonda, mbaje gishtin në të majtë të hapësirës me prekje.

  • Kur të shfaqet ikona Skip në shiritin e progresit të audios, në pjesën e poshtme të ekranit, kliko mbi hapësirën me prekje.

  • Menu: Kthehu te Detajet e programit audio.