6 TETOR 2017
MATERIALE TË REJA
Pamje e re e pjesës «Mësime biblike»
Pjesa «Mësime biblike» në jw.org është rimodeluar për t’i gjetur më kollaj temat. Më poshtë renditen disa ndryshime kryesore:
Pjesa e re «Historia dhe Bibla» tregon si është ruajtur, përkthyer dhe shpërndarë Bibla dhe si e vërtetojnë vazhdimisht zbulimet e reja saktësinë e saj historike.
Pjesa e re «Paqja dhe lumturia» shpjegon si na ndihmon Bibla t’i përballojmë presionet e përditshme dhe të gjejmë lumturi e paqe, pavarësisht nga problemet komplekse.
Pjesa e re «Shkenca dhe Bibla» tregon si e vërteton bota fizike saktësinë shkencore të Biblës.
Pjesa «Përgjigje për pyetje biblike» është rimodeluar për t’i gjetur më kollaj pyetjet për një temë të caktuar.
Pjesa «Martesa dhe familja», e cila zëvendëson pjesën «Çiftet dhe prindërit», përmban këshilla praktike nga Bibla për të përmirësuar martesën dhe për të ndihmuar në rritjen e fëmijëve.

