Lajme
Dëshmitarët e Jehovait nisin serinë e kongreseve «Imito Jezuin!» në 11 qytete të SHBA-së
Kongreset nisin këtë javë në Kaliforni, Havai, Mejn, Masaçusets, Nju-Xhersi, Nju-Jork, Oregon dhe Uiskonsin. Deri në janar të 2016-s janë planifikuar të mbahen rreth 5.000 kongrese në 92 vende.
Dëshmitarët organizojnë ndihma për të prekurit nga përmbytjet në Kili
Menjëherë pas përmbytjeve të befta dhe rrëshqitjeve të mëdha të dheut në Kili, Dëshmitarët e Jehovait në qytetin Copiapó formuan një komitet për të dhënë ndihma praktike.
Dëshmitarët e Jehovait hapin zyrë përkthimi të gjuhës amerikane të shenjave në Florida
Dëshmitarët e Jehovait e transferuan skuadrën e tyre të përkthimit në gjuhën amerikane të shenjave (ASL) në Ford-Lodërdejll, Florida, SHBA, një qytet ku ASL-ja përdoret nga një popullsi më e madhe dhe më e larmishme.
Dëshmitarët ndihmojnë viktimat e përmbytjes në Angolë
Një ditë pasi përmbytjet vdekjeprurëse bënë kërdinë në provincën Benguela të Angolës, u formua një komitet për të ndihmuar viktimat e kësaj katastrofe.
Shkollat në Guatemalë luftojnë fenomenin e dhunës mes të rinjve; u kërkojnë botime Dëshmitarëve të Jehovait
Shkollat në Guatemalë kërkuan mijëra botime në spanjisht dhe në quiché. Literatura e dhuruar po përdoret në klasa për të mësuar gjuhën quiché dhe për të ndihmuar nxënësit të kenë norma të mira morale.
Dëshmitarët e Jehovait njoftojnë serinë e kongreseve 2015 që fillojnë në maj
Kongreset e Dëshmitarëve të Jehovait 2015 «Imito Jezuin!» do të tregojnë dobitë që mund të nxjerrin të gjithë duke imituar Jezuin. Kongreset do të mbahen gjatë periudhës maj 2015-janar 2016 në qytete të ndryshme të botës.
Vdes në moshën 92-vjeçare Doroti Kavintëni, gruaja e Hejdën Kavintënit, avokati për liritë civile
Si asistente ligjore, Doroti ndihmoi Hejdën Kavintënin dhe Viktor Shmidin të mbronin liritë civile të Dëshmitarëve të Jehovait në vitet 40-50.
Del në Meksikë Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tzotzil
Dëshmitarët e Jehovait nxorën Shkrimet e Krishtere Greke («Dhiata e Re») në tzotzil, një gjuhë që flitet kryesisht nga indianët maja në malet në qendër të Chiapas.
Dëshmitarët e Jehovait sensibilizojnë Gjeorgjinë për vendimin e GJEDNJ-së
Në prill 2015, organeve për zbatimin e ligjit, falë një fushate do t’u sigurohen fakte rreth një vendimi të kohëve të fundit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rreth aktiviteteve fetare të Dëshmitarëve të Jehovait.
Dëshmitarja ruse gjen 6.000 euro dhe ia kthen të zotit
Svetlana Nemçinova, një Dëshmitare e Jehovait, u përpoq shumë të gjente të zotin e një shume të madhe parash që i kishte hedhur pa dashje në plehra.
Dëshmitarët e Jehovait organizojnë ndihmat pas ciklonit Pam
Dëshmitarët po u japin viktimave ndihmë praktike, si edhe ngushëllim dhe inkurajim nga Shkrimet.
Rritet intoleranca fetare në Azerbajxhan
Autoritetet pengojnë aktivitetin fetar paqësor duke i dënuar Dëshmitarët e Jehovait me gjoba të larta dhe burgime. A do ta ndreqin këtë padrejtësi autoritetet e larta të Azerbajxhanit?

