Zanafilla 2:1-25

2  Kështu përfunduan qiejt, toka dhe gjithë ushtria e tyre.+  Ditën e shtatë Perëndia e kishte përfunduar punën e krijimit. Ditën e shtatë ai nisi të pushonte nga tërë puna që kishte bërë.+  Perëndia e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë, sepse atë ditë ai filloi të pushonte nga gjithë puna e tij. Kështu, Perëndia krijoi gjithçka që kishte si qëllim të bënte.+  Kjo është historia e qiejve dhe e tokës, në kohën kur u krijuan, ditën që Perëndia Jehova bëri tokën dhe qiellin.+  Nëpër fushat e tokës nuk kishte asnjë kaçubë, dhe nuk kishte mbirë ende asnjë lloj bime, sepse Perëndia Jehova s’kishte bërë të binte shi+ mbi tokë dhe s’kishte njeri që të punonte tokën.  Por një mjegull+ ngjitej nga toka dhe ujiste gjithë sipërfaqen e dheut.+  Perëndia Jehova formoi njeriun nga pluhuri+ i tokës+ dhe i fryu në vrimat e hundës frymën e jetës,+ dhe njeriu u bë një shpirt i gjallë.+  Pastaj Perëndia Jehova mbolli një kopsht në Eden,+ drejt lindjes, dhe vendosi atje njeriun që kishte formuar.+  Perëndia Jehova bëri të mbinte nga toka çdo pemë që ishte e dëshirueshme për sytë e njeriut dhe e mirë për ushqim. Në mes të kopshtit bëri të mbinte pema e jetës+ dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.+ 10  Nga Edeni dilte një lumë që ujiste kopshtin, dhe nga atje ai ndahej në katër degë. 11  Emri i së parës është Pishon. Kjo rrethon gjithë vendin e Havilahut,+ ku ka ar. 12  Ari i atij vendi është i mirë.+ Atje ka edhe rrëshirë bdeli+ dhe gurë oniksi.+ 13  Emri i lumit të dytë është Gihon. Ky rrethon gjithë vendin e Kushit. 14  Emri i lumit të tretë është Hidekel.+ Ky shkon në lindje të Asirisë.+ Ndërsa lumi i katërt është Eufrati.+ 15  Perëndia Jehova e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit,+ që ta punonte e të kujdesej për të.+ 16  Pastaj Perëndia Jehova i dha këtë urdhër njeriut: «Mund të hash sa të ngopesh nga çdo pemë e kopshtit.+ 17  Por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj, ke për të vdekur.»+ 18  Atëherë Perëndia Jehova tha: «Nuk është mirë që njeriu të rrijë vetëm. Do t’i bëj një ndihmës, si një plotësim për të.»+ 19  Perëndia Jehova kishte formuar nga toka çdo bishë të fushës dhe çdo krijesë fluturuese të qiejve. Ai filloi t’ia sillte ato njeriut, për të parë se si do ta quante ai secilën prej tyre, dhe sido që ta quante njeriu çdo shpirt të gjallë,+ atë emër do të mbante.+ 20  Kështu njeriu u vinte emra gjithë kafshëve të buta, krijesave fluturuese të qiejve dhe çdo bishe të fushës. Megjithatë, për njeriun nuk u gjet asnjë ndihmës, që ta plotësonte. 21  Prandaj, Perëndia Jehova e vuri njeriun në gjumë të thellë+ dhe, ndërsa ky po flinte, mori një nga brinjët e tij e pastaj e mbylli mishin në atë vend. 22  Nga brinja që kishte marrë prej njeriut, Perëndia Jehova bëri një grua dhe ia çoi njeriut.+ 23  Pastaj njeriu tha:«Kjo është më në fund kockë e kockave të miadhe mish i mishit tim.+Kjo do të quhet Grua,sepse u mor nga burri.»*+ 24  Ja përse burri do të lërë babanë dhe nënën+ e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe ata do të bëhen një mish i vetëm.+ 25  Të dy ata, burri dhe gruaja, rrinin lakuriq,+ e megjithatë nuk u vinte turp.+

Shënime në fund të faqes

Hebraisht ʼísh (burrë) dhe ʼishsháh (grua).