Psalmet 96:1-13
96 Këndojini Jehovait një këngë të re.+Këndojini Jehovait të gjithë ju banorët e tokës!+
2 Këndojini Jehovait, bekoni emrin e tij!+Flitni ditë për ditë lajmin e mirë të shpëtimit që sjell ai.+
3 Shpalluni kombeve lavdinë e tij,+dhe gjithë popujve bëmat e tij!+
4 Se Jehovai është i madh+ dhe i denjë të lëvdohet shumë.Ai ngjall frikë më shumë se tërë perënditë.+
5 Sepse tërë perënditë e popujve janë të kota;+kurse Jehovai, ka bërë vetë qiejt.+
6 Lavdia dhe shkëlqimi janë para tij,+forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.+
7 Pranoni Jehovain, o fise të tërë popujve,+jepini Jehovait lavdi dhe pranoni forcën e tij!+
8 Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij.+Sillni një dhuratë dhe ejani në oborret e tij!+
9 Përkuluni para Jehovait, të stolisur me veshje të shenjta;+përpëlituni nga dhembjet e forta për shkak të tij, të gjithë ju banorët e tokës!+
10 Thoni ndër kombe: «Jehovai është bërë mbret!+Toka është vendosur fort, që të mos lëkundet dot.+Ai do t’i gjykojë popujt me drejtësi.»+
11 Le të gëzojnë qiejt e të ketë hare toka!+Le të gjëmojë deti dhe çdo gjë që mban ai!+
12 Le të ngazëllojë fusha dhe çdo gjë që është në të!+Në të njëjtën kohë, tërë drurët e pyllit le të shpërthejnë në britma gëzimi+
13 para Jehovait! Sepse ai ka ardhur,+po, ka ardhur të gjykojë tokën.+Ai do ta gjykojë tokën me drejtësi,+dhe popujt me besnikërinë e tij.+

