Psalmet 2:1-12
2 Pse ziejnë kombet,+dhe pse popujt murmuritin gjëra të kota?+
2 Mbretërit e tokës u kundërvunë,+zyrtarët e lartë u mblodhën si një trup i vetëm+kundër Jehovait+ dhe të mirosurit+ të tij,
3 e thonë: «Le t’i këputim vargonjtë e tyre+e t’i flakim tej litarët me të cilët na kanë lidhur.»+
4 Ai që ulet në qiej,+ do të qeshë me ta,po, vetë Jehovai, do t’i përqeshë.+
5 Pikërisht atëherë i zemëruar do t’u flasë,+dhe tejet i nxehur do t’i pështjellojë,+
6 e do të thotë: «E kam vënë mbretin tim+në Sion,+ në malin tim të shenjtë.»+
7 Do të përmend dekretin e Jehovait.Ai më tha: «Ti je biri im,+sot unë jam bërë ati yt.+
8 Më kërko,+ e unë do të të jap kombe si trashëgimi+dhe skajet e tokës si zotërim.+
9 Ti do t’i copëtosh me një skeptër të hekurt,+e do t’i bësh copë e çikë si të ishin enë poçari.»+
10 Tani, o mbretër, tregoni gjykim të thellë!Pranoni të ndreqeni, o gjykatës të tokës!+
11 Shërbejini Jehovait me frikë+dhe gëzoni të drithëruar.+
12 Puthni birin,+ që Perëndia të mos zemërohet me jue të zhdukeni nga udha e jetës,+sepse atij i ndizet kollaj zemërimi.+Lum të gjithë ata që gjejnë strehë tek ai!+

