Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

1 Korintasve 10:1-33

10  Tani, o vëllezër, nuk dua që ju të jeni në padije se paraardhësit tanë ishin të gjithë nën renë,+ të gjithë kaluan përmes detit,+  të gjithë u pagëzuan në Moisiun,+ kur kaluan nën renë përmes detit,  të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim frymor+  dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymore.+ Sepse pinë nga shkëmbi frymor+ që i ndiqte, dhe ai shkëmb+ përfaqësonte Krishtin.+  Sidoqoftë, për shumicën e tyre Perëndia nuk e shprehu miratimin e tij,+ sepse ranë të vdekur+ në shkretëtirë.  Këto gjëra u bënë shembuj për ne, që të mos jemi njerëz që dëshirojnë gjëra të dëmshme,+ sikurse i dëshiruan ata.  As të mos bëhemi idhujtarë, si disa nga ata,+ sikurse është shkruar: «Populli u ul të hante e të pinte, dhe u ngritën të dëfrenin.»+  As të mos praktikojmë kurvërinë, sikurse kryen kurvëri+ disa nga ata, vetëm për të rënë të vdekur njëzet e tre mijë veta në një ditë.+  As të mos e vëmë në provë Jehovain,+ sikurse e vunë në provë+ disa nga ata, vetëm për të marrë fund nga gjarpërinjtë.+ 10  As mos jini murmuritës, siç murmuritën disa nga ata,+ vetëm për të marrë fund nga shkatërruesi.+ 11  Këto gjëra u ndodhnin atyre si shembuj dhe u shkruan si një paralajmërim+ për ne, mbi të cilët ka mbërritur fundi i sistemeve.+ 12  Prandaj, ai që mendon se po qëndron në këmbë, le të hapë sytë që të mos bjerë.+ 13  Asnjë tundim nuk ju ka rënë, përveç asaj që është e zakonshme për njerëzit.+ Por Perëndia është i besueshëm+ dhe nuk do të lejojë që të tundoheni përtej asaj që mund të mbani,+ por bashkë me tundimin do të sigurojë edhe rrugëdaljen,+ që të jeni në gjendje t’i qëndroni. 14  Prandaj, të dashurit e mi, ikni+ nga idhujtaria.+ 15  Po ju flas si njerëzve me aftësi dalluese,+ prandaj gjykojeni vetë atë që po ju them. 16  A nuk nënkupton kupa+ e bekimit, që ne bekojmë, se marrim pjesë në gjakun e Krishtit? A nuk nënkupton buka që ne thyejmë,+ se marrim pjesë në trupin e Krishtit?+ 17  Meqë ka një bukë të vetme, edhe pse jemi shumë,+ ne jemi një trup i vetëm,+ sepse të gjithë po marrim pjesë nga ajo bukë e vetme.+ 18  Shikoni atë që është Izrael sipas mishit:+ a nuk marrin pjesë me altarin ata që hanë flijimet?+ 19  Pra, ç’duhet të them unë? Se ajo që i flijohet një idhulli është gjë, apo se një idhull është gjë?+ 20  Jo, por them se gjërat që flijojnë kombet, ua flijojnë demonëve+ dhe jo Perëndisë. Prandaj, unë nuk dua që ju të merrni pjesë me demonët.+ 21  Ju nuk pini dot edhe kupën e Jehovait,+ edhe kupën e demonëve. Ju nuk merrni dot pjesë edhe në «tryezën e Jehovait»,+ edhe në tryezën e demonëve. 22  Apo «po e bëjmë Jehovain xheloz»?+ Mos jemi ne më të fortë+ se ai? 23  Gjithçka është e ligjshme, por jo gjithçka është dobiprurëse.+ Gjithçka është e ligjshme,+ por jo gjithçka ndërton.+ 24  Secili le të vazhdojë të kërkojë jo përfitimin+ e vet, por atë të tjetrit.+ 25  Vazhdoni të hani çdo gjë që shitet në pazarin e mishit,+ pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes suaj,+ 26  sepse «Jehovait+ i përket toka dhe çdo gjë që është në të».+ 27  Nëse ndonjë jobesimtar ju fton dhe doni të shkoni, hani çdo gjë që ju vihet përpara,+ pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes suaj.+ 28  Por, nëse dikush ju thotë se «kjo është diçka e paraqitur si flijim», mos hani, për shkak të atij që ua bëri të ditur dhe për shkak të ndërgjegjes.+ 29  Dhe kur them «ndërgjegje», nuk e kam fjalën për tënden, por për atë të personit tjetër. Përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegjja e një tjetri?+ 30  Nëse marr pjesë duke falënderuar Perëndinë, përse të shahem për diçka, për të cilën kam dhënë falënderime?+ 31  Prandaj, nëse hani, nëse pini apo nëse bëni diçka tjetër, gjithçka bëjeni për lavdi të Perëndisë.+ 32  Ruhuni të mos bëheni shkak pengese+ as për judenj, as për grekë dhe as për kongregacionin e Perëndisë, 33  sikurse edhe unë u pëlqej të gjithëve në çdo gjë,+ duke mos kërkuar përfitimin tim,+ por atë të të shumtëve, që ata të shpëtojnë.+

Shënime në fund të faqes