Hyrje për pjesën e trembëdhjetë
Jezui erdhi në tokë që të jepte jetën për njerëzit e papërsosur. Edhe pse vdiq, ai e mundi botën. Jehovai u tregua besnik ndaj Birit të tij dhe e ktheu sërish në jetë. Deri në fund të jetës së tij, Jezui u shërbeu me përulësi të tjerëve dhe i fali kur gabonin. Pas ringjalljes, iu shfaq dishepujve. Ai u mësoi si ta kryenin veprën e rëndësishme që u kishte caktuar. Nëse je prind, ndihmoje fëmijën të vlerësojë rolin që luan secili nga ne në këtë vepër.
NË KËTË PJESË
MËSIMI 87
Darka e fundit e Jezuit
Jezui u jep udhëzime të rëndësishme apostujve gjatë darkës së fundit me ta.
MËSIMI 88
Arrestimi i Jezuit
Judë Iskarioti ishte në krye të një turme të armatosur me shpata e hunj për të arrestuar Jezuin.
MËSIMI 89
Pjetri mohon Jezuin
Çfarë ndodhi në oborrin e shtëpisë së Kajafës? Dhe çfarë i ndodhi Jezuit brenda në shtëpi?
MËSIMI 93
Jezui rikthehet në qiell
Megjithatë, para se të largohej, u dha dishepujve disa udhëzime shumë të rëndësishme.

