Të mësojmë nga historitë e Biblës

Ky botim do t’ju çojë në një udhëtim në kohë: nga tregimi i Biblës për krijimin te lindja dhe shërbimi i Jezuit e deri tek ardhja e Mbretërisë.

Letër nga Trupi Udhëheqës

Si mund të përdoret ky libër?

MËSIMI 1

Perëndia bën qiellin dhe tokën

Bibla thotë se Perëndia krijoi qiellin dhe tokën. Pse krijoi një engjëll para çdo gjëje tjetër?

MËSIMI 2

Krijimi i burrit dhe gruas së parë

Krijimi i burrit dhe gruas së parë dhe i vuri në kopshtin e Edenit. Ai donte që ata të ndërtonin një familje dhe ta bënin të gjithë tokën parajsë.

MËSIMI 3

Adami dhe Eva nuk i binden Perëndisë

Çfarë kishte të veçantë njëra nga pemët e kopshtit të Edenit? Pse e hëngri Eva frytin e asaj peme?

MËSIMI 4

Zemërimi mund të jetë i rrezikshëm

Perëndia pranoi blatimin e Abelit, por jo të Kainit. Kur Kaini e kuptoi, u zemërua shumë dhe bëri diçka të tmerrshme.

MËSIMI 5

Arka e Noesë

Kur engjëjt e këqij u martuan me gra në tokë, patën bij gjigantë, që bullizonin të tjerët. Kudo kishte dhunë, por Noeja ishte ndryshe. Ai e donte dhe i bindej Perëndisë.

MËSIMI 6

Tetë veta i mbijetojnë Përmbytjes

Gjatë Përmbytjes ra shi për 40 ditë e 40 net. Noeja dhe familja e tij ndenjën në arkë më shumë se një vit. Në fund, ata mund të dilnin nga arka.

MËSIMI 7

Kulla e Babelit

Disa njerëz vendosën të ndërtonin një qytet dhe një kullë, maja e së cilës të arrinte deri në qiej. Pse krejt papritur Perëndia bëri që të flisnin gjuhë të ndryshme?

MËSIMI 8

Abrahami dhe Sara i binden Perëndisë

Pse Abrahami dhe Sara lanë jetën në qytet për të jetuar si endacakë në Kan aan?

MËSIMI 9

Më në fund një djalë!

Si do ta plotësonte Perëndia premtimin e tij ndaj Abrahamit? Nëpërmjet cilit​—Isakut apo Ismaelit?

MËSIMI 10

Kujtoni gruan e Lotit!

Perëndia bëri që të binte zjarr dhe squfur mbi Sodomën dhe Gomorrën. Pse u shkatërruan ato qytete? Pse duhet ta kujtojmë gruan e Lotit?

MËSIMI 11

Një provë besimi

Perëndia i tha Abrahamit: ‘Të lutem, merre birin tënd të vetëm dhe ofroje si flijim në një mal në Moriah.’ Si do ta përballonte Abrahami këtë provë besimi?

MËSIMI 12

Jakobi merr trashëgiminë

Isaku dhe Rebeka u bënë me dy djem binjakë që quheshin Esa dhe Jakob. Ngaqë Esau ishte i parëlinduri, i takonte një trashëgimi e veçantë. Pse e dha për një tas gjellë?

MËSIMI 13

Jakobi dhe Esau pajtohen

Si mori një bekim nga një engjëll Jakobi? Si u pajtua me Esaun?

MËSIMI 14

Një skllav që i bindet Perëndisë

Jozefi bëri atë që është e drejtë e prapëseprapë vuajti tmerrësisht. Pse?

MËSIMI 15

Jehovai nuk e harron Jozefin

Edhe pse Jozefi ishte shumë larg familjes së tij, Perëndia tregoi se ishte me të.

MËSIMI 16

Kush është Jobi?

Ai iu bind Jehovait edhe kur ishte e vështirë.

MËSIMI 17

Moisiu zgjedh të adhurojë Jehovain

Kur ishte foshnjë, Moisiu shpëtoi nga plani i zgjuar i mamasë së tij.

MËSIMI 18

Shkurrja e përfshirë nga flakët

Pse zjarri nuk e digjte shkurren?

MËSIMI 19

Tri plagët e para

Faraoni i shkaktoi tragjedi popullit të tij, sepse ishte tepër krenar për të bërë një veprim të thjeshtë.

MËSIMI 20

Gjashtë plagë të tjera

Nga ndryshonin këto plagë nga tri të parat?

MËSIMI 21

Plaga e dhjetë

Kjo plagë ishte kaq dërrmuese, sa më në fund edhe faraoni krenar u dorëzua.

MËSIMI 22

Mrekulli në Detin e Kuq

Faraoni shpëtoi nga dhjetë plagët. Por, a i mbijetoi kësaj mrekullie të Perëndisë?

MËSIMI 23

Një premtim ndaj Jehovait

Izraelitët i bënë Perëndisë një premtim të veçantë kur po fushonin në malin Sinai.

Nuk mbajnë premtimin

Ndërkohë që Moisiu po merrte Dhjetë Urdhërimet, populli bëri një mëkat të tmerrshëm.

MËSIMI 25

Një tabernakull për adhurim

Në këtë tendë të veçantë mbahej arka e besëlidhjes.

MËSIMI 26

Dymbëdhjetë vëzhguesit

Josiu dhe Kalebi ishin ndryshe nga dhjetë burrat e tjerë që vëzhguan vendin e Kananit.

MËSIMI 27

Rebelohen kundër Jehovait

Korahu, Datani, Abirami dhe 250 burra të tjerë nuk arritën të kuptonin një fakt të rëndësishëm në lidhje me Jehovain.

MËSIMI 28

Gomarica e Balamit flet

Gomarica pa dikë që ishte i padukshëm për Balamin.

MËSIMI 29

Jehovai zgjedh Josiun

Perëndia i dha Josiut udhëzime që mund të na ndihmojnë edhe ne sot.

MËSIMI 30

Rahaba fsheh zbuluesit

Muret e Jerikosë u rrafshuan, por shtëpia e Rahabës nuk u shemb, ndonëse ishte pjesë e mureve të qytetit.

MËSIMI 31

Josiu dhe gibeonitët

Josiu i lutet Perëndisë që ta bënte ‘diellin të ndalej’. A iu përgjigj Perëndia?

MËSIMI 32

Një udhëheqës tjetër dhe dy gra trime

Pasi vdiq Josiu, izraelitët filluan të adhuronin idhuj. Jeta u vështirësua, por ndihma erdhi me anë të gjykatësit Barak, profeteshës Debora dhe Jaelës me kunjin e tendës!

MËSIMI 33

Rutha dhe Naomi

Dy gra që u kishin vdekur burrat, kthehen në Izrael. Njëra prej tyre, Rutha, shkon të punojë në fushë, ku u vu re nga Boazi.

MËSIMI 34

Gideoni mund midianitët

Pasi midianitët ua nxinë jetën izraelitëve, populli iu përgjërua për ndihmë Jehovait. Si arriti ushtria e vogël e Gideonit të mposhtte 135.000 ushtarë armiq?

MËSIMI 35

Hana lutet për një djalë

Elkanahu merr Hanën, Peninën dhe fëmijët që të adhurojnë Perëndinë në tabernakull, në Shiloh. Atje, Hana lutet për një djalë. Një vit më vonë, ajo lind Samuelin!

MËSIMI 36

Premtimi i Jefteut

Cilin premtim bëri Jefteu, dhe pse? Si reagoi vajza e Jefteut ndaj premtimit të të atit?

MËSIMI 37

Jehovai flet me Samuelin

Dy djemtë e kryepriftit Eli shërbenin si priftërinj në tabernakull, por nuk u bindeshin ligjeve të Perëndisë. Samueli i vogël ishte ndryshe, prandaj Jehovai i thirri atij.

MËSIMI 38

Jehovai e bën Samsonin të fortë

Perëndia e bëri të fortë Samsonin që të luftonte kundër filistinëve, por kur ai mori një vendim të gabuar, filistinët e kapën.

MËSIMI 39

Mbreti i parë i Izraelit

Perëndia u dha izraelitëve gjykatës që t’i udhëhiqnin, por ata donin një mbret. Samueli mirosi Saulin si mbretin e parë, por më vonë Jehovai e hodhi poshtë. Pse?

MËSIMI 40

Davidi dhe Goliadi

Jehovai zgjodhi Davidin si mbretin e ardhshëm të Izraelit dhe Davidi tregoi pse ai ishte një zgjedhje e mirë.

MËSIMI 41

Davidi dhe Sauli

Pse njëri nga këta dy burra e urrente tjetrin dhe si u soll ai që urrehej?

MËSIMI 42

Jonatani trim dhe besnik

Djali i mbretit bëhet shok i mirë për Davidin.

MËSIMI 43

Mëkati i mbretit David

Një vendim i keq solli shumë telashe.

MËSIMI 44

Një tempull për Jehovain

Perëndia e miratoi kërkesën e mbretit Solomon dhe e bekoi shumë.

MËSIMI 45

Mbretëria ndahet

Shumë izraelitë nuk i shërbyen më Jehovait.

MËSIMI 46

Një provë në malin e Karmelit

Kush është Perëndia i vërtetë? Jehovai apo Baali?

MËSIMI 47

Jehovai forcon Elijan

Mendon se ai do të të forcojë edhe ty?

MËSIMI 48

Djali i një vejushe kthehet në jetë

Dy mrekulli në të njëjtën shtëpi

MËSIMI 49

Një mbretëreshë e ligë ndëshkohet

Jezebela komplotoi vrasjen e izraelitit Nabot që t’i grabiste vreshtin. Ligësia e saj nuk kaloi pa u vënë re nga Jehovai.

MËSIMI 50

Jehovai mbron Jehozafatin

Mbreti i mirë Jehozafat iu drejtua Jehovait në lutje kur Juda kërcënohej nga kombet armike.

MËSIMI 51

Luftëtari dhe vajza e vogël

Një izraelite e vogël i tregoi zonjës së saj për fuqinë e jashtëzakonshme të Jehovait. Kjo solli rezultate të mrekullueshme.

MËSIMI 52

Ushtria e zjarrtë e Jehovait

Si arriti të kuptonte shërbëtori i Eliseut se «ata që janë me ne, janë më shumë se ata që janë me ta».

MËSIMI 53

Guximi i Jehojadës

Një prift besnik u përball pa frikë me një mbretëreshë të ligë.

MËSIMI 54

Jehovai tregohet i duruar me Jonain

Pse një profet i Perëndisë u gëlltit nga një peshk i stërmadh? Si doli nga peshku? Çfarë mësimi i dha Jehovai?

MËSIMI 55

Engjëlli i Jehovait mbron Hezekinë

Armiqtë e Judës thoshin se Jehovai nuk do ta mbronte popullin e tij, por gaboheshin!

MËSIMI 56

Dashuria e Josisë për Ligjin e Perëndisë

Josia u bë mbret kur ishte tetë vjeç dhe e ndihmoi popullin e tij të adhuronte Jehovain.

MËSIMI 57

Jehovai dërgon Jereminë për të predikuar

Ajo që tha profeti i ri i nxehu shumë pleqtë e qytetit të Judës.

MËSIMI 58

Shkatërrimi i Jerusalemit

Populli i Judës adhuronte perëndi të rreme, prandaj Jehovai i braktisi.

MËSIMI 59

Katër të rinj i binden Jehovait

Të rinjtë judenj ishin të vendosur t’i qëndronin besnikë Jehovait, edhe në oborrin mbretëror të Babilonisë.

MËSIMI 60

Një mbretëri që do të qëndrojë përgjithmonë

Danieli shpjegoi kuptimin e ëndrrës së çuditshme të Nabukodonosorit.

MËSIMI 61

Nuk përkulen para statujës prej ari

Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja refuzuan të adhuronin shëmbëlltyrën e artë të mbretit të Babilonisë.

MËSIMI 62

Një mbretëri si një pemë e madhe

Ëndrra e Nabukodonosorit paratha të ardhmen e tij.

MËSIMI 63

Shkrimi në mur

Kur u shfaq ky shkrim i mistershëm dhe çfarë nënkuptonte?

MËSIMI 64

Danieli në gropën e luanëve

Lutju Jehovait çdo ditë, siç bënte Danieli!

MËSIMI 65

Estera shpëton popullin e saj

Nga jetime u bë mbretëreshë, edhe pse ishte e huaj.

MËSIMI 66

Ezdra i mëson popullit Ligjin e Perëndisë

Pasi dëgjuan Ezdrën, izraelitët i bënë një premtim të veçantë Perëndisë.

MËSIMI 67

Muret e Jerusalemit

Nehemia mori vesh se armiqtë e tij kishin ndër mend të sulmonin. Pse s’kishte frikë?

MËSIMI 68

Elizabeta bëhet me fëmijë

Pse iu tha burrit të Elizabetës se nuk do të ishte në gjendje të fliste derisa të lindte fëmija?

MËSIMI 69

Gabrieli shkon të takojë Marinë

Ai i dha asaj një lajm që ia ndryshoi jetën.

MËSIMI 70

Engjëjt lajmërojnë lindjen e Jezuit

Barinjtë që dëgjuan lajmërimin vepruan pa vonesë.

MËSIMI 71

Jehovai mbron Jezuin

Një mbret i lig donte vdekjen e Jezuit.

MËSIMI 72

Ndërsa Jezui rritet

Si i mahniti mësuesit në tempull?

MËSIMI 73

Gjoni shpall ardhjen e Mesisë

Gjoni kur u rrit, u bë profet. Ai u mësoi njerëzve se Mesia po vinte. Si reaguan njerëzit ndaj mesazhit?

MËSIMI 74

Jezui bëhet Mesia

Çfarë donte të thoshte Gjoni me fjalët se Jezui ishte Qengji i Perëndisë?

MËSIMI 75

Djalli vë në provë Jezuin

Tri herë Djalli vuri në provë Jezuin. Cilat ishin tri tundimet? Si reagoi Jezui?

MËSIMI 76

Jezui pastron tempullin

Pse Jezui përzuri kafshët jashtë tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave?

MËSIMI 77

Gruaja te pusi

Një grua samaritane u çudit që Jezui i foli. Pse? Çfarë i tha Jezui që nuk ia kishte thënë askujt?

MËSIMI 78

Jezui predikon mesazhin për Mbretërinë

Jezui ftoi disa nga dishepujt e tij të «bëheshin peshkatarë njerëzish». Më vonë stërviti 70 nga dishepujt që të predikonin lajmin e mirë.

MËSIMI 79

Jezui kryen shumë mrekulli

Kudo që Jezui shkonte, të sëmurët vinin tek ai për ndihmë dhe ai i shëronte. Madje ai solli përsëri në jetë një vajzë të vogël.

MËSIMI 80

Jezui zgjedh 12 apostujt

Për çfarë i zgjodhi? A i mban mend emrat e tyre?

MËSIMI 81

Predikimi në mal

Jezui i mësoi një turme gjëra të çmuara.

MËSIMI 82

Jezui u mëson dishepujve si të luten

Cilat gjëra u tha ai dishepujve të vazhdonin të kërkonin?

MËSIMI 83

Jezui ushqen mijëra veta

Çfarë na tregon kjo mrekulli për Jezuin dhe Jehovain?

MËSIMI 84

Jezui ecën mbi ujë

A e imagjinon dot si u ndien apostujt kur panë këtë mrekulli?

MËSIMI 85

Jezui shëron në Sabat

Pse nuk ishin të gjithë të lumtur për atë që bëri Jezui?

MËSIMI 86

Jezui ringjall Lazarin

Kur Jezui pa Marinë të qante, edhe ai filloi të qante. Por shpejt lotët e tyre u kthyen në lot gëzimi.

MËSIMI 87

Darka e fundit e Jezuit

Jezui u jep udhëzime të rëndësishme apostujve gjatë darkës së fundit me ta.

MËSIMI 88

Arrestimi i Jezuit

Judë Iskarioti ishte në krye të një turme të armatosur me shpata e hunj për të arrestuar Jezuin.

MËSIMI 89

Pjetri mohon Jezuin

Çfarë ndodhi në oborrin e shtëpisë së Kajafës? Dhe çfarë i ndodhi Jezuit brenda në shtëpi?

MËSIMI 90

Jezui vdes në Golgotë

Pse Pilati urdhëroi vrasjen e Jezuit?

MËSIMI 91

Jezui ringjallet

Çfarë gjërash të mrekullueshme ndodhën në ditët pas vdekjes së Jezuit?

MËSIMI 92

Jezui u shfaqet peshkatarëve

Çfarë bëri ai për t’u tërhequr vëmendjen?

MËSIMI 93

Jezui rikthehet në qiell

Megjithatë, para se të largohej, u dha dishepujve disa udhëzime shumë të rëndësishme.

MËSIMI 94

Dishepujt marrin frymën e shenjtë

Çfarë fuqie mrekullibërëse u dha fryma e shenjtë atyre?

MËSIMI 95

Asgjë nuk mund t’i ndalë

Udhëheqësit fetarë që vranë Jezuin, u përpoqën t’u mbyllnin gojën dishepujve të tij, por nuk ia dolën.

MËSIMI 96

Jezui zgjedh Saulin

Sauli ishte një armik i dhunshëm i të krishterëve, por kjo shpejt do të ndryshonte.

MËSIMI 97

Korneli merr frymën e shenjtë

Pse Perëndia dërgoi Pjetrin në shtëpinë e këtij burri që nuk ishte jude?

MËSIMI 98

Krishterimi përhapet në shumë kombe

Apostulli Pavël dhe shokët e tij në veprën misionare nisën predikimin në vende të largëta.

MËSIMI 99

Një rojë burgu mëson të vërtetën

Pse i kishin burgosur Pavlin dhe Silën? Si e mësoi të vërtetën roja i burgut?

MËSIMI 100

Pavli dhe Timoteu

Ata bashkëpunuan si miq për shumë vjet.

MËSIMI 101

Pavlin e çojnë në Romë

Udhëtimi ishte plot rreziqe, por asnjë vështirësi nuk e ndali këtë apostull.

MËSIMI 102

Vegimet e Gjonit

Jezui i dha një seri vegimesh për të ardhmen.

MËSIMI 103

«Ardhtë Mbretëria jote!»

Zbulesa e Gjonit tregon se si Mbretëria e Perëndisë do të ndryshojë jetën në tokë.