Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016

Mëso çfarë kanë arritur Dëshmitarët e Jehovait gjatë vitit 2015 dhe lexo për historinë e tyre në Indonezi.

Shkrimi i vitit 2016

Hebrenjve 13:1 përmban edhe nxitje, edhe lavdërime.

Letër nga Trupi Udhëheqës

Ky mesazh inkurajimi tregon se masa të tilla, si siti jw.org, JW Broadcasting, dëshmia publike me stenda dhe kongreset rajonale 2015 kanë qenë vërtet bekime.

«Sa shumë e duam JW Broadcasting!»

Çfarë pune u bë për hapjen e stacionit televiziv në Internet?

Përshpejtohet ndërtimi i Sallave të Mbretërisë

Është riorganizuar puna për të plotësuar nevojën për mijëra salla të reja.

Si po ecën projekti në Uoruik?

Një përditësim i shkurtër për ndërtimin e selisë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait.

Gjenden ata që nuk gjendeshin kollaj

Çfarë e bëri Terin të besonte se ajo që dëgjoi nga Dëshmitarët e Jehovait ishte përgjigjja e lutjeve të tij?

Drita vazhdon të ndriçojë gjithnjë e më shumë

Në këtë pjesë shih si Jehovai vazhdon t’u ndriçojë udhën adhuruesve të vërtetë.

Kushtimi i degëve

Dëshmitarët e Jehovait në Madagaskar dhe Indonezi përjetuan bekime të veçanta në fillim të vitit 2015.

Përkthimi Bota e Re në më shumë gjuhë

Gjatë vitit të shërbimit 2015 ky botim doli në 16 gjuhë të tjera.

Raporte ligjore

Në mbarë botën vazhdon beteja kundër diskriminimit fetar.

Lajme shkurt nga e gjithë bota

Kursimet e kutisë sekrete të Kenit ndihmuan të ndërtohej Salla e re e Mbretërisë.

Afrikë

Cilat janë disa nga metodat e reja me të cilat Dëshmitarët po përhapin lajmin e mirë?

Kontinentet amerikane

Pse një grua studionte në fushë nën dritën e qiririt? Pse një indian i Amerikës, që ishte kryeplak agresiv, po i priste Dëshmitarët? Dhe pse qau një ish-përndjekës?

Azia dhe Lindja e Mesme

Asgjë nuk i pengon lajmëtarët e Mbretërisë—as kufizimet fizike, as arrestimi.

Evropë

Një rom, një i burgosur dhe një grua që mendoi të vetëvritej preken nga mesazhi i së vërtetës.

Oqeania

Tryezat e literaturës, stendat e lëvizshme, siti jw.org dhe videot teokratike po mbjellin farat e së vërtetës mes qindra, për të mos thënë mes mijëra vetave.

Pamje e përgjithshme e Indonezisë

Një përmbledhje e shkurtër për vendin, njerëzit dhe zakonet e grupit më të madh të ishujve në botë.

Tregtia e erëzave

Gjatë shekullit të 16-të, tregtia e erëzave ndikoi shumë te rritja e ekonomisë botërore.

Këtu dua të filloj!

Disa përhapës (pionierë) të paepur nga Australia përballuan shumë vështirësi ndërsa hapnin veprën e predikimit.

Metodat e hershme të predikimit

Transmetimet në radio dhe dëshmia në porte ndezën zemërimin e armiqve të fuqishëm të së vërtetës në Indonezi.

Lëvizja Bibelkring

Kjo lëvizje fetare e kishte bazën te botimet e Dëshmitarëve të Jehovait, por ra viktimë e arsyetimeve njerëzore.

I çmonte thesaret në qiell

Njerëz të tërbuar plaçkitën shtëpinë e Tio Seng Bi para syve të tij, por lanë diçka që ai e vlerësonte më tepër se çdo gjë që humbi.

Predikimi në Javën Perëndimore jep fryt

Edhe pse botimet ndaloheshin njëri pas tjetrit, Dëshmitarët me mendjemprehtësi vazhduan veprën e predikimit.

Nën zgjedhën japoneze

Gjatë Luftës II Botërore, disa Dëshmitarë gjetën një mënyrë për t’u regjistruar nga autoritetet japoneze pa cenuar asnjanësinë.

Një pionier sypatrembur

Gjatë 60 viteve të shërbimit, Andrea Eliasi ruajti integritetin sa herë e merrnin në pyetje dhe e kërcënonin.

Vijnë misionarët e Galaadit

Misionarët e parë të stërvitur në Galaad vijnë që vepra e predikimit të ecë shpejt.

Lajmi i mirë shkon në lindje

A e arriti qëllimin kleri këtë radhë?

Vijnë më shumë misionarë

Kushtet për predikimin e lajmit të mirë u keqësuan shpejt gjatë mesit të viteve 70.

Si vajza e vërtetë e Sarës

Titi Kutini iu nënshtrua me kënaqësi të shoqit dhe u shpërblye bollshëm.

Një kongres i paharrueshëm

Kongresi «Lajmi i mirë i përhershëm» i vitit 1963 pati sukses me gjithë pengesat e mëdha.

I mbijetova kryengritjes komuniste

Ronald Xhakës tashmë ia kishin hapur varrin.

Pesëdhjetë vjet pionier special

Më 1964 në Papuan Perëndimore, një shërbëtor fetar protestant kërcënoi «Do t’i zhduk Dëshmitarët e Jehovait nga Manëkuari!» A ia arriti qëllimit?

Nga bos i mafias në qytetar të respektuar

Drejtori i Shërbimeve Sekrete pyeti: «Çfarë bëjnë në të vërtetë Dëshmitarët e Jehovait në Indonezi?»

Të vendosur të ecnin përpara

Pse disa thoshin: «Dëshmitarët e Jehovait janë si gozhda?»

Nuk i braktisën mbledhjet

Kur u hoq ndalimi për Dëshmitarët e Jehovait, një zyrtar tha në mënyrë paradoksale: «Lirinë e adhurimit nuk jua jep ky dokument regjistrimi.»

Dashuria e krishterë në kohë katastrofash

Dëshmitarët e Jehovait dhanë menjëherë ndihmën e tyre pasi një tërmet rrafshoi Gunungsitolin, një qytet indonezian.

Ishim të vendosur të mos bënim kompromis

Daniel Lokolo kujton përndjekjen kur ishte në duar të gardianëve.

Iu bindëm drejtimit, prandaj mbijetuam

Konflikti mes myslimanëve dhe të krishterëve në Indonezi krijoi situatë problematike për Dëshmitarët e Jehovait.

Vepra merr hov

Me t’u hequr ndalimi, vëllezërit nxorën dobi nga tri masa të rëndësishme.

Shpallin me krenari emrin e Jehovait

Si i kapërcyen Dëshmitarët pengesat që vinin nga zakonet e kultura të cilat ua hiqnin guximin?

Një zyrë dege në qiell

Ata që shkojnë atje ku ka më shumë nevojë, kanë gjetur një territor tjetër ku nuk kanë dëgjuar për Jehovain.

Jehovai e tejkaloi atë që pritnim!

Kongregacioni në fshatin Tugala Ojo, Indonezi, pati një bekim që nuk e priste.

Më në fund sërish bashkë!

Dy motra indoneziane që nuk dëgjojnë, i ndanë kur njërën e dhanë dhënë për adoptim, por e vërteta i bashkoi sërish.

Njëqind vjet më parë​—1916

Një ngjarje në vjeshtën e vitit 1916 doli se ishte mjaft domethënëse për Studentët e Biblës.

Totali i vitit 2015

Ç’përpjekje u bënë dhe sa fonde u shpenzuan për predikimin e lajmit të mirë për Mbretërinë e Perëndisë?

Përkujtimi​—Të premten, më 3 prill 2015

Rezultatet e fushatës 4-javore për shpërndarjen e ftesave ishin të jashtëzakonshme.