Joeli 3:1-21
3 «Sepse, ja, në ato ditë dhe në atë kohë,+ kur unë të kthej robërit e Judës dhe të Jerusalemit,+
2 do të mbledh, gjithashtu, të gjitha kombet+ dhe do t’i zbres në ultësirën e Jehozafatit.+ Do t’i gjykoj për shkak të popullit tim dhe të trashëgimisë sime, Izraelit,+ të cilin e shpërndanë mes kombeve, duke e ndarë vendin tim.+
3 Ata hidhnin short+ për të ndarë mes tyre popullin tim, jepnin djalin për të shkuar me një prostitutë+ dhe vajzën e shitnin për të blerë verë, që të pinin.
4 Për më tepër, ç’punë keni ju me mua, o Tir dhe Sidon+ dhe tërë ju rajone të Filistisë?+ Kështu ma shpërbleni?! Nëse më trajtoni kështu, unë do ta kthej shpejt dhe pa u vonuar këtë trajtim mbi kokat tuaja.+
5 Ngaqë keni marrë argjendin e arin tim+ dhe i keni çuar gjërat e mia të mira e të dëshirueshme në tempujt tuaj+
6 dhe bijtë e Judës e të Jerusalemit ua keni shitur+ bijve të grekëve,+ me qëllim që t’i largoni nga territori i tyre,+
7 ja, po i ngre që të vijnë prej vendit ku i keni shitur+ dhe do ta kthej trajtimin tuaj mbi kokat tuaja.+
8 Do t’i shes bijtë e bijat tuaja në dorë të bijve të Judës+ dhe ata kanë për t’ua shitur burrave të Shebës,+ një kombi të largët,+ sepse vetë Jehovai ka folur.
9 Shpallni këtë ndër kombe:+ “Përgatituni* për luftë! Ngrini burrat e fuqishëm!+ Le të afrohen! Le të ngjiten tërë luftëtarët!+
10 Farkëtoni ploret dhe kthejini në shpata, kurse kizat për krasitje+ në heshta. I dobëti le të thotë: ‘Jam burrë i fuqishëm.’+
11 Ejani dhe ndihmoni njëri-tjetrin, tërë ju kombe rreth e përqark,+ dhe mblidhuni së bashku.”»+
Në atë vend, o Jehova, zbriti të fuqishmit e tu.+
12 «Le të ngrihen e të ngjiten kombet në ultësirën e Jehozafatit,+ sepse atje do të ulem të gjykoj të gjitha kombet rreth e përqark.+
13 Vini draprin,+ se të korrat janë gati.+ Ejani, zbritni, se shtypësja e rrushit është plot.+ Lugjet e shtypëseve gufojnë, sepse e keqja e tyre është me bollëk.+
14 Turma, turma ka në ultësirën e vendimit,+ sepse dita e Jehovait është afër në ultësirën e vendimit.+
15 Dielli dhe hëna patjetër do të errësohen dhe yjet do të humbasin shndritjen e tyre.+
16 Nga Sioni Jehovai do të ulërijë si një luan dhe nga Jerusalemi do të lëshojë zërin e tij.+ Qielli dhe toka do të lëkunden,+ por Jehovai do të jetë një strehë për popullin e tij+ dhe një fortesë për bijtë e Izraelit.+
17 Ju do ta merrni vesh që unë jam Jehovai, Perëndia juaj,+ që banoj në Sion, në malin tim të shenjtë.+ Jerusalemi do të bëhet një vend i shenjtë+ dhe të huajt nuk do të kalojnë më nëpër të.+
18 Atë ditë nga malet do të pikojë verë e ëmbël,+ nga kodrat do të rrjedhë qumësht dhe nëpër shtretërit e rrëkeve të Judës do të rrjedhë ujë. Nga shtëpia e Jehovait do të dalë një burim+ dhe ka për të vaditur luginën e përroit të Akacieve.+
19 Egjipti do të bëhet një vend i shkretë+ dhe Edomi do të bëhet një shkretëtirë e braktisur,+ për shkak të dhunës ndaj bijve të Judës, në vendin e të cilëve derdhën gjak të pafajshëm.+
20 Kurse Juda do të jetë e banuar përgjithmonë+ dhe Jerusalemi brez pas brezi.+
21 Gjakun e tyre, të cilin nuk e quajta të pafaj, do ta quaj të pafaj+ dhe Jehovai do të banojë në Sion.»+
Shënimet
^ Ose «shenjtëroni».

