Hozea 6:1-11

6  «Ejani, le të kthehemi te Jehovai,+ sepse ai na ka copëtuar,+ por do të na shërojë.+ Na godiste, por do të na i lidhë plagët.+ 2  Ai do të na ngjallë pas dy ditësh.+ Ditën e tretë do të na ngrejë dhe do të jetojmë përpara tij.+ 3  Ne do ta njohim, do të përpiqemi ta njohim Jehovain.+ Ashtu si agimi,+ ardhja e tij është e sigurt.+ Ai do të vijë te ne si një shi i bollshëm,+ si një shi pranvere që e ngop tokën.»+ 4  «Ç’të të bëj, o Efraim? Ç’të të bëj, o Judë,+ kur dashamirësia juaj është si retë e mëngjesit dhe si vesa që ikën shpejt? 5  Ja pse kam për t’i latuar me anë të profetëve,+ kam për t’i vrarë me anë të fjalëve të gojës sime.+ Gjykimet mbi ty do të jenë si drita që lind.+ 6  Sepse unë jam kënaqur me dashamirësinë,+ jo me flijimin;+ me njohurinë për Perëndinë dhe jo me blatimet e plota të djegura.+ 7  Por ata, përderisa janë thjesht njerëz, e kanë shkelur besëlidhjen.+ Ja ku kanë vepruar pabesisht me mua.+ 8  Galaadi+ është qyteti i atyre që merren me gjëra të dëmshme; gjurmët e tyre janë gjak.+ 9  Gjithë priftërinjtë janë si bandat e kusarëve,+ që i zënë pritë një njeriu.+ Buzë rrugëve të Sikemit+ kryejnë vrasje, sepse s’kanë praktikuar gjë tjetër veç sjelljes së shthurur.+ 10  Në shtëpinë e Izraelit kam parë një gjë të llahtarshme.+ Atje Efraimi kryen kurvëri.+ Izraeli është ndotur.+ 11  Veç kësaj, o Judë, ti je caktuar të korresh, kur të kthej robërit e popullit tim.»+

Shënimet