Hozea 3:1-5
3 Jehovai më tha akoma: «Shko përsëri, dashuro një grua të dashuruar nga një shok+ dhe që kryen kurorëshkelje, ashtu si ka dashuri Jehovai për bijtë e Izraelit,+ ndërkohë që ata u drejtohen perëndive të tjera+ dhe duan t’u paraqitin atyre kuleç prej rrushi të thatë.»+
2 Dhe unë e bleva atë grua për pesëmbëdhjetë pjesë argjendi+ dhe një homer e gjysmë elbi.
3 Pastaj i thashë: «Do të banosh me mua për shumë ditë.+ Nuk do të kryesh kurvëri+ dhe nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me asnjë burrë tjetër.+ As unë nuk do të kem marrëdhënie me ty.»
4 Kjo sepse për shumë ditë bijtë e Izraelit do të banojnë pa mbret,+ pa princ, pa flijim,+ pa shtyllë dhe pa efod*+ e idhull shtëpie.*+
5 Pas kësaj bijtë e Izraelit do të kthehen e do të kërkojnë Jehovain, Perëndinë e tyre,+ si dhe Davidin, mbretin e tyre.+ Në ditët e fundit+ ata do të vijnë duke u dridhur para Jehovait+ dhe mirësisë së tij.
Shënimet
^ Ose «perëndi shtëpie». Fjalë për fjalë terafim.
^ Ndoshta një veshje si përparëse, me dy pjesë, para dhe prapa.

