Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 23 mars 2023
Ky aplikacion informativ (ky «Aplikacion») ka si qëllim të të mësojë më shumë për Perëndinë, për Biblën dhe për Dëshmitarët e Jehovait. Lexo, shiko dhe shkarko materiale që të interesojnë. Duam që edhe të tjerët të nxjerrin dobi nga ky Aplikacion, por nuk duhet të riprodhosh ose të kopjosh materialet e tij në ndonjë sit apo aplikacion tjetër. Mund t’ua tregosh të tjerëve atë që ke mësuar, duke u sugjeruar të shkarkojnë këtë Aplikacion.
Pjesa Kushte përdorimi (kjo «Marrëveshje») është një marrëveshje ligjore ndërmjet Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc., një korporatë jofitimprurëse në Nju-Jork («Watchtower», «ne», ose «ynë»), dhe teje, një përdoruesi («ti» ose «yt») të Aplikacionit.
Çdo përditësim, përmirësim, funksion i ri dhe/ose veçori shtesë e Aplikacionit ndikohen nga kjo Marrëveshje. Kjo Marrëveshje mund të rishikohet, të modifikohet ose të ndërpritet nga ne, në çdo kohë. Ti pranon qartë se këto modifikime, rishikime ose ndërprerje mund të ndikojnë te përdorimi yt i Aplikacionit. Nëse vazhdon të përdorësh dhe/ose të kesh akses tek Aplikacioni, tregon se je dakord me këto modifikime.
Nëse nuk i përmbahesh kësaj Marrëveshjeje (siç përcaktohet nga ne) në tërësi ose pjesërisht, po shkel kushtet e kësaj Marrëveshjeje dhe mund të të hiqet menjëherë aksesi dhe/ose licensa për të përdorur këtë Aplikacion. Ti pranon qartë se ne kemi të drejta të plota të të heqim aksesin dhe/ose licensën për të përdorur Aplikacionin, për çfarëdolloj arsyeje ose pa arsye.
TI PRANON T’U BINDESH KUSHTEVE TË KËSAJ MARRËVESHJEJE DUKE KLIKUAR BUTONIN «PRANOJ» QË NDODHET NË KËTË MARRËVESHJE, OSE DUKE SHKARKUAR, DUKE INSTALUAR, DUKE KOPJUAR OSE THJESHT DUKE PËRDORUR APLIKACIONIN TONË. NËSE PRANON KËTË MARRËVESHJE, DO TË PAJISESH ME LICENSËN E KËTIJ APLIKACIONI. NËSE NUK PRANON T’U BINDESH KUSHTEVE TË KËSAJ MARRËVESHJEJE, NUK MUND TË INSTALOSH, TË KOPJOSH APO TË PËRDORËSH KËTË APLIKACION, DHE DUHET TË FSHISH MENJËHERË TË GJITHA KOPJET E KËTIJ APLIKACIONI NGA PAJISJA JOTE.
1. DHËNIA E LICENSËS. Ky Aplikacion nuk shitet, por të jepet me licensë dhe mund ta përdorësh vetëm sipas kushteve të kësaj Marrëveshjeje. Nëse pranon t’u bindesh të gjitha kushteve të kësaj Marrëveshjeje dhe vazhdon ta bësh këtë, Watchtower të jep të drejtën e revokueshme, të kufizuar, të patransferueshme, të pamodifikueshme dhe jo-ekskluzive për të pasur akses, për të përdorur, për të instaluar, për të hapur, për të ruajtur, për të shfaqur dhe për të vënë në punë Aplikacionin në pajisjet që ke në zotërim ose që përdor, në përputhje me qëllimet e përdorimit, siç përshkruhen në këtë Marrëveshje ose sipas udhëzimeve të siguruara me shkrim nga Watchtower. Kushtet e kësaj Marrëveshjeje do të zbatohen për çdo përditësim që bën Watchtower, të cilat zëvendësojnë dhe/ose përmirësojnë Aplikacionin fillestar. Nëse këto përditësime vijnë me një licensë më vete, do të zbatohen kushtet e licensës së re. Për disa pjesë të Aplikacionit mund të zbatohen kushtet e licensave publike (open source license) ose të licensave të tjera të palëve të treta. Nëse ka përplasje midis kushteve të kësaj Marrëveshjeje dhe të licensave të tjera, do të zbatohen kushtet e atyre licensave për këto pjesë të Aplikacionit.
2. MBROJTJA E PRONËSISË DHE E TË DREJTAVE; MATERIALE TË PALËS SË TRETË, MARKA TREGTARE. Watchtower gëzon të drejta të plota mbi Aplikacionin, edhe ato që nuk të janë shprehur hapur në këtë Marrëveshje. Ky Aplikacion mbrohet nga ligjet dhe traktatet për të drejtat e autorit e për pronën intelektuale. Ndërmjet teje dhe Watchtower, Watchtower është pronar i të drejtës së plotë, i titullit dhe i përfitimeve nga Aplikacioni. Nëse nuk tregohet ndryshe, (i) të gjitha materialet që përmban Aplikacioni dhe (ii) të gjitha markat tregtare që lidhen me Aplikacionin janë pronë e Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania («Watch Tower»). Për të shmangur çdo dyshim, të gjitha pronat intelektuale që Watchtower ose Watch Tower kanë marrë me licensë nga një furnitor i palës së tretë dhe që përfshihen në Aplikacion, do të mbeten pronë e kësaj pale të tretë. Ti pranon të mos heqësh, të mos fshehësh dhe të mos modifikosh në ndonjë mënyrë të drejtat e autorit, markën tregtare ose ndonjë dokument pronësie apo identifikues burimi, që janë pjesë e Aplikacionit apo lidhen me të (përfshirë, përveç të tjerave, edhe ato që janë pjesë e atributeve të licensave publike) («Atributet»). Ne nuk mund të garantojmë dhe nuk garantojmë akses tek informacionet apo te të dhënat që i përkasin ndonjë pale të tretë, shërbimet e së cilës përdor ti përmes Aplikacionit (nëse ka).
Adobe, logoja Adobe, Acrobat dhe logoja Acrobat janë marka tregtare të Adobe Systems Incorporated. iTunes dhe iPod janë marka tregtare të Apple Inc. Microsoft, logoja Microsoft, si edhe emrat e çdo programi dhe produkti të Microsoft, përfshirë Microsoft Office dhe Microsoft Office 365, janë marka tregtare të Microsoft Inc. Android është markë tregtare e Google LLC. Roboti Android riprodhohet ose modifikohet në harmoni me kushtet e vendosura nga Google dhe të përshkruara në Creative Commons 3.0 Attribution License (https://creativecommons.org/licenses/by/3.0/us/). Të gjitha markat e tjera tregtare dhe markat e regjistruara janë pronë e zotëruesve përkatës.
3. KUFIZIMET E PËRDORIMIT. Aplikacioni është vetëm për përdorim personal, siç tregohet në këtë Marrëveshje ose siç është udhëzuar a treguar me shkrim nga Watchtower. Ti pranon që, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, nuk do të lejosh asnjë tjetër dhe as ti vetë nuk do të bësh gjërat e mëposhtme: (a) të japësh me qira, të japësh në formë huaje, të japësh me interes, të shesësh, të rishesësh, të transferosh, të caktosh, të riprodhosh, të kopjosh, të publikosh, të përcjellësh, të modifikosh, të krijosh produkte që derivojnë nga ky Aplikacion, të shpërndash, të shfrytëzosh a të publikosh një pjesë të Aplikacionit apo të gjithin, (b) të krijosh një produkt të ngjashëm, të kopjosh kodin burimor kompjuterik, të modifikosh, të përshtatësh, të përkthesh a të zbërthesh ndonjë pjesë të Aplikacionit apo të gjithin, përfshirë, përveç të tjerave, ndonjë prej ideve bazë, algoritmeve ose strukturës, ose të përdorësh Aplikacionin për të krijuar aplikacione, programe, produkte ose shërbime të reja (përveç rasteve kur një nga kufizimet e mësipërme ndalohet me ligj ose deri aty ku e lejojnë kushtet e përdorimit të komponentëve publikë a të palëve të treta, që përmban Aplikacioni), (c) të heqësh ose të modifikosh ndonjë markë tregtare, emër tregtar, emër shërbimi, grafikë, dizajn, logo, krye faqe, ikonë, dokument, markë kompanie shpërndarëse, pamje produkti a ndonjë të drejtë tjetër pronësie që i përket Aplikacionit (përfshirë, përveç të tjerave, markat tregtare «JW» dhe «JW.ORG») ose ndonjë markë tjetër tregtare, (d) që me anë të emrit, logos, markës tregtare ose ndonjë shenje tjetër identifikuese të një individi apo enti, të japësh përshtypjen sikur ky individ apo ent është botuesi a shpërndarësi i Aplikacionit ose (e) të përdorësh, të postosh, të përcjellësh ose të krijosh një pajisje, program apo sekuencë kodesh që ndërhyn apo përpiqet të ndërhyjë te fuksionimi i ndonjë aspekti të Aplikacionit, (f) të regjistrosh, të përpiqesh të regjistrosh ose të ndihmosh dikë tjetër të regjistrojë ndonjë markë tregtare, logo, emër faqeje interneti dhe ndonjë veçori tjetër për të cilën njihet marka, të drejtë autorësie ose ndonjë të drejtë pronësie që lidhet me Watchtower, me Watch Tower ose me ndonjë nga entet me të cilat bashkëpunojnë; (g) të heqësh, të fshehësh ose të modifikosh ndonjë dokument të të drejtave të autorit, të markës tregtare ose të ndonjë të drejte tjetër pronësie që i përket ndonjë aspekti që përmban Aplikacioni, (h) të përcjellësh, të ruash ose të përpunosh informacione shëndetësore, për të cilat ndiqen rregullat e United States HIPAA-së, ose (i) të përdorësh Aplikacionin për ndonjë qëllim tjetër nga ato që përshkruhen te licensa që përmban kjo Marrëveshje. Ti duhet t’u bindesh (dhe të mos shkelësh me dashje) kushtet e përdorimit të Google APIs.
Edhe pse pranon të respektosh kufizimet e përdorimit të përmendura më lart, ekziston mundësia që të kërkosh leje të veçantë për të krijuar një produkt të ngjashëm, për të kopjuar kodin burimor kompjuterik, për të modifikuar, për të përshtatur, për të përkthyer a për të zbërthyer ndonjë pjesë të Aplikacionit apo të gjithin, përfshirë, përveç të tjerave, ndonjë prej ideve bazë, algoritmeve ose strukturës, ose që të përdorësh këtë Aplikacion për të krijuar aplikacione, programe, produkte ose shërbime të reja. Vetëm Watchtower e ka të drejtën për të dhënë këtë leje. Për të kërkuar këtë leje të veçantë, të lutemi të kontaktosh Watchtower duke i dërguar email DeveloperSupport@jw.org.
Nëse ti ose Watchtower nuk arrini t’u përmbaheni ngushtësisht kushteve të kësaj Marrëveshjeje apo nëse ti ose Watchtower nuk ushtroni ndonjë të drejtë kompensimi a ndonjë të drejtë tjetër, që përmban kjo Marrëveshje ose ndonjë dokument tjetër që lidhet me të, nuk do të konsiderohet sikur ke hequr dorë nga të drejtat dhe si rezultat nuk do të ulet rëndësia e detyrimeve që përmban Marrëveshja. Të heqësh dorë nga një aspekt i Marrëveshjes nuk do të konsiderohet sikur ke hequr dorë nga një aspekt tjetër që vjen si pasojë. Asnjë dorëheqje nga ndonjë masë e kësaj Marrëveshjeje nuk do të jetë e suksesshme nëse nuk tregohet qartë që është dorëheqje dhe nëse nuk të komunikohet ty apo Watchtower me shkrim nga pala tjetër.
4. PËRDORIMET E LEJUARA DHE TË PALEJUARA TË APLIKACIONIT DHE/OSE TË PËRMBAJTJES SË TIJ.
Në përputhje me kufizimet e mëposhtme, ti mund:
Të shohësh, të shkarkosh dhe të printosh materiale grafike që i përkasin Watch Tower, botime elektronike, muzikë, fotografi, materiale të shkruara ose video nga ky Aplikacion, për përdorim personal dhe jo për qëllime tregtare.
Të shpërndash linqe të kopjeve elektronike të botimeve, të videove ose të programeve audio që mund të shkarkohen nga ky Aplikacion.
Nuk do të lejosh asnjë palë të tretë dhe as ti vetë nuk do të bësh gjërat e mëposhtme:
Të postosh materiale grafike, botime elektronike, marka tregtare, muzikë, fotografi, video ose artikuj të këtij Aplikacioni në internet (në çfarëdo siti tjetër, në site ku shpërndahen materiale, në site ku shpërndahen video ose në rrjete sociale).
Të shpërndash materiale grafike, botime elektronike, marka tregtare, muzikë, fotografi, materiale të shkruara ose video të këtij Aplikacioni në ndonjë aplikacion tjetër ose si pjesë e një aplikacioni tjetër (përfshirë edhe ngarkimin e materialeve të tilla në një server që përdor një aplikacion tjetër).
Të riprodhosh, të dublikosh, të kopjosh, të shpërndash ose të shfrytëzosh çfarëdo materiali grafik, logoje, botimi elektronik, marke tregtare, muzike, fotografie, materiali të shkruar, videoje apo ndonjë material tjetër nga ky Aplikacion, për qëllime tregtare ose për pará (edhe nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë përfitim).
Të krijosh për qëllime shpërndarjeje çfarëdo aplikacioni, mjeti ose teknike të projektuar për të mbledhur, për të kopjuar, për të shkarkuar, për të shkëputur, për të grumbulluar ose për të marrë të dhëna, HTML, imazhe ose materiale të shkruara nga ky Aplikacion. (Kjo nuk e ndalon shpërndarjen e aplikacioneve falas dhe jotregtare, të krijuara për të shkarkuar materiale elektronike nga zonat publike të këtij siti, siç janë formatet EPUB, PDF, MP3 dhe MP4.)
Të keqpërdorësh Aplikacionin, p.sh. të ndërhysh ose të përdorësh Aplikacionin apo shërbimet e tij me një metodë ndryshe nga ato që janë ofruar haptazi.
Të përdorësh këtë Aplikacion në çfarëdo mënyre që shkakton ose mund të shkaktojë dëmtime të Aplikacionit apo që pengon disponueshmërinë e sitit a hyrjen në të; në çfarëdo mënyre të paligjshme, mashtruese a të dëmshme ose që lidhet me çfarëdo qëllimi ose aktiviteti të paligjshëm, mashtrues a të dëmshëm.
Të përdorësh këtë Aplikacion ose materiale grafike, botime elektronike, marka tregtare, muzikë, fotografi, materiale të shkruara ose video të tij për çfarëdo qëllimi që lidhet me marketingun.
Të përdorësh këtë Aplikacion apo çfarëdo materiali që përmban ai, për qëllime tregtare ose të ofrosh që të shesësh çfarëdo produkti tregtar ose gjërat e mëposhtme: produkte mjekësore me recetë; substanca të paligjshme dhe ilaçe pa pullë; armë; materiale piraterike; udhëzime si të prodhosh, si të përgatitësh ose si të gjesh produkte të paligjshme apo armë për të sulmuar të tjerët; informacione që përdoren për të shkelur të drejtën/të drejtat e autorit, markën/markat tregtare ose të shkatërrosh të dhënat apo pronën intelektuale të të tjerëve; informacione që përdoren për të dëmtuar në mënyrë të paligjshme njerëz a kafshë; pornografi, lakuriqësi, shërbime eskortë ose ndonjë material tjetër për të rritur.
Të përdorësh këtë Aplikacion apo çfarëdo materiali që përmban ai, për të shkelur ose për të nxitur shkeljen e të drejtave ligjore të të tjerëve (për shembull, kjo mund të përfshijë dhunimin ose keqpërdorimin e të drejtave të pronës intelektuale të të tjerëve, në kundërshtim me Digital Millennium Copyright Act).
Të përdorësh këtë Aplikacion për të dërguar ose për të shpërndarë viruse, viruse worms, viruse Trojan horses, dokumente të korruptuara, mashtrime ose materiale të tjera me natyrë shkatërruese apo mashtruese.
Të përdorësh këtë Aplikacion për t’u përfshirë në çfarëdo aktiviteti që konsiderohet i paligjshëm, siç është vendosur me autoritet të plotë prej nesh.
Të përdorësh këtë Aplikacion për të postuar, për të përcjellë, për të shfaqur ose për të përdorur në mënyrë publike të folur të ndyrë, sharës, shpifës, ngacmues, fyes ose kërcënues.
Të përdorësh këtë Aplikacion ose materialet që përmban, për qëllime të paligjshme, për të shkelur privatësinë, për të cenuar të drejtat, për të shpifur ose për të mashtruar (për shembull, me anë të mashtrimeve telefonike a kompjuterike, ndryshe phishing, duke krijuar skema piramidale, duke kopjuar site (mirroring a website).
Të përdorësh këtë Aplikacion për të krijuar, për të shpërndarë, për të publikuar ose për të mundësuar dërgimin e emaileve të padëshiruara, për të reklamuar ose për të dërguar gjëra të tjera të padëshirueshme («spam»).
Të përfshihesh në çdo aktivitet që, siç është vendosur me autoritet të plotë prej nesh, ndërhyn apo interferon në ndonjë mënyrë ose dëmton (ose që kërcënon të ndërhyjë, të interferojë në ndonjë mënyrë ose të dëmtojë) Aplikacionin, funksionimin e tij ose aftësinë e të tjerëve për të përdorur në mënyrë të efektshme Aplikacionin.
Watchtower nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës nëse ti nuk e përdor sipas mënyrës së lejuar e nuk është përgjegjës as për ndonjë ngacmim, kërcënim, shpifje, sharje, mesazh të paligjshëm apo transmetim që mund të të vijë nga përdorimi i Aplikacionit.
Si përdorues i Aplikacionit, duhet (i) t’u bindesh ligjeve federale, të shtetit dhe atyre të vendit dhe (ii) t’u bindesh të gjitha ligjeve në fuqi për të drejtat e autorit, siç janë ligjet që zbatohen për muzikën, për videot, për lojërat, për figurat, për materialet e shkruara ose për materiale të tjera, për përdorim personal dhe për prodhim të informacionit elektronik.
5. NDËRPRERJA. Kjo Marrëveshje është e vlefshme derisa të ndërpritet nga ti ose nga Watchtower. Të drejtat e tua që përfshihen në këtë Marrëveshje, do të ndërpriten automatikisht nëse nuk respekton ndonjë nga kushtet ose masat e saj. Watchtower mund ta ndërpresë menjëherë Marrëveshjen me ty dhe/ose licensën tënde për të përdorur Aplikacionin, në çdo kohë, për çfarëdo arsyeje ose pa arsye, pa asnjë lloj përgjegjësie ligjore ose detyrimi ndaj teje. Pas përfundimit të kësaj Marrëveshjeje, nuk duhet ta përdorësh më Aplikacionin në asnjë lloj mënyre, duhet ta çinstalosh dhe ta fshish Aplikacionin nga të gjitha pajisjet dhe nga çdo vend tjetër ku mund ta kesh ruajtur. Në asnjë rast, Watchtower nuk mban përgjegjësi ligjore për ndërprerjen e kësaj Marrëveshjeje ose për heqjen e aksesit në Aplikacion.
6. INFORMACIONET MJEKËSORE
Qëllimi i materialeve të këtij Aplikacioni, të cilat përmbajnë ndonjë informacion ose referencë mjekësore («Informacionet mjekësore»), është vetëm të informojë. Ato nuk shërbejnë si këshilla mjekësore dhe as nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë këshilla, diagnoza apo trajtime mjekësore profesionale. Informacionet mjekësore nuk rekomandojnë apo mbështetin asnjë analizë, mjek, produkt, procedurë, opinion të caktuar ose informacion tjetër që mund të përmbajë pjesa Informacionet mjekësore.
Pjesa Informacionet mjekësore nuk është projektuar, nuk ka si qëllim e as nuk është autorizuar për t’u përdorur në lidhje me ndonjë vendim, sistem apo procedurë mjekësore, që shpëton jetë ose që të mban në jetë, e as për ndonjë aplikim apo qëllim tjetër. Për çdo pyetje që mund të kesh në lidhje me një problem ose trajtim mjekësor, kërko gjithmonë këshillën e një mjeku ose të një profesionisti tjetër të kualifikuar në mjekësi. Ky Aplikacion nuk mban përgjegjësi ligjore për ndonjë gabim ose informacion jo të plotë te pjesa Informacionet mjekësore. Nëse mbështetesh tek Informacionet mjekësore, përgjegjësia e plotë bie mbi ty.
7. GARANCITË. TI MBAN PËRGJEGJËSI TË PLOTË PËR PËRDORIMIN E KËTIJ APLIKACIONI DHE TË ÇDO MATERIALI QË PËRMBAN AI. APLIKACIONI SIGUROHET «SIÇ ËSHTË», «SIÇ ËSHTË I DISPONUESHËM» DHE ME TË GJITHA TË METAT. PËR AQ SA E LEJON LIGJI, WATCHTOWER NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR ASNJË NGA GARANCITË, PËRFAQËSIMET DHE KUSHTET, QOFSHIN TË DREJTPËRDREJTA, TË NËNKUPTUARA APO LIGJORE, PËRVEÇ TË TJERAVE, PËR ÇDO GARANCI TË NËNKUPTUAR, PËR DETYRIMET OSE PËR KUSHTET E TREGTISË, PËR MOSSHKELJET, PËR PËRPUTHJEN ME NJË QËLLIM TË CAKTUAR, PËR BESUESHMËRINË OSE PËR DISPONUESHMËRINË, PËR SAKTËSINË OSE PËR PLOTËSINË, PËR CILËSINË, PËR SIGURINË, PËR PËRSHTATSHMËRINË, PËR PËRPJEKJET E EFEKTSHME, PËR MUNGESËN E VIRUSEVE, PËR MUNGESËN E NEGLIZHENCËS OSE PËR PËRDORIMIN E APLIKACIONIT NË NJË MËNYRË TË VEÇANTË APO PËR SIGURIMIN E NJË REZULTATI TË VEÇANTË, OSE PËR ÇDO GJË TJETËR QË VJEN SI REZULTAT I PËRDORIMIT TË APLIKACIONIT APO QË LIDHET ME PËRDORIMIN E APLIKACIONIT NGA TI OSE NGA DIKUSH TJETËR. WATCHTOWER NUK GARANTON SE ASGJË S’DO TË NDIKOJË NEGATIVISHT TE PËRDORIMI I APLIKACIONIT, SE APLIKACIONI DO TË JETË NË LARTËSINË E STANDARDEVE TË TUA PËR SA I PËRKET FUNKSIONEVE QË PËRMBAN DHE SHËRBIMEVE QË OFRON OSE SIGURON, SE S’DO TË DALIN GABIME OSE SE S’DO TË KETË NDËRPRERJE GJATË PËRDORIMIT TË APLIKACIONIT, APO SE S’DO TË KETË VONESA, SHKËPUTJE, SULME, NDËRHYRJE NË SISTEMIN E SIGURISË DHE AS QË NUK DO TË BJERË PRE E HAKERAVE. GJITHASHTU, WATCHTOWER NUK GARANTON SE DO TË SIGUROJË NDONJË LLOJ NDIHME APO SHËRBIMI TJETËR DHE NUK MBAN PËRGJEGJËSI NËSE NUK SIGURON DOT NDIHMË OSE NDONJË SHËRBIM TJETËR QË LIDHET ME APLIKACIONIN. SHKARKIMI DHE PËRDORIMI I ÇDO PROGRAMI SHOQËROHET ME RREZIQE TË MËDHA, NDAJ WATCHTOWER TË NXIT TË SIGUROHESH SE I KUPTON PLOTËSISHT RREZIQET E MUNDSHME PARA SE TË SHKARKOSH, TË INSTALOSH OSE TË PËRDORËSH APLIKACIONIN. AS WATCHTOWER, AS NDONJË NGA ENTET QË BASHKËPUNOJNË ME WATCHTOWER DHE AS NDONJË PREJ DREJTUESVE, ZYRTARËVE, VULLNETARËVE, ANËTARËVE, LICENSUESVE, FURNITORËVE, FIRMAVE A PUNONJËSVE ME KONTRATË, AGJENTËVE OSE PËRFAQËSUESVE TË TYRE (TË GJITHË JANË «PALË TË WATCHTOWER»), NUK DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI PËR NDONJË DËM, NGA I CILI MUND TË PREKESH TI APO NDONJË PALË E TRETË, DËM QË LIDHET ME SHKARKIMIN, INSTALIMIN, ÇINSTALIMIN, MODIFIKIMIN OSE PËRDORIMIN NGA ANA JOTE TË APLIKACIONIT APO TË NDONJË MATERIALI QË PËRMBAN AI.
8. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË LIGJORE. PËR AQ SA E LEJOJNË LIGJET NË FUQI, NË ASNJË RAST, AS WATCHTOWER, AS NDONJË NGA PALËT E WATCHTOWER NUK DO TË MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR DËME TË VEÇANTA, AKSIDENTALE, TË TËRTHORTA, NDËSHKUESE OSE QË VIJNË SI RRJEDHOJË (PËRFSHIRË, PËRVEÇ TË TJERAVE, HUMBJEN E PËRFITIMEVE, TË TË DHËNAVE, TË BIZNESIT OSE TË REPUTACIONIT, OSE NDONJË HUMBJE TË MUNDSHME PËRFITIMESH, TË BIZNESIT OSE TË REPUTACIONIT, HUMBJEN E INFORMACIONEVE KONFIDENCIALE OSE TË NDONJË LLOJI TJETËR, PEZULLIMIN E BIZNESIT, MOSPËRMBUSHJEN E NDONJË DETYRIMI, QË PËRFSHIN MIRËBESIMIN DHE KUJDESJEN NË MËNYRË TË ARSYESHME, NEGLIZHENCËN DHE HUMBJEN MONETARE OSE NDONJË HUMBJE TJETËR), QË VIJNË SI REZULTAT I PËRDORIMIT TË APLIKACIONIT NGA ANA JOTE APO QË LIDHEN ME PËRDORIMIN E APLIKACIONIT DHE/OSE TË MATERIALEVE QË PËRMBAN AI (OSE SI REZULTAT I PAMUNDËSISË PËR TË PËRDORUR APLIKACIONIN DHE/OSE NDONJË MATERIAL QË PËRMBAN AI), OSE I NDONJË GJËJE TJETËR QË LIDHET ME KËTË MARRËVESHJE. GJËRAT E LARTPËRMENDURA ZBATOHEN NËSE PËRGJEGJËSIA LIGJORE NGRIHET NGA NDONJË PRETENDIM QË BAZOHET NË KONTRATË, GARANCI, KEQBËRJE (PËRVEÇ TË TJERAVE PËRFSHIN EDHE NEGLIZHENCËN), PRODUKT TË DËMTUAR, KRIM TË KRYER PA DASHJE, KEQPËRDORIM PRODUKTI, SHKELJE TË KUSHTEVE TË GARANCISË, SHKELJE TË KONTRATËS, EDHE NËSE WATCHTOWER OSE NDONJË NGA PALËT E WATCHTOWER JANË INFORMUAR QË MUND TË NDODHIN DËME TË TILLA. PAVARËSISHT NGA DËMET QË MUND TË HASËSH PËR ÇFARËDO ARSYEJE TEKSA PËRDOR APLIKACIONIN (PËRFSHIRË, PËRVEÇ TË TJERAVE, NDONJË NGA DËMET E PËRMENDURA NË KËTË DOKUMENT), E TËRË PËRGJEGJËSIA LIGJORE E TË GJITHA PALËVE TË WATCHTOWER DHE KOMPENSIMI YT PA TË DREJTË PADIE, NUK DO T’I KALOJNË DHJETË DOLLARË. MASA E KUFIZIMIT TË PËRGJEGJËSISË LIGJORE DUHET TË ZBATOHET EDHE NËSE MASAT E TJERA TË KËSAJ MARRËVESHJEJE NUK REZULTOJNË TË EFEKTSHME.
9. MBROJTJA NGA DËMET. Duhet të mbrosh dhe të mos lejosh që Watchtower dhe ndonjë nga palët e Watchtower të dëmtohen prej kërcënimeve apo pretendimeve, veprimeve, padive e kërkesave dhe të mos u shkaktosh asnjë lloj humbjeje që mund të vijë si pasojë, përgjegjësi ligjore, dëme, shpenzime dhe kosto, përfshirë, përveç të tjerave, tarifa të arsyeshme avokatësh dhe pagesa të tjera, që lidhen me Aplikacionin ose me përdorimin tënd të Aplikacionit dhe/ose me ndonjë nga materialet që përmban Aplikacioni, përfshirë, përveç të tjerave (a) shkeljen e kushteve të kësaj Marrëveshjeje nga ana jote, përfshirë përdorimin e Aplikacionit në një mënyrë që nuk përmendet në mënyrë specifike në këtë Marrëveshje, (b) neglizhencën tënde ose keqpërdorimin, (c) shkeljen e ndonjë ligji a rregulloreje nga ana jote, (d) ndonjë përfaqësim a garanci që bën ti lidhur me ndonjë aspekt të këtij Aplikacioni dhe/ose ndonjë material të këtij Aplikacioni, (e) çfarëdo pretendimi për veprimet e heqjen të ndonjë pale të tretë që lidhet me Aplikacionin dhe/ose me materialet e Aplikacionit ose (f) çdo pretendim nga një palë e tretë ose në emër të saj, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me përdorimin nga ana jote të Aplikacionit dhe/ose të materialeve të Aplikacionit.
10. MBROJTJA DHE LICENSA PËR MATERIALET. Ti përfaqëson dhe garanton hapur se ke të drejtën dhe/ose licensën për të postuar cilindo nga Materialet ose të gjitha Materialet (siç përcaktohet më poshtë) që ke postuar gjatë përdorimit të këtij Aplikacioni. Materialet përfshijnë çfarëdo informacioni dhe të gjitha informacionet që siguron ti teksa përdor këtë Aplikacion, ku, përveç të tjerave, përfshihen informacione, materiale, të dhëna, mesazhe, materiale të shkruara, dokumente, figura, video, tinguj, materiale të tjera dhe çdo lloj materiali të përmendur më lart që siguron ti. Ti përfaqëson dhe garanton se Materialet që siguron ti dhe përdorimi nga ana jonë i këtyre Materialeve nuk do të cënojnë e as nuk do të vjedhin ndonjë patentë, të drejtë autorësie, markë tregtare, sekret tregtar ose ndonjë të drejtë tjetër të pronësisë intelektuale të ndonjë pale të tretë.
Me anë të kësaj Marrëveshjeje, ti na jep të drejtën e përhershme, të parevokueshme, mbarëbotërore, jo-ekskluzive dhe pa mundësi fitimi për ty si dhe licensën për të përdorur, për të ngarkuar, për të ruajtur, për të modifikuar, për të kopjuar, për të shpërndarë, për të përcjellë, për të publikuar, për të transmetuar, për të shfaqur publikisht, për të riprodhuar, për të edituar, për të përkthyer e për të rimodeluar këto Materiale si dhe për të krijuar produkte që derivojnë nga këto Materiale. Ti pranon të na mbrosh ne dhe çdo palë të Watchtower me shpenzimet e tua, përballë çdo veprimi, padie dhe përballë çdo procedure të një pale që del kundër një prej palëve të Watchtower, që pretendon se është cenuar ndonjë patentë, e drejtë autori, markë tregtare, sekret tregtar ose ndonjë e drejtë tjetër apo se është shkelur ndonjë licensë ose ndonjë e drejtë tjetër e pronës intelektuale, bazuar te Materialet që ke siguruar ti. Gjithashtu, ti pranon të mbrosh dhe të mos lejosh që palët e Watchtower të dëmtohen nga vendimet gjyqësore, humbjet, përgjegjësitë ligjore, dëmet, kostot dhe shpenzimet (ku, përveç të tjerave, përfshihen tarifa të arsyeshme avokatësh dhe pagesa avokatësh) që vijnë si pasojë e shkeljeve të mësipërme ose që kanë lidhje me to. Ti kupton se ke përgjegjësi të plotë për të gjitha Materialet që postohen, që përcillen me anë të Aplikacionit apo që kanë lidhje me të. Ti pranon se ne nuk i shohim paraprakisht dhe nuk i miratojmë Materialet dhe se kemi të drejtën e plotë (por jo detyrimin) për të refuzuar, për të fshirë, ose për t’i ndryshuar vend çdo Materiali që shkel kushtet e kësaj Marrëveshjeje ose për çfarëdo arsyeje tjetër.
11. EKSPORTIMI. Ti nuk duhet të përdorësh ose të eksportosh a të ri-eksportosh këtë Aplikacion apo ndonjë nga materialet që përmban, përveçse kur lejohet nga ligjet e Shteteve të Bashkuara apo nga ligjet e vendit ku je pajisur me Aplikacionin. Përveç të tjerave, Aplikacioni nuk duhet të eksportohet ose të ri-eksportohet kurrë (a) në ndonjë nga shtetet që janë sanksionuar prej SHBA-së ose (b) te çdokush në listën e U.S. Treasury Department’s Specially Designated Nationals ose tek U.S. Department of Commerce Denied Persons List or Entity List. Gjithashtu, ti pranon se nuk do ta përdorësh këtë Aplikacion për qëllime që bien ndesh me ligjin.
12. PRIVATËSIA. Kushtet që përcaktojnë menaxhimin e informacionit të identifikimit dhe të informacioneve të tjera që ke dorëzuar ti, të cilat lidhen me Aplikacionin, janë përshkruar te Politika e privatësisë në Aplikacion.
13. LIGJET NË FUQI; KOHA E NGRITJEVE TË ANKESAVE. Për këtë Marrëveshje do të zbatohen ligjet e shtetit të Nju-Jorkut, dhe ajo do të interpretohet në përputhje me ato ligje, pa përfshirë parimet e shtetit të Nju-Jorkut për zgjedhjen e ligjit sipas juridiksionit. Gjithashtu, edhe për të gjitha pretendimet që dalin nga kjo Marrëveshje apo që lidhen me të, si edhe për shkeljet e saj, qoftë nëse ka bazë ligjore në kontratë, në keqbërje ose në ndonjë gjë tjetër, do të zbatohen ligjet e shtetit të Nju-Jorkut, pa përfshirë parimet e shtetit të Nju-Jorkut për zgjedhjen e ligjit sipas juridiksionit. Për këtë Marrëveshje nuk zbatohet në mënyrë të veçantë ligji që njihet si Konventa e Kombeve të Bashkuara për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave. TI PRANON SE PAVARËSISHT NGA ÇDO STATUT OSE LIGJ QË BIE NË KUNDËRSHTIM, ÇDO PRETENDIM, PADI, OSE VEPRIM QË MUND TË NDËRMARRËSH NDAJ PALËVE TË WATCHTOWER, QË DALIN NGA KJO MARRËVESHJE OSE LIDHEN ME TË, DUHET TË PARAQITET BRENDA GJASHTË (6) MUAJVE NGA DATA KUR NGJARJA KU BAZOHET KY PRETENDIM, KA NDODHUR OSE MENDOHET TË KETË NDODHUR.
14. TË TJERA. Kjo Marrëveshje, Politika e privatësisë e Aplikacionit, Atributet dhe çdo udhëzim tjetër me shkrim që ka lidhje me Aplikacionin e që sigurohet nga Watchtower, përbëjnë gjithë Marrëveshjen që ekziston midis teje dhe Watchtower për sa i përket Aplikacionit, dhe kanë epërsi mbi çdo komunikim, propozim dhe përfaqësim, qofshin këto të mëparshme apo të tanishme, me shkrim apo me gojë, në lidhje me Aplikacionin ose me çdo pikë tjetër që përfshin kjo Marrëveshje. Watchtower nuk mban përgjegjësi nëse pikat e kësaj kontrate nuk mund të zbatohen, ngaqë ka pengesa ose vonesa, të cilat Watchtower nuk i ka në dorë. Nëse ndonjë nga pikat e kësaj Marrëveshjeje deklarohet e pavlefshme, e pazbatueshme apo e paligjshme, ajo pikë do të përshtatet nga gjykata në përputhje me qëllimin më të afërt që kishte Watchtower, dhe të gjitha pikat e tjera të kësaj Marrëveshjeje do të vazhdojnë të jenë në fuqi. Watchtower mund të caktojë ose të transferojë këtë Marrëveshje te ndonjë nga entet me të cilat bashkëpunon. Në rast se Watchtower nuk ia del të të kërkojë t’u përmbahesh pikave të kësaj Marrëveshjeje, kjo nuk do të thotë se Watchtower nuk ka autoritet të kërkojë zbatimin e këtyre pikave, dhe as nuk do të thotë se nëse Watchtower nuk merr masa për moszbatimin e një pike, ajo nuk do të marrë masa për moszbatimin e mëtejshëm të së njëjtës pikë.