Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Kushtet e përdorimit

Kushtet e përdorimit

Mirë se erdhe!

Qëllimi i këtij siti është të të ndihmojë të mësosh më shumë për Perëndinë, Biblën dhe Dëshmitarët e Jehovait. Lexo, shiko dhe shkarko materiale që të interesojnë. Duam që edhe të tjerët të nxjerrin dobi nga siti ynë, por të lutemi të mos e riprodhosh ose të mos e kopjosh përmbajtjen e tij në ndonjë sit ose aplikacion tjetër. Mund t’ua tregosh të tjerëve atë që ke mësuar, duke i drejtuar te siti siç shpjegohet te Kushtet e përdorimit më poshtë.

 Të drejtat e autorit

© 2017 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky sit është krijuar dhe mirëmbahet nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc. («Watchtower»). Nëse nuk tregohet ndryshe, çdo tekst dhe informacion tjetër që gjendet në këtë sit është pronë intelektuale e Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania.

 Markat tregtare

Adobe, logoja Adobe, Acrobat dhe logoja Acrobat janë marka tregtare të Adobe Systems Incorporated. iTunes dhe iPod janë marka tregtare të Apple Inc. Microsoft, logoja Microsoft, si edhe emrat e çdo programi dhe produkti të Microsoft, përfshirë Microsoft Office dhe Microsoft Office 365, janë marka tregtare të Microsoft Inc. Android është markë tregtare e Google LLC. Roboti Android riprodhohet ose modifikohet në harmoni me kushtet e vendosura nga Google dhe të përshkruara në Creative Commons 3.0 Attribution License (https://creativecommons.org/licenses/by/3.0/us/). Të gjitha markat e tjera tregtare dhe markat e regjistruara janë pronë e zotëruesve përkatës.

 Kushtet e përdorimit dhe leja për të përdorur sitin

Kushtet e përdorimit përcaktojnë si ta përdorësh sitin. Duke përdorur këtë sit, i pranon plotësisht këto Kushte përdorimi, bashkë me Kushtet e tjera të përdorimit (të dyja përbëjnë Kushtet e përdorimit) që përcaktohen në këtë sit. Nëse nuk je dakord me këto kushte në tërësi ose edhe pjesërisht, nuk duhet ta përdorësh këtë sit.

Çfarë do të thotë ta përdorësh si duhet sitin? Sipas kufizimeve që tregohen më poshtë, mund:

  • të shohësh, të shkarkosh dhe të shtypësh nga ky sit materiale grafike, botime elektronike, muzikë, fotografi, tekst dhe video me të drejta autori nga Watch Tower, për përdorim personal dhe jo për qëllime tregtare

  • të shpërndash linqe ose kopje elektronike të botimeve, të videove ose të programeve audio që mund të shkarkohen nga ky sit.

Nuk mund:

  • të postosh materiale grafike, botime elektronike, marka tregtare, muzikë, foto, video ose artikuj të këtij siti në Internet (në çfarëdo siti tjetër, në site file-sharing, video-sharing ose në rrjete sociale)

  • të shpërndash materiale grafike, botime elektronike, marka tregtare, muzikë, fotografi, tekst ose video të këtij siti me ose si pjesë e ndonjë aplikacioni software (përfshirë ngarkimin e materialeve të tilla në një server që të përdoren nga një aplikacion software)

  • të riprodhosh, të dublikosh, të kopjosh, të shpërndash ose të shfrytëzosh çfarëdo materiali grafik, botimi elektronik, marke tregtare, muzike, fotografie, teksti ose videoje nga ky sit për qëllime tregtare ose për pará (edhe nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë përfitim)

  • të krijosh për qëllime shpërndarjeje çfarëdo aplikacioni software, mjeti ose teknike të projektuar që të mbledhin, të kopjojnë, të shkarkojnë, të shkëputin, të grumbullojnë ose të marrin të dhëna, HTML, imazhe ose tekste nga ky sit. (Kjo nuk e ndalon shpërndarjen e aplikacioneve falas dhe jo tregtare, të krijuara për të shkarkuar materiale elektronike nga zonat publike të këtij siti, siç janë formatet EPUB, PDF, MP3 dhe MP4)

  • të keqpërdorësh sitin ose shërbimet e tij, si p.sh. të ndërhysh ose të përdorësh sitin ose shërbimet e tij me një metodë ndryshe nga ato që janë ofruar haptazi

  • Të përdorësh këtë sit në çfarëdo mënyre që shkakton ose mund të shkaktojë dëmtime të sitit ose që pengon disponueshmërinë e sitit a hyrjen në të; në çfarëdo mënyrë të paligjshme, mashtruese a të dëmshme ose që lidhet me çfarëdo qëllimi ose aktiviteti të paligjshëm, mashtrues a të dëmshëm

  • Të përdorësh këtë sit ose materiale grafike, botime elektronike, marka tregtare, muzikë, fotografi, tekst ose video të tij për çfarëdo qëllimi që lidhet me marketingun.

 Pjesa mjekësore

Qëllimi i kësaj pjese në këtë sit (Pjesa mjekësore) është vetëm të informojë dhe nuk përmban rekomandime mjekësore, as ka për qëllim të zëvendësojë këshillat, diagnozat apo trajtimet mjekësore profesionale. Pjesa mjekësore nuk rekomandon dhe as mbështet analiza, mjekë, produkte, procedura, opinione të caktuara ose informacione të tjera që mund të përmbajë.

Nëse ke pyetje për ndonjë problem shëndetësor ose trajtim mjekësor, konsultohu gjithmonë me një mjek a me një specialist në fushën e shëndetësisë.

Ky sit është përpjekur të përfshijë informacione të sakta dhe të përditësuara në këtë pjesë. Megjithatë, informacioni në këtë pjesë sigurohet «SIÇ ËSHTË» dhe nuk jep garanci të drejtpërdrejtë ose të nënkuptuar. Ky sit nuk mban përgjegjësi për asnjë nga garancitë e drejtpërdrejta ose të nënkuptuara që lidhen me këtë pjesë ku, përveç të tjerave, përfshihen garancitë e nënkuptuara tregtare dhe vlefshmëria për një qëllim të caktuar. Ky sit nuk garanton se informacionet e Pjesës mjekësore janë të besueshme, të sakta, aktuale, të dobishme ose të plota. Ky sit nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore ose përgjegjësi tjetër për ndonjë gabim ose heqje të përmbajtjes nga Pjesa mjekësore. Ti mban përgjegjësi të plotë nëse bazohesh te ndonjë informacion në Pjesën mjekësore. Në asnjë rast, ky sit nuk mban përgjegjësi ligjore për asnjë pretendim ose dëmtim (ku, përveç të tjerave, përfshihen edhe dëmet e papritura ose që vijnë si rrjedhojë, dëmtimi personal/vdekja, humbja e përfitimeve ose dëmet për shkak të humbjes së të dhënave ose të ndërprerjes së biznesit) që vjen nga përdorimi ose pamundësia për të përdorur këtë Pjesë mjekësore, pavarësisht nëse këto pretendime ose dëme bazohen në garanci, kontrata, keqbërje ose çdo lloj aspekti tjetër ligjor, dhe pavarësisht nëse ky sit është informuar për mundësinë e këtyre pretendimeve ose dëmeve.

 Garancitë dhe kufizimi i përgjegjësisë ligjore

Ky sit dhe çdo informacion, përmbajtje, material dhe shërbim tjetër që ke në dispozicion nëpërmjet këtij siti, sigurohet nga Watchtower «siç është». Watchtower nuk mban përgjegjësi për asgjë dhe as jep garanci të asnjë lloji, qoftë të drejtpërdrejtë, qoftë të nënkuptuar.

Watchtower nuk garanton se ky sit nuk ka viruse ose elemente të tjera të dëmshme. Watchtower nuk do të mbajë përgjegjësi ligjore për asnjë lloj dëmi që shkaktohet nga përdorimi i ndonjë shërbimi ose nga çdo informacion, përmbajtje, material ose nga çdo shërbim tjetër që të vihet në dispozicion nëpërmjet këtij siti, që përveç të tjerave përfshin dëmet e drejtpërdrejta, të tërthorta, aksidentale, ndëshkuese dhe që vijnë si rrjedhojë (përfshirë humbjen e përfitimeve).

 Shkelja e Kushteve të përdorimit

Nëse në ndonjë mënyrë shkel këto Kushte përdorimi, por pa cenuar të drejtat e tjera të Watchtower që përfshihen në këto kushte përdorimi, Watchtower mund të ndërmarrë veprime në lidhje me këtë shkelje si ta shohë të përshtatshme. Kjo mund të përfshijë pezullimin e qasjes sate në sit, ndalimin e qasjes sate në sit, bllokimin e sitit për kompjuterët që përdorin adresën tënde IP, kontaktimin me kompaninë që të ofron shërbimin e Internetit për t’u kërkuar që të të bllokojnë qasjen në këtë sit dhe/ose veprime ligjore kundër teje.

 Ndryshime

Herë pas here Watchtower mund t’i rishikojë këto Kushte përdorimi. Kushtet e rishikuara të përdorimit do të zbatohen për përdorimin e këtij siti duke nisur nga data e publikimit të versionit të rishikuar të Kushteve të përdorimit në këtë sit. Të lutemi, kontrolloje rregullisht këtë faqe që të informohesh për versionin më të fundit.

 Ligji dhe juridiksioni

Këto Kushte përdorimi do të mbikëqyren dhe do të interpretohen sipas ligjeve të shtetit të Nju-Jorkut, SHBA, pavarësisht nga çdo kontradiktë tjetër ligjore. Çdo veprim ligjor lidhur me këto Kushte përdorimi do të trajtohet në një gjykatë shtetërore ose federale që ka juridiksion në shtetin e Nju-Jorkut, SHBA.

 Vlefshmëria e pjesëve

Nëse ndonjë gjykatë që ka juridiksion, vendos se ndonjë pjesë e këtyre kushteve të përdorimit nuk ka efekt ligjor, është e pavlefshme, e pazbatueshme ose e paligjshme, pjesët e tjera do të mbeten në fuqi. Në rastet kur Watchtower nuk të detyron të zbatosh cilëndo pjesë të Kushteve të përdorimit, kjo nuk duhet marrë ose nuk duhet interpretuar sikur Watchtower ka hequr dorë nga Kushtet e përdorimit ose nga e drejta për t’i zbatuar ato.

 Marrëveshja e plotë

Këto Kushte përdorimi përbëjnë marrëveshjen e plotë mes teje dhe Watchtower në lidhje me përdorimin e këtij siti dhe zëvendësojnë çdo marrëveshje të mëparshme për sa i përket përdorimit të këtij siti nga ana jote.