Mateu 9:1-38

9  Atëherë ai hipi në barkë, kaloi në bregun matanë dhe shkoi në qytetin e vet.+  Dhe ja, po i sillnin një të paralizuar, të shtrirë në shtrat.+ Kur pa besimin e tyre, Jezui i tha paralitikut: «Merr zemër, bir, mëkatet e tua të janë falur.»+  Por disa nga skribët thanë me vete: «Ky po blasfemon.»+  Duke i ditur mendimet e tyre,+ Jezui tha: «Pse po mendoni gjëra të liga në zemrën tuaj?+  Çfarë është më e lehtë të thuash: ‘Mëkatet e tua të janë falur’, apo: ‘Ngrihu dhe ec.’+  Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet+. . .», atëherë i tha paralitikut: «Ngrihu, merr shtratin dhe shko në shtëpi.»+  Ai u ngrit e iku në shtëpi.  Kur pa këtë, turmën e zuri frika dhe i dha lavdi Perëndisë,+ që u dha njerëzve një autoritet+ të tillë.  Pastaj, pak më tutje, Jezui vuri re një njeri që quhej Mate, të ulur në zyrën e taksave, dhe i tha: «Bëhu ithtari im.»+ Ai u çua menjëherë dhe e ndoqi.+ 10  Më vonë, kur Jezui ishte në shtëpi i shtruar në tryezë+ bashkë me dishepujt e tij, vajtën shumë taksambledhës e mëkatarë dhe u shtruan me ta. 11  Kur panë këtë, farisenjtë i pyetën dishepujt e tij: «Përse mësuesi juaj ha me taksambledhësit dhe mëkatarët?»+ 12  Ai i dëgjoi dhe u tha: «Të shëndetshmit nuk kanë nevojë për mjek,+ kurse të sëmurët po. 13  Shkoni dhe mësoni ç’do të thotë: ‘Unë dua mëshirë, dhe jo flijim.’+ Sepse nuk erdha të thërras të drejtët, por mëkatarët.» 14  Pastaj dishepujt e Gjonit erdhën tek ai dhe e pyetën: «Përse ne dhe farisenjtë e kemi zakon të agjërojmë, kurse dishepujt e tu nuk agjërojnë?»+ 15  Atëherë Jezui u tha: «Miqtë e dhëndrit s’kanë pse të vajtojnë për sa kohë dhëndri+ është me ta, apo jo? Por do të vijnë ditët kur do t’ua marrin dhëndrin,+ dhe atëherë do të agjërojnë.+ 16  Askush nuk e arnon një rrobë të vjetër me një copë pëlhure të re, sepse pëlhura e re do të futej në ujë dhe rroba do të grisej edhe më keq.+ 17  As vera e re nuk shtihet në calikë të vjetër, përndryshe ata çahen, vera derdhet dhe calikët prishen.+ Por vera e re shtihet në calikë të rinj, dhe kështu ruhen që të dy.»+ 18  Ndërsa ai po u thoshte këto gjëra, kreu i një sinagoge+ që ishte afruar, nisi t’i bënte nderime+ dhe i tha: «Tanimë ime bijë mbase ka vdekur,+ por megjithatë eja, vëre dorën mbi të, dhe ajo do të kthehet në jetë.»+ 19  Atëherë Jezui u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij. 20  Një grua që kishte dymbëdhjetë vjet që s’i pushonte rrjedhja e gjakut,+ iu afrua nga prapa dhe i preku thekun e rrobës,+ 21  sepse thoshte me vete: «Sikur vetëm rrobën t’i prek, do të shërohem.»+ 22  Jezui u kthye, e pa dhe i tha: «Merr zemër, bijë, besimi yt të shëroi.»+ Dhe që nga ai çast gruaja u shërua.+ 23  Kur hyri në shtëpinë e kreut+ dhe vuri re fyelltarët dhe turmën në rrëmujë,+ 24  Jezui tha: «Largohuni që këtej, sepse vogëlushja nuk ka vdekur, por po fle.»+ Atëherë ata nisën ta qeshnin me qesëndi.+ 25  Sapo doli jashtë turma, ai hyri, e zuri vogëlushen për dore,+ dhe ajo u ngrit.+ 26  Natyrisht, fjala për këtë u përhap në gjithë atë zonë. 27  Ndërsa Jezui po shkonte më tutje, dy të verbër+ e ndiqnin dhe thërritnin: «Ki mëshirë për ne,+ o Bir i Davidit!» 28  Kur mbërriti në shtëpi, të verbrit vajtën tek ai dhe Jezui i pyeti: «A keni besim+ se unë mund ta bëj këtë?» Ata iu përgjigjën: «Po, Zotëri.» 29  Atëherë ai u preku sytë+ dhe tha: «U bëftë sipas besimit tuaj!» 30  Dhe sytë e tyre u hapën. Pastaj, Jezui i urdhëroi rreptësisht: «Shikoni se mos e merr vesh njeri!»+ 31  Por pasi dolën jashtë, ata treguan për të në gjithë zonën.+ 32  Kur ata po iknin, i sollën një të pagojë, të pushtuar nga një demon,+ 33  dhe pasi demoni u dëbua, i pagoji foli.+ Turma u mahnit+ dhe tha: «Kurrë s’është parë në Izrael një gjë e tillë!» 34  Por farisenjtë thanë: «Ai i dëbon demonët me anë të sundimtarit të demonëve.»+ 35  Tani Jezui nisi të shkonte përqark nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, të mësonte në sinagogat e tyre, të predikonte lajmin e mirë për mbretërinë dhe të shëronte çdo lloj lëngate e sëmundjeje.+ 36  Kur pa turmën, ai ndjeu keqardhje+ për ta, sepse ishin të keqtrajtuar e të hallakatur si dele pa bari.+ 37  Atëherë u tha dishepujve: «Po, të korrat janë të mëdha, por punëtorët janë pak.+ 38  Prandaj lutjuni Zotërisë të të korrave, që të dërgojë punëtorë në të korrat e tij.»+

Shënime në fund të faqes