Galatasve 5:1-26
5 Për një liri të tillë na liroi Krishti.+ Prandaj, qëndroni të vendosur+ dhe mos lejoni të viheni sërish nën një zgjedhë skllavërie.+
2 Shihni! Unë, Pavli, po ju them se, nëse rrethpriteni,+ Krishti nuk do t’ju sjellë asnjë dobi.
3 Veç kësaj, sërish i jap dëshmi çdo njeriu që rrethpritet, se është nën detyrimin për të zbatuar gjithë Ligjin.+
4 Ju jeni ndarë nga Krishti, kushdo qofshi ju që përpiqeni të shpalleni të drejtë me anë të ligjit,+ jeni larguar nga dashamirësia e tij e pamerituar.+
5 Kurse ne, me anë të frymës, po presim me dëshirë të zjarrtë drejtësinë e shpresuar falë besimit.+
6 Sepse për Krishtin Jezu, as rrethprerja nuk ka ndonjë vlerë, as parrethprerja,+ por besimi+ që vepron nëpërmjet dashurisë.+
7 Ju po vraponit mirë.+ Kush ju pengoi, që të mos vazhdoni t’i bindeni së vërtetës?+
8 Ky lloj argumentimi bindës nuk vjen nga Ai që ju thërret.+
9 Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.+
10 Jam i sigurt+ për ju që jeni në unitet+ me Zotërinë, se nuk do të mendoni ndryshe, por ai që po ju trazon,+ kushdo qoftë, do të marrë gjykimin+ që i takon.
11 Po mua, vëllezër, nëse ende predikoj rrethprerjen, pse më përndjekin akoma? Atëherë vërtet, guri i pengesës+ së shtyllës së torturës+ është shfuqizuar.+
12 U tredhshin+ njerëzit, që po përpiqen të shkaktojnë rrëmujë+ mes jush!
13 Ju, sigurisht, u thirrët në liri,+ vëllezër, vetëm mos e përdorni këtë liri si një shkas për mishin,+ por nëpërmjet dashurisë, shërbejini si skllevër njëri-tjetrit.+
14 Sepse i gjithë Ligji përmbushet+ në një thënie të vetme: «Duaje të afërmin tënd si veten.»+
15 Por, nëse vazhdoni të kafshoni dhe të gllabëroni njëri-tjetrin,+ ruhuni se mos shfaroseni nga njëri-tjetri.+
16 Por unë them: vazhdoni të ecni sipas frymës+ dhe nuk do të përmbushni asnjë dëshirë të mishit.+
17 Sepse, me dëshirat e tij, mishi është kundër frymës+ dhe fryma kundër mishit. Këto i kundërvihen njëra-tjetrës dhe kështu, pikërisht ato gjëra që do t’ju pëlqente të bënit, nuk i bëni.+
18 Nëse drejtoheni nga fryma,+ nuk jeni nën ligj.+
19 Tani, veprat e mishit duken qartë,+ dhe ato janë: kurvëria,+ ndyrësia, sjellja e shthurur,+
20 idhujtaria, marrja me spiritizëm,+ armiqësitë, konflikti, xhelozia, shpërthimet e zemërimit, grindjet, përçarjet, sektet,
21 zilitë, dehjet,+ ahengjet e shfrenuara dhe gjëra si këto. Për këto gjëra po ju paralajmëroj, ashtu siç ju paralajmërova më parë, se ata që praktikojnë+ gjëra të tilla, nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.+
22 Nga ana tjetër, fryti+ i frymës është dashuria, gëzimi, paqja, shpirtgjerësia, mirëdashja, mirësia,+ besimi,
23 butësia, vetëkontrolli.+ Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.+
24 Ata që i përkasin Krishtit Jezu, e kanë vënë në shtyllë mishin bashkë me pasionet dhe dëshirat e tij.+
25 Nëse jetojmë sipas frymës, sipas frymës edhe të vazhdojmë të ecim në mënyrë të rregullt.+
26 Le të mos kemi frymën e unit dhe të mos ngjallim konkurrencë+ me njëri-tjetrin, duke e pasur zili njëri-tjetrin.+

