Eklisiastiu 1:1-18
1 Fjalët e atij që mbledh popullin,+ birit të Davidit, mbretit të Jerusalemit.+
2 «Kotësi e kotësive!+—ka thënë ai që mbledh popullin.—Kotësi e kotësive! Çdo gjë është kotësi!»+
3 Ç’dobi ka njeriu nga e gjithë puna,+ për të cilën mundohet nën diell?+
4 Një brez shkon+ dhe një brez tjetër vjen,+ por toka qëndron përjetë.+
5 Dielli rrëzëllen dhe perëndon.+ Sërish vjen duke shpejtuar me gulçim në vendin nga ku ka për të rrëzëllyer përsëri.+
6 Era shkon nga jugu dhe vërtitet nga veriu.+ Vërtitet vazhdimisht rreth e përqark+ dhe kthehet prapa në vërtitjet e saj.+
7 Gjithë përrenjtë+ shkojnë në det,+ megjithatë deti nuk mbushet.+ Përrenjtë kthehen përsëri në vendin nga i cili dalin.+
8 Të gjitha gjërat janë të lodhshme+ dhe askush s’mund të flasë për to. Syri nuk ngopet me të parë+ dhe as veshi me të dëgjuar.+
9 Ajo që ka qenë, prapë do të jetë;+ ajo që është bërë, prapë do të bëhet; e kështu s’ka asgjë të re nën diell.+
10 A ka ndonjë gjë, për të cilën dikush mund të thotë: «Shikojeni, kjo është diçka e re!» Ajo ka qenë tashmë brez pas brezi;+ çfarë ka qenë, është që nga kohët përpara nesh.+
11 Njerëzit e kohëve të mëparshme s’do të kujtohen dhe as ata që do të vijnë më vonë.+ Madje as këta nuk do të kujtohen nga ata që do të vijnë pas tyre.+
12 Unë që mbledh popullin isha mbret i Izraelit, në Jerusalem.+
13 Vendosa në zemrën time të kërkoja e të rrëmoja me mençuri+ çdo gjë që është bërë nën qiej, çdo punë sfilitëse që Perëndia u ka dhënë të bëjnë bijve të njerëzve.+
14 I pashë të gjitha punët që ishin bërë nën diell+ dhe ja, çdo gjë ishte kotësi dhe një rropatje pas erës.+
15 Ajo që është bërë e shtrembër s’mund të drejtohet+ dhe ajo që mungon s’ka se si të numërohet.
16 Atëherë unë thashë me vete:*+ «Ja, mençuria ime është shtuar shumë, më shumë se ajo e kujtdo që ishte para meje në Jerusalem+ dhe zemra ime ka parë shumë mençuri dhe njohuri.»+
17 U përpoqa me gjithë zemër të njihja mençurinë e çmendurinë+ dhe kam arritur të njoh marrëzinë,+ sepse edhe kjo është një rropatje pas erës.+
18 Sepse aty ku ka shumë mençuri, ka edhe shumë pezmatim,+ kështu që kush shton njohurinë, shton dhembjen.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «i thashë zemrës sime».

