Eklisiastiu 1:1-18

  • Çdo gjë është e kotë (1-11)

    • Toka qëndron përjetë (4)

    • Ciklet e natyrës vazhdojnë pa ndërprerje (5-7)

    • Asgjë e re nën diell (9)

  • Mençuria njerëzore është e kufizuar (12-18)

    • Rropatje pas erës (14)

1  Fjalët e atij që mbledh popullin,+ birit të Davidit, mbretit në Jerusalem.+  2  «Kotësi e kotësive!»—thotë ai që mbledh popullin. «Kotësi e kotësive! Çdo gjë është kotësi!»+  3  Ç’dobi ka njeriu nga e gjithë puna e mundimshmeqë e sfilit nën diell?+  4  Një brez shkon, një brez vjen,por toka qëndron* përjetë.+  5  Dielli lind* e perëndon,pastaj kthehet me të shpejtë* aty ku lind përsëri.+  6  Era fryn nga jugu e shkon drejt veriut. Vërtitet e vërtitet po aty; era vjen rrotull pa pushim.  7  Gjithë lumenjtë* vërshojnë në det, por deti nuk mbushet;+ata kthehen në vendin ku burojnë për të vërshuar përsëri.+  8  Të gjitha gjërat janë të lodhshmee s’mund të shpjegohen me fjalë. Syri nuk ngopet me atë që sheh,as veshi me atë që dëgjon.  9  Ajo që ka qenë, prapë do të jetë,ajo që është bërë, prapë do të bëhet;s’ka asgjë të re nën diell.+ 10  A ka ndonjë gjë për të cilën mund të thuhet: «Ja, një gjë e re!» Ajo ka ekzistuar prej kohësh,ka ekzistuar tashmë përpara nesh. 11  Askush nuk i kujton brezat e mëparshëm,as brezat që do të vijnë nuk do të kujtohen. Madje as këta nuk do të kujtohen nga brezat e mëvonshëm.+ 12  Unë që mbledh popullin jam mbreti i Izraelit në Jerusalem.+ 13  Vendosa në zemër të studioja e të rrëmoja me mençuri+ çdo gjë që është bërë nën qiej+—çdo gjë të mjerueshme që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve të merren. 14  I pashë të gjitha punët që ishin bërë nën diell,dhe ja, çdo gjë ishte kotësi, një rropatje pas erës.+ 15  Ajo që është e shtrembër, s’mund të drejtohet,dhe ajo që mungon, s’ka si të numërohet. 16  Atëherë thashë me vete: «Ja, unë kam fituar shumë mençuri, më shumë se kushdo përpara meje në Jerusalem,+ dhe zemra ime është mbushur me mençuri e njohuri.»+ 17  U përpoqa me gjithë zemër të njihja mençurinë, budallallëkun* dhe marrëzinë;+ edhe kjo është një rropatje pas erës. 18  Se aty ku ka shumë mençuri, ka edhe shumë zhgënjim e irritim;prandaj kush shton njohurinë, shton dhembjen.+

Shënimet

Ose «mbetet».
Ose «shndrit».
Ose «me gulçim».
Ose «përrenjtë dimërorë; përrenjtë stinorë».
Ose «çmendurinë».