shqip
Pjesa 2​—Që nga Përmbytja deri te çlirimi nga Egjipti
/assets/ct/fa815d8e9f/images/syn_placeholder_sqr.png

PJESA II

Që nga Përmbytja deri te çlirimi nga Egjipti

Që nga Përmbytja deri te çlirimi nga Egjipti

Nga Përmbytja shpëtuan vetëm tetë njerëz, por me kalimin e kohës u shtuan derisa u bënë me mijëra. Pastaj, 352 vjet pas Përmbytjes, lindi Abrahami. Mësojmë se si Perëndia e mbajti premtimin e tij, duke i dhënë Abrahamit një bir të quajtur Isak. Më pas, nga dy bijtë e Isakut, Perëndia zgjodhi Jakobin.

Jakobi pati një familje të madhe me 12 bij dhe disa bija. Dhjetë bij të Jakobit urryen vëllanë e tyre më të vogël, Jozefin dhe e shitën si skllav në Egjipt. Pastaj, Jozefi u bë një qeveritar i rëndësishëm në Egjipt. Gjatë një zie buke të madhe, Jozefi i vuri në provë vëllezërit e tij për të parë a kishte ndryshuar zemra e tyre. Më në fund, e gjithë familja e Jakobit, izraelitët, u zhvendosën në Egjipt. Kjo ndodhi 290 vjet pas lindjes së Abrahamit.

Pastaj, për 215 vjet izraelitët jetuan në Egjipt. Pas vdekjes së Jozefit, u bënë skllevër atje. Më vonë lindi Moisiu, të cilin Perëndia e përdori për të çliruar izraelitët nga Egjipti. Gjithsej, në Pjesën II përfshihen 857 vjet të historisë.

 

NË KËTË PJESË

TREGIMI 11

Ylberi i parë

Kur shikon një ylber, çfarë duhet të kujtosh?

TREGIMI 12

Njerëzit ndërtojnë një kullë të madhe

Zoti nuk ishte i kënaqur dhe ndëshkimi që dha atëherë ndikon edhe sot tek njerëzit.

TREGIMI 13

Abrahami​—Një mik i Perëndisë

Pse e la Abrahami shtëpinë e tij të rehatshme dhe shkoi të jetonte në tenda?

TREGIMI 14

Perëndia sprovon besimin e Abrahamit

Pse Zoti i kërkoi Abrahamit të flijonte birin e tij Isakun?

TREGIMI 15

Gruaja e Lotit shikon prapa

Nga shembulli i saj mund të mësojmë diçka shumë të rëndësishme.

TREGIMI 16

Isaku merr një grua të mirë

Çfarë e bënte Rebekën një grua kaq të mirë? Bukuria apo ndonjë gjë tjetër?

TREGIMI 17

Binjakë që ishin të ndryshëm

Babai i tyre, Isaku, donte më shumë Esaun kurse e ëma, Rebeka, donte më shumë Jakobin.

TREGIMI 18

Jakobi shkon në Haran

Jakobi u martua në fillim me Lean edhe pse ishte i dashuruar me Rakelën.

TREGIMI 19

Jakobi bëhet me familje të madhe

A iu vunë emrat e djemve të Jakobit 12 fiseve të Izraelit?

TREGIMI 20

Dina hyn në telashe

Gjithçka filloi me zgjedhjen e shokëve të gabuar.

TREGIMI 21

Vëllezërit e urrejnë Jozefin

Çfarë mund t’i ketë nxitur disa prej tyre që të vrasin vetë vëllanë e tyre?

TREGIMI 22

Jozefin e futin në burg

Jozefin nuk e çojnë në burg se theu ndonjë ligj, por sepse bëri atë që është e drejtë.

TREGIMI 23

Ëndrrat e faraonit

Shtatë lopët dhe shtatë kallinjtë kanë diçka të përbashkët.

TREGIMI 24

Jozefi vë në provë vëllezërit e tij

Si mund ta kuptojë Jozefi nëse vëllezërit e tij kanë ndryshuar vërtet që nga koha kur e shitën si skllav?

TREGIMI 25

Familja shkon në Egjipt

Pse pjesëtarët e familjes së Jakobit u quajtën izraelitë?

TREGIMI 26

Jobi i qëndron besnik Perëndisë

Jobi humbet pasurinë, shëndetin dhe fëmijët e tij. A do të thotë kjo se po e ndëshkon Zoti?

TREGIMI 27

Një mbret i lig qeveris Egjiptin

Pse kërkon faraoni që të vriten të gjithë djemtë e sapolindur izraelitë?

TREGIMI 28

Si shpëtoi vogëlushi Moisi?

E ëma gjen një mënyrë si ta shpëtojë Moisiun nga ligji, i cili kërkon të vritet çdo foshnjë mashkull izraelit.

TREGIMI 29

Pse u arratis Moisiu?

Kur ishte 40 vjeç, Moisiu mendoi se ishte gati të shpëtonte izraelitët, por në fakt nuk ishte.

TREGIMI 30

Kaçuba që digjej

Me anë të disa mrekullive Zoti i tregon Moisiut se ka ardhur koha që ai të nxjerrë izraelitët nga Egjipti.

TREGIMI 31

Moisiu dhe Aaroni shkojnë te faraoni

Pse faraoni nuk e dëgjon Moisiun që t’i lirojë izraelitët?

TREGIMI 32

Dhjetë plagët

Zoti e goditi Egjiptin me 10 plagë. E gjithë kjo sepse sundimtari i Egjiptit, faraoni, me kokëfortësi refuzoi të lirojë izraelitët.

TREGIMI 33

Kalimi i Detit të Kuq

Moisiu ndan Detin e Kuq me fuqinë e Zotit kështu izraelitët kalojnë duke ecur në tokë të thatë.