Ec me Perëndinë plot guxim

Ky botim do të të ndihmojë të forcosh besimin dhe guximin.

Letër nga Trupi Udhëheqës

Trupi Udhëheqës shpreson me gjithë zemër që ky botim të të ndihmojë të imitosh guximin e grave dhe të burrave besnikë të lashtësisë.

HYRJA

Mund të bëhesh i guximshëm!

Ky libër është përgatitur që të të ndihmojë të forcosh guximin. Shih se si Jehovai ka ndihmuar njerëz të papërsosur të gjenin guximin e nevojshëm dhe si mund të të ndihmojë edhe ty.

PJESA 1

PJESA 1

Nga patriarkët deri në ditët e gjykatësve

Në këtë pjesë flitet për shembuj të jashtëzakonshëm besimi, duke filluar nga Enoku deri te profeti Samuel.

Tabela kronologjike për pjesën 1

Tabela paraqet personazhe dhe ngjarje të rëndësishme nga Bibla.

1 ENOKU

Eci me Perëndinë

Enoku ndryshonte nga bashkëkohësit e tij të paktën në dy mënyra. Si ka mundësi? Çfarë mësojmë nga guximi i tij?

2 NOEJA

Dënoi botën

Ç’të përbashkëta kanë kohët tona me ato të Noesë? Zbulo si ta imitosh guximin e Noesë.

3 SARA

Vendosi të mos e kthente kokën pas

Në cilat mënyra tregoi besim dhe guxim Sara?

4 ABRAHAMI

I pari që luftoi për Jehovain

Çfarë mësojmë nga gatishmëria e Abrahamit për të shpëtuar nipin e tij? Si u ndie Jehovai kur pa guximin dhe besimin e Abrahamit?

5 ABRAHAMI

Përballoi sprovën më të rëndë të jetës

Si mund ta imitojmë guximin e Abrahamit për t’iu bindur Perëndisë? Çfarë mësojmë nga ky tregim për dashurinë e Jehovait?

6 REBEKA

Udhëtoi drejt së panjohurës

Rebeka ishte grua me guxim dhe besim të jashtëzakonshëm. Çfarë mund të mësojmë prej saj?

7 JAKOBI

Vuri jetën në rrezik për familjen

Si të bind shembulli i Jakobit se për të marrë bekimin e Jehovait ia vlen çdo përpjekje?

8 JOZEFI

I rezistoi tundimit

Shih si mund të të ndihmojë shembulli i Jozefit t’u rezistosh tundimeve dhe të përballosh vështirësitë.

9 SHIFRA, PUAHA, AMRAMI, JOKEBEDA DHE MIRIAMI

«Me anë të besimit . . . fshehën Moisiun»

Mamitë, prindërit dhe motra e Moisiut treguan besim dhe guxim të jashtëzakonshëm. Si mund t’i imitojmë?

10 MOISIU

Bëri zgjedhjen e duhur

Ç’zgjedhje bëri Moisiu dhe pse? Çfarë mund të mësosh nga shembulli i tij?

11 MOISIU

«Shko te faraoni»

Si na bind shembulli i Moisiut se Jehovai do të na ndihmojë kur nuk ndihemi të aftë për një caktim?

12 KALEBI

I qëndroi besnik Perëndisë së tij

Shiko si na ndihmon shembulli i Kalebit t’i rezistojmë presionit ‘për të shkuar pas shumicës’.

13 JOSIU

Ndoqi udhëzime të pazakonta

Çfarë udhëzimesh të pazakonta i dha Jehovai Josiut? Në cilat situata mund ta imitojmë shembullin e Josiut?

14 RAHABA

Zgjodhi Jehovain si Perëndinë e saj

Çfarë mësojmë nga Rahaba? Si u bekua për besimin dhe guximin e saj?

15 NAOMI DHE RUTHA

Iu bënë krah njëra-tjetrës mes tragjedive

Në cilat mënyra treguan guxim Naomi dhe Rutha? Çfarë mësojmë prej tyre?

16 BARAKU DHE DEBORA

«Do të vij pa diskutim»

Baraku këmbënguli që Debora ta shoqëronte në betejë. A tregonte kjo mungesë besimi?

17 JAELA

«Fort e bekuar mes grave»

Jaela veproi me guxim kundër një armiku të Jehovait. Pse edhe ne, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për guxim si i Jaelës?

18 GIDEONI

I guximshëm dhe i kujdesshëm

Në cilat situata duhet të jemi të guximshëm dhe të kujdesshëm?

19 JEFTEU DHE VAJZA E TIJ

Mbajtën një betim që u kushtoi shumë

Si na ndihmon shembulli i Jefteut dhe i vajzës së tij?

20 SAMSONI

Gjeti guxim edhe kur ishte i dobët

Çfarë mësojmë nga ajo që bëri Samsoni pasi gaboi?

21 SAMUELI

Djaloshi që shpalli me guxim mesazhin e Jehovait

Në cilat rrethana një i ri ka nevojë për guxim për të bërë çfarë është e drejtë?

PJESA 2

PJESA 2

Nga ditët e mbretërve deri te rindërtimi i Jerusalemit

Kjo pjesë përfshin shembuj të kohëve të lashta të besimit dhe të guximit. Fillon me Jonatanin, djalin e mbretit Saul, vazhdon me mbretin David dhe përfundon me kthimin e popullit të Perëndisë nga Babilonia dhe me rindërtimin e Jerusalemit.

Tabela kronologjike për pjesën 2

Tabelë që paraqet personazhe dhe ngjarje të rëndësishme nga Bibla, gjatë ditëve të mbretërve deri te rindërtimi i Jerusalemit.

22 JONATANI

U tregua besnik falë guximit

Jonatani duhej të bënte një zgjedhje të vështirë: kujt do t’i qëndronte besnik? Si mund ta imitojmë?

23 DAVIDI

Mposhti një gjigant

Davidi njihej si ‘luftëtar i guximshëm dhe i fuqishëm’. Si na ndihmon shembulli i tij sot? Si mund të ndikojë te të tjerët guximi yt?

24 ABIGAILA

Shpëtoi njerëz të pafajshëm

Çfarë mësojnë të martuarit nga Abigaila?

25 DAVIDI

Me guxim dëgjoi ndërgjegjen

Davidit i erdhi në shteg mundësia për t’u hakmarrë. Pse nuk e bëri? Si ta imitojmë shembullin e tij?

26 NATANI

Korrigjoi mbretin

Si mund ta imitojmë shembullin e Natanit kur ndihmojmë një mik që ka mëkatuar rëndë?

27 MEFIBOSHETI

Nuk u mbush me mllef

Cilat mësime ngushëlluese nxjerrim nga Mefibosheti?

28 ASA

I shërbeu Jehovait «gjatë gjithë jetës»

Çfarë mësojmë nga një burrë që i shërbeu Jehovait me gjithë zemër?

29 ELIJA

«Perëndia im është Jehovai»

Çfarë e ndihmoi Elijan t’i kapërcente frikërat?

30 VEJUSHA NGA ZAREFATI

Gjeti guxim edhe mes dëshpërimit

Si na nxit shembulli i saj të kemi besim te Jehovai?

31 VAJZA E VOGËL IZRAELITE

Foli pa frikë për Perëndinë e saj

Shembulli i vajzës së vogël mund të të nxitë të japësh dëshmi edhe kur ndihesh i frikësuar.

32 ELISEU

‘O Jehova, hapja sytë’

Si marrim zemër kur «i shohim» engjëjt me sytë e besimit?

33 JEHOJADA

Mbrojti pasardhjen mbretërore

Cilin veprim të guximshëm ndërmori Jehojada? Në cilat mënyra mund ta imitosh guximin e tij?

34 HEZEKIA

«Qëndroi i lidhur ngushtë me Jehovain»

Hezekia tregoi guxim dhe besim të jashtëzakonshëm. Si mund ta imitojmë?

35 MANASEU

Pati guxim të pendohej

Pse Manaseu është shembull i mirë guximi?

36 JOSIA

E ktheu popullin te Jehovai

Edhe pse kaloi fëmijëri të vështirë, Josia tregoi guxim të jashtëzakonshëm kur rimëkëmbi adhurimin e pastër. Si mund ta imitojmë?

37 DANIELI

«Vendosi në zemër të mos ndotej»

Në cilat mënyra mund ta imitojnë të rinjtë guximin dhe besnikërinë e Danielit? Si mund të nxjerrim dobi nga shembulli i tij të gjithë ne?

38 TRE HEBRENJTË

«Shuan forcën e zjarrit»

Tre hebrenjtë treguan guxim edhe përballë vdekjes. Çfarë na mëson shembulli i tyre për përulësinë, butësinë dhe besnikërinë?

39 ESTERA

«Nëse duhet të vdes, le të vdes»

Estera u tregua e mençur dhe e bindur. Madje arriti t’ia fitonte zemrën të shoqit johebre. Çfarë mësojmë nga shembulli i saj?

40 NEHEMIA

Rindërtoi muret

Si na ndihmon shembulli i Nehemisë t’i shërbejmë Jehovait më plotësisht? Si mund ta imitojnë pleqtë?

PJESA 3

PJESA 3

Në ditët e Mesisë dhe të dishepujve të tij

Në këtë pjesë do të shohim shembuj të besimit dhe të guximit gjatë shekullit të parë—mes tyre Marinë, një virgjëreshë judeje, dhe në fund apostullin Gjon.

Tabela kronologjike për pjesën 3

Një tabelë që paraqet periudhën kur kanë jetuar personazhet që shqyrtohen në pjesën 3. Gjithashtu paraqet edhe ngjarje të rëndësishme nga ditët e Mesisë deri në ditët e fundit të apostullit Gjon.

41 ZAKARIA DHE ELIZABETA

«Ishin të drejtë në sytë e Perëndisë»

Pse Zakaria dhe Elizabeta ishin të drejtë në sytë e Perëndisë? Si mund t’i imitojmë ata?

42 MARIA

Pati guximin të thoshte po

Marisë iu ofrua një caktim unik dhe me peshë. Ku e gjeti guximin për ta çuar deri në fund?

43 JOZEFI

Mbajti mbi shpatulla goxha përgjegjësi

Si la Jozefi një shembull të mirë për baballarët e krishterë sot?

44 GJON PAGËZORI

‘Nuk ka asnjë më të madh se ai’

Gjoni ishte një njeri i guximshëm që bëri një jetë të thjeshtë. Shiko ç’mund të mësosh prej tij.

45 PJETRI

«Jam njeri mëkatar»

Si mund të na ndihmojë shembulli i Pjetrit të vazhdojmë t’i shërbejmë Jehovait, pavarësisht nga dobësitë tona?

46 MARIA-MAGDALENA

«Kam parë Zotërinë!»

Gjithë jetën, Maria u shërbeu me përkushtim Jezuit dhe dishepujve të tij. Si mund ta imitojmë edhe ne dhembshurinë dhe guximin e saj?

47 MARIA, MOTRA E LAZARIT

«Bëri atë që mundi»

Jezui e lavdëroi Marinë, motrën e Lazarit, për besimin dhe guximin. Në cilat mënyra tregoi guxim ajo? Si mund ta imitojmë ne?

48 STEFANI

«Një njeri plot besim dhe frymë të shenjtë»

Stefani u gjend përballë një gjykate që do të vendoste për jetën e tij. Si e mbrojti besimin? Si na nxit shembulli i tij të qëndrojmë besnikë?

49 PJETRI

U bë një shkëmb

Si na ndihmon shembulli i Pjetrit të mbështetemi te Jehovai dhe ta mposhtim frikën?

50 SAULI NGA TARSI

Ndryshoi rrënjësisht

Pse ndryshoi rrënjësisht ky përndjekës mizor i të krishterëve? Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tij?

51 BARNABA

«Bir i ngushëllimit»

Me guxim Barnaba i shkoi në ndihmë Saulit dhe e çoi tek apostujt. Si mund ta imitojmë guximin dhe gatishmërinë e tij për t’u shërbyer të tjerëve?

52 MARKU

«Është i dobishëm për shërbimin tim»

Pavarësisht nga momentet e vështira, Marku vazhdoi t’i shërbente Jehovait me guxim dhe të ndihmonte bashkadhuruesit. Çfarë mund të mësojmë nga ai?

53 PAVLI

«Tani merrni zemër»

Si tregoi guxim apostulli Pavël në një situatë që dukej e pashpresë? Si ndikoi te të tjerët guximi i tij?

54 APOSTULLI GJON

Guxim në kohë të errëta

Apostulli Gjon nuk iu dorëzua kurrë frikës a dëshpërimit. Si mund ta imitojmë shembullin e tij dhe të vazhdojmë të ecim plot guxim me Perëndinë?

EPILOGU

EPILOGU

«Nuk do të kem frikë»

Bibla është plot e përplot me shembuj burrash e grash—të rinj a të moshuar—që me guxim zgjodhën të mbanin anën e Jehovait. Shembulli i tyre mund të na shtyjë edhe ne të jemi të guximshëm.

Na vjen keq, nuk ka terma që korrespodojnë me zgjedhjen tënde.