Veprat 17:1-34
17 Më pas, udhëtuan përmes Amfipolit e Apolonisë dhe mbërritën në Selanik,+ ku kishte një sinagogë judenjsh.
2 Siç e kishte zakon,+ Pavli hyri atje e për tri sabate rresht arsyetoi me ta nga Shkrimet,+
3 duke shpjeguar e provuar me pjesë nga shkrimet se Krishti duhej të vuante+ e të ngrihej nga të vdekurit.+ Ai u thoshte: «Ky është Krishti,+ Jezui, të cilin unë po jua shpall.»
4 Për pasojë, disa prej tyre u bënë besimtarë+ dhe shoqëroheshin me Pavlin e me Silën.+ Kështu bënë edhe shumë grekë që adhuronin Perëndinë, si dhe mjaft gra me emër.
5 Por judenjtë, nga xhelozia,+ morën me vete disa burra të poshtër që bridhnin pazarit, mblodhën një turmë dhe shkaktuan një trazirë në qytet.+ Sulmuan shtëpinë e Jasonit+ dhe i kërkuan ata, që t’i nxirrnin para turmës.
6 Meqë nuk i gjetën, çuan zvarrë Jasonin dhe disa vëllezër te krerët e qytetit, duke thërritur: «Këta njerëz që kanë kthyer përmbys+ tokën e banuar, kanë ardhur* edhe këtu,
7 e Jasoni i priti derëhapur. Të gjithë këta veprojnë kundër dekreteve+ të Cezarit e thonë se ka një mbret tjetër,+ Jezui.»
8 Kështu, ata turbulluan turmën dhe krerët e qytetit që dëgjuan këto fjalë.
9 Pasi Jasoni dhe të tjerët u dhanë më parë një garanci të mjaftueshme, i lanë të iknin.
10 Me të rënë nata,+ vëllezërit i nisën Pavlin dhe Silën për në Bere, e këta, sa mbërritën, shkuan në sinagogën e judenjve.
11 Judenjtë në Bere ishin me mendje më fisnikë se ata në Selanik, pasi e pranuan fjalën me etje të madhe, dhe çdo ditë i shqyrtonin me kujdes+ Shkrimet,+ për të parë nëse ato gjëra ishin ashtu.+
12 Kështu, shumë prej tyre u bënë besimtarë, dhe po ashtu edhe mjaft burra e gra të nderuara+ greke.
13 Por, kur judenjtë e Selanikut morën vesh se Pavli po e shpallte fjalën e Perëndisë edhe në Bere, shkuan edhe atje për të nxitur+ dhe turbulluar+ turmat.
14 Atëherë, vëllezërit e përcollën menjëherë Pavlin deri në det,+ ndërsa Sila dhe Timoteu qëndruan atje.
15 Ata që e përcollën Pavlin, e çuan deri në Athinë dhe, pasi morën urdhër që Sila dhe Timoteu+ të shkonin sa më parë tek ai, u kthyen.
16 Ndërsa Pavli po i priste në Athinë, i ziente përbrenda+ tek shihte se qyteti ishte plot me idhuj.
17 Prandaj, nisi të arsyetonte në sinagogë me judenjtë+ e me njerëz të tjerë që adhuronin Perëndinë, si edhe çdo ditë në sheshin e pazarit+ me ata që qëllonin atje.
18 Por disa nga filozofët epikurianë dhe stoikë+ haheshin me fjalë me të. Disa thoshin: «Ç’do të thotë ky llomotar?»+ Të tjerë: «Duket se është lajmëtar hyjnish të huaja.» E kjo, ngaqë shpallte lajmin e mirë për Jezuin dhe ringjalljen.+
19 Kështu, e kapën dhe e çuan në Areopag,* ku i thanë: «A mund ta marrim vesh ç’është ky mësim i ri,+ për të cilin flet?
20 Sepse ti po na thua ca gjëra të çuditshme për veshët tanë. Ndaj dëshirojmë të dimë ç’kuptim kanë.»+
21 Në të vërtetë, të gjithë athinasit dhe të huajt që banonin përkohësisht atje, e kalonin kohën e lirë veç duke treguar a duke dëgjuar ndonjë gjë të re.
22 Atëherë, Pavli qëndroi në mes të Areopagut+ dhe tha:«Burra të Athinës, unë shoh se në gjithçka, ju dukeni më të dhënë se të tjerët pas frikës nga hyjnitë.+
23 Sepse tek ecja e vështroja me vëmendje objektet tuaja të adhurimit, gjeta edhe një altar, që kishte mbishkrimin: ‘Një Perëndie të Panjohur’. Prandaj, unë po ju shpall atë, që ju e adhuroni pa e njohur.
24 Perëndia që bëri botën dhe gjithçka në të, duke qenë Zotëri i qiellit dhe i tokës,+ nuk banon në tempuj të bërë me dorë,+
25 as kërkon t’i shërbejnë duart e njeriut, sikur të ketë nevojë për ndonjë gjë,+ pasi ai vetë u jep të gjithëve jetë,+ frymë+ dhe gjithçka.
26 Nga një njeri i vetëm+ ai bëri të gjitha kombet,+ që të banojnë mbi tërë faqen e dheut,+ dhe dekretoi kohët e caktuara+ dhe caqet për banimin e njerëzve,+
27 që të kërkojnë Perëndinë,+ madje me ngulm dhe ta gjejnë vërtet,+ ndonëse, ai nuk është larg nga secili prej nesh.
28 Sepse falë tij ne kemi jetë, lëvizim dhe ekzistojmë,+ siç kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj:+ ‘Sepse edhe ne jemi pasardhës të tij.’
29 Prandaj, meqë jemi pasardhës të Perëndisë,+ të mos mendojmë se Hyjnori+ i ngjan arit, argjendit a gurit, diçkaje të latuar me art a një sajese njeriu.+
30 Vërtet, Perëndia i mbylli sytë para kohëve të një padijeje+ të tillë, por tani po i thotë njerëzisë që të pendohen të gjithë kudo qofshin.+
31 Sepse ai ka caktuar një ditë, kur ka si qëllim të gjykojë+ me drejtësi tokën e banuar nëpërmjet një njeriu që ka emëruar, dhe u dha garanci të gjithëve, duke e ringjallur+ atë nga të vdekurit.»
32 Kur dëgjuan për ringjalljen e të vdekurve, disa filluan ta vinin në lojë,+ ndërsa të tjerë thoshin: «Do të të dëgjojmë prapë për këtë.»
33 Kështu, Pavli u largua nga ata,
34 por disa burra u bashkuan me të e u bënë besimtarë. Ndër ta ishte edhe Dionisi, gjykatës i gjyqit të Areopagut,+ një grua që quhej Damaris, e bashkë me ta edhe disa të tjerë.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «janë të pranishëm».
^ Një kodër në Athinën e lashtë, ku mblidhej edhe gjykata e lartë.

