Titit 2:1-15
2 Mirëpo ti vazhdo të thuash ato gjëra që i kanë hije mësimit të shëndoshë.+
2 Burrat e moshuar+ të jenë të përkorë në zakone, seriozë,+ me mendje të shëndoshë, të shëndoshë në besim,+ në dashuri, në qëndrueshmëri.+
3 Edhe gratë e moshuara+ të kenë një sjellje që u ka hije të shenjtëve, të mos jenë shpifëse,+ as skllave të verës së shumtë, por mësuese të së mirës,
4 që t’i sjellin në vete të rejat që të duan burrat,+ të duan fëmijët,+
5 të jenë me mendje të shëndoshë, të dëlira,+ punëtore në shtëpi, të mira, të nënshtruara+ ndaj burrave të tyre, që të mos shahet fjala e Perëndisë.+
6 Vazhdo t’i nxitësh edhe të rinjtë që të jenë me mendje të shëndoshë,+
7 dhe trego se je shembull për vepra të shkëlqyera+ në gjithçka, duke mos e bastarduar+ mësimin tënd,+ duke treguar seriozitet,
8 të folur të shëndoshë, që nuk mund të dënohet,+ kështu që, kush të jetë kundër, të turpërohet e të mos ketë asgjë të poshtër për të thënë kundër nesh.+
9 Skllevërit+ të jenë të nënshtruar ndaj zotërinjve të tyre në gjithçka+ dhe t’i kënaqin ata, pa ua kthyer fjalën,+
10 pa bërë vjedhje,+ por të tregojnë plotësisht besnikëri të vërtetë,+ që në çdo gjë të stolisin mësimin e Shpëtimtarit tonë,+ Perëndisë.
11 Sepse dashamirësia e pamerituar+ e Perëndisë, që i sjell shpëtim+ çdo lloj njeriu,+ është shfaqur+
12 e na ka mësuar të hedhim poshtë paperëndishmërinë+ dhe dëshirat e botës+ e të jetojmë me mendje të shëndoshë, drejtësi dhe përkushtim hyjnor+ mes kësaj bote,*+
13 ndërsa presim shpresën e lumtur+ dhe shfaqjen e lavdishme+ të Perëndisë madhështor e të Shpëtimtarit tonë, Krishtit Jezu.
14 Ai dha veten+ për ne, që të na çlironte+ nga çdo lloj paligjshmërie dhe të pastronte+ për vete një popull posaçërisht të vetin,+ të zellshëm për vepra të shkëlqyera.+
15 Vazhdo të thuash këto gjëra, të nxitësh dhe të qortosh me autoritet të plotë.+ Askush të mos të përbuzë+ kurrë.
Shënimet
^ Ose «sistem; rend». Greqisht: aióni.

