Filemonit 1:1-25
1 Pavli, i burgosur+ për hir të Krishtit Jezu dhe Timoteu,+ vëllai ynë, Filemonit,* të dashurit dhe bashkëpunëtorit tonë,+
2 Apfisë, motrës sonë, Arkipit,+ bashkëluftëtarit+ tonë, dhe kongregacionit që mblidhet në shtëpinë tënde:+
3 Dashamirësia e pamerituar dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!+
4 E falënderoj përherë Perëndinë tim, sa herë që të përmend në lutjet e mia+—
5 ndërsa dëgjoj gjithnjë për dashurinë tënde dhe për besimin që ke te Zotëria Jezu dhe te të gjithë të shenjtët+—
6 me qëllim që besimi që ke të përbashkët me të tjerët,+ të sjellë fryt, duke e pranuar se çdo gjë e mirë që kemi është e lidhur me Krishtin.
7 Sepse dashuria jote më solli shumë gëzim+ e ngushëllim, pasi përzemërsia e butë e të shenjtëve u freskua+ nëpërmjet teje, o vëlla.
8 Prandaj, edhe pse kam lirshmëri të madhe në të folur në emër të Krishtit që të të urdhëroj+ të bësh atë që është e përshtatshme,
9 përkundrazi unë, Pavli, po të bëj thirrje në bazë të dashurisë,+ meqë jam kështu si jam, i moshuar, e tani edhe i burgosur+ për hir të Krishtit Jezu.
10 Po të bëj thirrje për birin tim,+ Onesimin,+ të cilit iu bëra atë+ ndërsa isha në vargonj.
11 Më parë ai ishte i padobishëm për ty, por tani është i dobishëm për ty dhe për mua.+
12 Pikërisht atë po ta dërgoj përsëri, domethënë, atë që është përzemërsia ime e butë.+
13 Do të doja ta mbaja pranë vetes, që të më shërbente në vendin tënd,+ në vargonjtë+ që mbaj për hir të lajmit të mirë.
14 Por nuk dua të bëj asgjë pa pëlqimin tënd, që vepra jote e mirë të mos jetë me detyrim, por me vullnet të lirë.+
15 Në të vërtetë, ndoshta për këtë arsye të la për pak kohë, që ta kesh prapë përgjithmonë,
16 jo më si skllav,+ por më shumë se skllav,+ si një vëlla të dashur,+ sidomos për mua, por aq më shumë për ty, qoftë sipas mishit, qoftë në Zotërinë.
17 Prandaj, nëse më konsideron shok besimi,+ prite+ me dashamirësi, si të isha unë.
18 Veç kësaj, nëse të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të detyrohet ndonjë gjë, vëre në llogarinë time.
19 Unë, Pavli, po shkruaj me dorën time+ se do ta shlyej; për të mos thënë se, mbi të gjitha, ti më detyrohesh me veten tënde.
20 Po, vëlla, shpresoj të ma bësh këtë të mirë nga lidhja që kemi me Zotërinë: freskoje përzemërsinë time të butë+ nëpërmjet unitetit tënd me Krishtin.
21 Me besimin se do të më dëgjosh, po të shkruaj, duke e ditur se do të bësh edhe më shumë nga ç’të kam kërkuar.+
22 Ndërkohë, më bëj gati edhe një vend ku të rri,+ sepse shpresoj që, falë lutjeve tuaja,+ të lirohem+ për dobinë tuaj.
23 Të çojnë të fala Epafrai,+ shoku im i robërisë në unitet me Krishtin Jezu,
24 si edhe bashkëpunëtorët e mi: Marku, Aristarku,+ Dema+ dhe Luka.
25 Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu Krisht qoftë me frymën që tregoni!+
Shënimet
^ «Filemonit». Gr.: Filémoni, që do të thotë «i dashur».

