Estera 2:1-23

2  Pas këtyre gjërave, kur mbretit Asuer+ iu fashit tërbimi, iu kujtua Vashti,+ ç’kishte bërë ajo+ dhe ç’ishte vendosur kundër saj.+ 2  Atëherë, shërbëtorët e mbretit që ishin në shërbim të tij,+ thanë: «Të kërkohen+ për mbretin vajza të reja, të virgjëra+ e të bukura. 3  Mbreti të caktojë në tërë provincat+ e mbretërisë së tij disa të ngarkuar e ata t’i mbledhin të gjitha vajzat e virgjëra e të bukura në kështjellën+ e Shushanit, në shtëpinë e grave që është nën kujdesin e Hegait,+ eunukut të mbretit+ dhe rojtarit të grave dhe atje t’u bëhen masazhet. 4  Pastaj vajza që do t’i pëlqejë mbretit, të bëhet mbretëreshë në vend të Vashtit.»+ Mbretit i pëlqeu kjo gjë dhe ashtu bëri. 5  Në kështjellën e Shushanit+ ishte një burrë, një jude që e kishte emrin Mordekai.+ Ai ishte biri i Jairit, biri i Shimeit, biri i Kishit, një beniaminit.+ 6  Ai kishte mërguar+ nga Jerusalemi bashkë me të mërguarit e tjerë që kishin ardhur aty me Jekoninë,+ mbretin e Judës, të cilin e çoi në mërgim Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë. 7  Ai u kujdes+ për Hadasën, domethënë për Esterën, që ishte bijë e xhaxhait të tij,+ pasi ajo nuk kishte as nënë, as baba. Vajza kishte trup të hijshëm dhe ishte e bukur.+ Kur i vdiq i ati dhe e ëma, Mordekai e mori si bijën e tij. 8  Si u shpall fjala dhe ligji që kishte nxjerrë mbreti, u mblodhën shumë vajza në kështjellën e Shushanit,+ nën kujdesin e Hegait.+ Edhe Esterën e morën në shtëpinë e mbretit, nën kujdesin e Hegait, rojtarit të grave. 9  Vajza i pëlqeu dhe fitoi dashamirësinë+ e tij, kështu që ai nxitoi t’i bënte masazhet,+ t’i jepte ushqimin e përshtatshëm si dhe shtatë vajza të zgjedhura nga shtëpia e mbretit. Pastaj e kaloi atë bashkë me shoqërueset e saj në vendin më të mirë të shtëpisë së grave. 10  Estera nuk tregoi për popullin+ dhe për të afërmit e saj, sepse Mordekai e kishte urdhëruar të mos tregonte.+ 11  Mordekai kalonte ditë për ditë para oborrit të shtëpisë së grave për të marrë vesh se si ishte Estera dhe se ç’po bëhej me të. 12  Kur çdonjërës prej vajzave i vinte radha për të shkuar te mbreti Asuer, pasi kishte bërë për dymbëdhjetë muaj trajtime sipas rregullit për gratë—sepse në atë mënyrë plotësoheshin pak e nga pak ditët e trajtimit me masazhe: gjashtë muaj me vaj mirre,+ gjashtë muaj me vaj balsami+ dhe me masazhet e grave— 13  në këto kushte vajza hynte te mbreti. Çfarëdo që të zinte në gojë, i jepej me vete nga shtëpia e grave në shtëpinë e mbretit.+ 14  Në mbrëmje hynte dhe në mëngjes kthehej në shtëpinë e dytë të grave, që ishte nën kujdesin e Shaashgazit, eunukut të mbretit+ dhe rojtarit të konkubinave.* Ajo nuk hynte më te mbreti, veç nëse ai e kishte pëlqyer dhe e thërriste me emër.+ 15  Kur i erdhi radha të hynte te mbreti Esterës, bijës së Abihailit, ungjit të Mordekait, që e kishte marrë si bijën e tij,+ ajo nuk kërkoi asgjë,+ veç asaj që i tha Hegai,+ eunuku i mbretit dhe rojtari i grave. (Ndërkohë Estera fitonte vazhdimisht pëlqimin e kujtdo që e shihte).+ 16  Kështu, Esterën e çuan te mbreti Asuer, në shtëpinë e tij mbretërore, në muajin e dhjetë, domethënë në muajin tebeth, vitin e shtatë+ të mbretërimit të tij. 17  Mbreti e deshi Esterën më shumë se të gjitha gratë e tjera. Ajo fitoi pëlqimin dhe dashamirësinë e tij më shumë se të gjitha virgjëreshat e tjera.+ Ai i vuri në kokë vellon mbretërore dhe e bëri mbretëreshë+ në vend të Vashtit. 18  Pastaj mbreti shtroi një gosti madhështore për të gjithë princat dhe shërbëtorët e tij, gostinë e Esterës. Veç kësaj, ai shpalli një amnisti+ në të gjitha provincat dhe ndau dhurata, se mbreti i kishte mundësitë. 19  Kur virgjëreshat+ u mblodhën për herë të dytë, Mordekai rrinte ulur te porta e mbretit.+ 20  Estera nuk kishte treguar për të afërmit e për popullin e saj,+ ashtu siç e kishte urdhëruar Mordekai.+ Ajo u bindej fjalëve të Mordekait tamam si atëherë kur ishte nën kujdesin e tij.+ 21  Ato ditë, teksa Mordekai rrinte ulur te porta e mbretit, Bigtani dhe Tereshi, dy zyrtarë të oborrit mbretëror, derëtarë, u zemëruan dhe po kërkonin të vritnin+ mbretin Asuer. 22  Këtë gjë e mori vesh Mordekai, i cili ia tregoi menjëherë+ mbretëreshës Ester. Ajo ia bëri të ditur këtë gjë mbretit në emër të Mordekait.+ 23  Kështu, çështja u hetua dhe doli se ishte e vërtetë. Ata të dy u varën+ në shtyllë,+ kurse çështja u shkrua në prani të mbretit në librin e ngjarjeve+ të atyre ditëve.

Shënimet

^ Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.