Përkujtimi i vdekjes së Jezuit
E enjte, 2 prill 2026
Një herë në vit, Dëshmitarët e Jehovait kremtojnë vdekjen e Jezuit, pikërisht siç urdhëroi vetë ai: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»—Luka 22:19.
Ju ftojmë ju dhe familjen tuaj të merrni pjesë në këtë event.
Pyetje që bëhen më shpesh
Kush mund të vijë?
Të gjithë janë të mirëpritur. Ndihuni të lirë të ftoni ndonjë shok dhe të merrni me vete edhe familjen tuaj.
Sa zgjat programi?
Afërsisht 1 orë.
Ku do të mbahet?
Kontakto Dëshmitarët e Jehovait për informacione të mëtejshme.
A duhet të paguaj për hyrjen?
Jo.
A mblidhen para?
Jo. Nuk mbledhim kurrë para në mbledhjet tona.—Mateu 10:8.
A ka një kod veshjeje?
Jo. Megjithatë, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të vishen në një mënyrë që tregon respekt për këtë rast të shenjtë.
Si zhvillohet Përkujtimi?
Në fillim dhe në fund të mbledhjes, auditori këndon një këngë dhe një Dëshmitar i Jehovait bën një lutje. Gjatë programit mbahet një fjalim ku shpjegohet sa e rëndësishme është vdekja e Jezuit dhe si mund të nxjerrim dobi nga ajo që kanë bërë për ne Perëndia dhe Krishti.
Për më shumë informacion, shih artikullin «Pse Dëshmitarët e Jehovait e kremtojnë Darkën e Zotërisë ndryshe nga fetë e tjera?»
Kur do të mbahen Përkujtimet e ardhshme?
2026: E enjte, 2 prill
2027: E hënë, 22 mars