2 Mbretërve 9:1-37
9 Profeti Elise thirri një nga bijtë+ e profetëve dhe i tha: «Ngjishe rrobën në ijë,+ merre këtë poç+ vaji në dorë dhe shko në Ramot-Galaad.+
2 Kur të mbërrish atje, kërko Jehun,+ birin e Jehozafatit, nipin e Nimshit. Pastaj hyr, ngrije nga vëllezërit e tij dhe çoje në dhomën më të futur.+
3 Merr poçin e vajit, derdhja mbi kokë+ dhe thuaji: “Kështu thotë Jehovai: ‘Unë të miros+ si mbret+ të Izraelit.’” Pastaj hap derën, ik e mos prit.»
4 Kështu shërbëtori i profetit mori udhën për në Ramot-Galaad.
5 Kur hyri, i gjeti ulur krerët e forcave ushtarake. Ai tha: «Kam një fjalë për ty,+ o prijës.» Jehu e pyeti: «Për cilin nga ne?» Ai iu përgjigj: «Për ty, o prijës.»
6 Atëherë Jehu u ngrit e hyri në shtëpi, dhe ai ia derdhi vajin mbi kokë e i tha: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Unë të miros si mbret+ të popullit të Jehovait,+ mbret të Izraelit.
7 Godite shtëpinë e Akabit, zotërisë tënd, dhe unë do të hakmerrem+ ndaj Jezebelës+ për gjakun e shërbëtorëve të mi, profetëve, si dhe për gjakun e gjithë shërbëtorëve të Jehovait.
8 Tërë shtëpia e Akabit do të zhduket. Unë do t’i shfaros Akabit+ çdo mashkull,+ çdo të pambrojtur dhe çdo të braktisur+ në Izrael.
9 Shtëpinë e Akabit do ta bëj si shtëpinë e Jeroboamit,+ birit të Nebatit, dhe si shtëpinë e Baashës,+ birit të Akijahut.
10 Jezebelën do ta hanë qentë+ në pjesën e tokës së Jezreelit, dhe s’ka për ta varrosur njeri.’» Pastaj ai hapi derën dhe iku me të shpejtë.+
11 Kur Jehu shkoi te shërbëtorët e zotërisë së tij, ata e pyetën: «A është çdo gjë në rregull?+ Pse erdhi te ti ai i çmendur?»+ Por ai u tha: «Ju e njihni mirë atë njeri dhe e dini mirë se ç’thotë.»
12 Por ata ia kthyen: «S’është e vërtetë! Tregona, të lutemi.» Atëherë ai iu përgjigj: «Ai më tha kështu: “Jehovai ka thënë: ‘Unë të miros si mbret të Izraelit.’”»+
13 Me të dëgjuar këtë, secili prej tyre mori me nxitim rrobën+ e vet, e vuri para tij mbi shkallaret e zhveshura dhe nisën t’i binin bririt+ e të thoshin: «Jehu është bërë mbret!»+
14 Dhe Jehu,+ biri i Jehozafatit, nipi i Nimshit,+ komplotoi+ kundër Jehoramit.Jehorami, bashkë me gjithë Izraelin, po ruanin në Ramot-Galaad+ për shkak të Hazaelit,+ mbretit të Sirisë.
15 Më vonë mbreti Jehoram+ u kthye në Jezreel+ për t’u shëruar nga plagët që i kishin shkaktuar sirianët, ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë.+Jehu tha: «Nëse jeni dakord,*+ mos lini askënd që t’ia mbathë nga qyteti e të shkojë të njoftojë në Jezreel.»
16 Dhe Jehu hipi në karrocë e u nis për në Jezreel, sepse atje gjendej i shtrirë Jehorami, dhe Ahaziahu,+ mbreti i Judës, kishte zbritur për ta vizituar.
17 Roja+ mbi kullën+ e Jezreelit+ pa një mori njerëzish që po vinin, njerëzit e Jehut, dhe menjëherë tha: «Shoh një mori njerëzish.» Atëherë Jehorami tha: «Merr një kalorës dhe dërgoje t’u dalë përpara e t’i pyesë: ‘A po vini në paqe?’»+
18 Kështu, një kalorës i doli përpara dhe tha: «Mbreti pyet: ‘A vini në paqe?’» Por Jehu ia ktheu: «Ç’të duhet ty nëse vijmë apo jo në ‘paqe’?+ Kalo prapa e më ndiq!»Roja+ vazhdoi të njoftonte: «Lajmëtari vajti deri tek ata, por nuk u kthye.»
19 Atëherë ai dërgoi një kalorës të dytë që, kur vajti tek ata, tha: «Kështu thotë mbreti: ‘A vini në paqe?’» Por Jehu ia ktheu: «Ç’të duhet ty nëse vijmë apo jo në ‘paqe’?+ Kalo prapa e më ndiq!»
20 Dhe roja vazhdoi të njoftonte: «Edhe ai vajti deri tek ata, por nuk u kthye. Kurse mënyra se si kalorësi e nget karrocën, ngjan me atë të Jehut,+ nipit të Nimshit,+ sepse e nget si i çmendur.»+
21 Atëherë Jehorami tha: «Të mbrehen kuajt!»+ Pasi u mbrehën kuajt e karrocës së tij, Jehorami, mbreti i Izraelit, bashkë me Ahaziahun,+ mbretin e Judës, u nisën me karrocat e tyre të luftës për t’i dalë përpara Jehut. Ata e gjetën atë në pjesën e tokës së Nabotit,+ jezrelitit.
22 Me të parë Jehun, Jehorami tha: «A vjen në paqe, Jehu?» Por ai ia ktheu: «Ç’paqe+ mund të ketë përderisa vazhdojnë kurvëritë e Jezebelës,+ nënës sate, dhe shtrigëritë e saj të shumta?»+
23 Menjëherë Jehorami e ktheu karrocën që t’ia mbathte dhe i tha Ahaziahut: «Kjo është dredhi,+ Ahaziah!»
24 Jehu tendosi harkun+ që kishte në dorë dhe e qëlloi Jehoramin mes shpatullave. Shigjeta i doli nga zemra dhe ai u rrëzua në karrocën e tij të luftës.+
25 Jehu i tha Bid’harit, adjutantit+ të vet: «Ngrije dhe hidhe në pjesën e arës së Nabotit, jezrelitit.+ Kujto që unë dhe ti u jepnim karrocave pas Akabit, atit të tij, kur Jehovai shpalli+ këtë gjë kundër tij:
26 ‘E pashë dje gjakun+ e Nabotit dhe gjakun e bijve të tij,+—thotë Jehovai,—dhe do të ta kërkoj ty shpagimin+ në këtë pjesë toke,—thotë Jehovai.’ E pra tani, ngrije dhe hidhe në këtë pjesë të tokës, si ka thënë Jehovai.»+
27 Ahaziahu,+ mbreti i Judës, e pa këtë dhe ia mbathi në drejtim të shtëpisë, pranë kopshtit.+ (Më vonë Jehu u vu në ndjekje të tij dhe tha: «Goditeni edhe atë!» Ata e goditën ndërsa ishte në karrocë, në udhën që ngjitet për në Gur, e cila gjendet pranë Ibleamit.+ E ai vazhdoi të ikte drejt Megidos+ dhe vdiq atje.+
28 Pastaj shërbëtorët e tij e çuan me karrocë në Jerusalem dhe e varrosën në varrin e vet bashkë me paraardhësit e tij në Qytetin e Davidit.+
29 Ahaziahu+ ishte bërë mbret i Judës në vitin e njëmbëdhjetë të mbretërimit të Jehoramit,+ birit të Akabit.)
30 Në fund Jehu vajti në Jezreel,+ dhe Jezebela+ e mori vesh. Ajo i leu+ sytë me të zezë, u kreh bukur+ dhe shikoi poshtë nga dritarja.+
31 Kur Jehu hyri te porta, ajo pyeti: «A i shkoi gjithçka mirë Zimrit,+ vrasësit të zotërisë së tij?»
32 Atëherë ai ngriti sytë nga dritarja dhe tha: «Kush është me mua? Kush?»+ Menjëherë dy a tre zyrtarë oborri+ shikuan poshtë nga ai
33 dhe ai u tha: «Hidheni poshtë!»+ Atëherë ata e hodhën dhe gjaku i saj spërkati murin e kuajt, dhe ai kaloi mbi trupin+ e saj me karrocë.
34 Pas kësaj hyri brenda, hëngri e piu, dhe pastaj tha: «Kujdesuni, ju lutem, për këtë të mallkuar+ dhe varroseni, sepse është bijë mbreti.»+
35 Kur shkuan ta varrosnin, nuk i gjetën asgjë përveç kafkës, këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve.+
36 Kur u kthyen e i treguan Jehut, ai tha: «Doli ajo që tha Jehovai me anë+ të shërbëtorit të tij Elija, tishbitit: “Mishin e Jezebelës do ta hanë qentë në pjesën e tokës së Jezreelit.+
37 Kufoma e Jezebelës do të përfundojë si pleh+ mbi sipërfaqen e arës në pjesën e tokës së Jezreelit, që të mos thuhet: ‘Kjo është Jezebela.’”»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «shpirti juaj»

