Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
Lexo për punën e arritur nga Dëshmitarët e Jehovait gjatë vitit 2014 dhe mëso për historinë e Dëshmitarëve në Republikën Domenikane.
Shkrimi i vitit 2015
Shkrimi për vitin 2015 është Psalmi 106:1: «Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë.»
Letër nga Trupi Udhëheqës
Trupi Udhëheqës i shpreh falënderime vëllazërisë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait për punën besnike, plot mund dhe qëndrueshmëri.
Përparim i shpejtë në Uoruik
Përditësime për selinë e re botërore të Dëshmitarëve të Jehovait në Uoruik, Nju-Jork.
Reparti Botëror i Projektim-Ndërtimit
Detyra e jashtëzakonshme e këtij reparti është të përshpejtojë punën në më tepër se 13.000 projektet e ndërtimit.
Një Bibël që i reziston kohës
Botimi i rishikuar i vitit 2013, Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re, është edhe tërheqës, edhe rezistent.
Një transmetim online në gjithë botën
Një numër rekord të pranishmish ndoqën mbledhjen e 129-të vjetore të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania.
Kushtimi i degës së Sri-Lankës
Falë transmetimit online të programit, dëshmitarë nga të gjitha anët arritën të shihnin e të inkurajonin njëri-tjetrin.
Raporte ligjore
Dëshmitarët e Jehovait vazhdojnë të përpiqen për të drejtën e lirisë fetare.
Lajme shkurt nga e gjithë bota
Çfarë i shtyu dy vajza të vogla nga Gjeorgjia të dhuronin paratë me të cilat donin të blinin celular?
«Pamë gjëra të mahnitshme»
Cilat ngjarje sot mund të krahasohen me mrekullitë e kohës së Jezuit?
Afrikë
Lexo disa ngjarje të spikatshme nga vepra jonë e arsimimit biblik në Angolë, Kongo (Kinshasa), Ganë, Nigeri dhe në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2014.
Kontinentet amerikane
Lexo ngjarje të spikatshme të veprës sonë të arsimimit biblik në Argjentinë, Brazil, Haiti, Paraguai dhe Surinam gjatë vitit 2014.
Azia dhe Lindja e Mesme
Lexo ngjarje të spikatshme nga vepra jonë e arsimimit biblik në Indonezi, Mongoli, Filipine dhe në një vend tjetër aziatik gjatë vitit 2014.
Evropë
Lexo ngjarje të spikatshme nga vepra jonë e arsimimit biblik në Bullgari, Finlandë, Gjermani, Rumani, Rusi, Spanjë e Suedi gjatë vitit 2014.
Oqeania
Lexo ngjarje të spikatshme të veprës sonë të arsimimit biblik në Kiribati, ishujt Marshall, Papua Guinenë e Re dhe Vanuatu gjatë vitit 2014.
Pamje e përgjithshme e Republikës Domenikane
Ja një përmbledhje e shkurtër për vendin dhe banorët e tij.
Zbulime
Sa kohë iu desh misionarëve të parë në Republikën Domenikane që të fillonin një studim biblik?
«Do t’i gjejmë një ditë»
Pas 13 vitesh kërkim, Pablo Gonsalesi gjeti ata që po kërkonte.
Të burgosur e të ndaluar
Si arritën të qëndronin disa Dëshmitarë gjatë viteve që u trajtuan mizorisht në burg?
Vazhdon predikimi
Në vend që të raportonin rivizita dhe orë, lajmëtarët jepnin një listë ushqimesh që përfshinte lakra dhe spinaq.
Të lirë, e prapë nën ndalim
Ndalimi gjashtëvjeçar i Dëshmitarëve të Jehovait në Republikën Domenikane u hoq më 1956, vetëm për t’u rivendosur 11 muaj më vonë.
Kisha Katolike dhe Truhijo
Kisha e mbështeti për një kohë të gjatë diktatorin domenikan. Megjithatë, ndryshoi qëndrim dhe i kërkoi të falur popullit domenikan.
Sulm i egër
Kërcënimi ndaj Dëshmitarëve ishte real, por a pati rezultat?WEB:OnSiteAdTitleSulm i egër
Kush është kreu?
Një shaptilograf, një enë vaji e madhe, një copë thesi e trashë dhe kasava u përdorën për të prodhuar e për të shpërndarë ushqim frymor nën ndalim.
Rrezikojnë të arrestohen
Ndonëse mbledhjet iu ndaluan, Dëshmitarët në Republikën Domenikane u treguan mendjemprehtë dhe u mblodhën pa u diktuar.
Këmbëngulja sjell lehtësim
Pas vitesh kundërshtimi nga qeveria, Dëshmitarëve në Republikën Domenikane u erdhi ndihmë nga një burim i papritur.
«Luftova si luan»
Luis Eduardo Montasi, që u përpoq dy herë të vriste diktatorin e vendit, gjeti të vërtetën biblike teksa kërkonte ndihmë për një tjetër tentativë që ta vriste.
Shpresa për Mbretërinë nuk është ëndërr
Efrain de la Krusin e burgosën dhe e rrahën mizorisht në shtatë burgje ngaqë predikonte lajmin e mirë. Si e ruajti të zjarrtë zellin për më se 60 vjet?
Prapë do të jem Dëshmitare e Jehovait
Edhe pse një prift e paralajmëroi se po të lexonte Biblën do të lajthiste, Meri Gasi e lexoi gjithsesi dhe zbuloi pse i kishin thënë të mos e lexonte.
Liri për të predikuar
Pas vrasjes së Truhijos, erdhën më shumë misionarë dhe filluan predikimin. Pak nga pak, arritën të shembnin paragjykimin kundër Dëshmitarëve të Jehovait.
S’lëvizin që këtu
Vepra e predikimit përparonte pavarësisht nga trazirat politike. Çfarë e bëri të dukshme se Dëshmitarët nuk ‘do të lëviznin’ nga Republika Domenikane?
Nevojiten më shumë predikues
Historia e Dëshmitarëve të Jehovait në Republikën Domenikane do të ishte e paplotë nëse s’do të përmendnim ata që iu përgjigjën thirrjes për më shumë predikues.
Ata i duan vëllezërit e tyre
Pasi uragani Xhorxh goditi Republikën Domenikane në vitin 1998, përpjekjet e dashura të Dëshmitarëve u sollën lehtësim shumë vetave dhe i dhanë lavdi Perëndisë Jehova.
Në një hap me rritjen
Ndërsa rritej numri i Dëshmitarëve, si u siguruan ata që të kishte mjaft godina për adhurim si edhe vëllezër të pjekur që të merrnin drejtimin?
Fusha e gjuhës kreole të Haitit
Dëshmitarët e Jehovait u japin mesazhin për Mbretërinë atyre që flasin gjuhën kreole të Haitit. Me kohë u formuan kongregacione e klasa për të mësuar gjuhën.
Tërmeti në Haiti
Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Republikën Domenikane bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të ndihmuar pas tërmetit të vitit 2010 në Haiti. Ndihmuan dhjetëra vullnetarë.
E ardhme emocionuese
Vepra e predikimit dhe e bërjes së dishepujve në Republikën Domenikane ka përparuar mjaft që nga viti 1945. Kemi çdo arsye për të shpresuar për një të ardhme të bukur.
Jehovai ka hapur kaq shumë zemra
Gjatë qëndrimit të Leonardo Amorit në La Vegë, asnjë nuk e pranoi të vërtetën biblike. A do të ndryshonte ndonjëherë gjendja e zemrës së njerëzve?
Njëzet e dy veta lanë kishën
Thuhej se Dëshmitarët e Jehovait i kishin mbytur banorët me «mësime djallëzore». Përkundrazi, Dëshmitarët përdorën Biblën që t’u jepnin përgjigje bindëse pyetjeve të njerëzve.
Nga rebel e ateist në shërbëtor të Zotit
Kuan Krispini ishte një ateist që mendonte se bota do të bëhej më e mirë me anë të revolucionit. Pse ndryshoi nga ateist në shërbëtor të Zotit?
Personi i parë që s’dëgjon, i cili pranoi të vërtetën
Hosé Peresi ishte i pari Dëshmitar në Republikën Domenikane që nuk dëgjon. Si arriti «të dëgjonte» mesazhin e Biblës dhe t’i kuptonte më plotësisht mësimet e saj?
Gjen qëllimin e jetës
Hosé Estevesi dhe familja e tij gjetën qëllimin e vërtetë të jetës. Si e kanë parë me sytë e tyre se Jehovai është Plotësuesi i premtimeve të tij?
Nuk doja t’i shërbeja më Zotit
Ndonëse Martin Paredesi studionte që të bëhej prift, nuk donte t’i shërbente më Zotit. Si ia ndryshoi mendjen një libër që ia mori borxh llogaritarit të seminarit?
Njëqind vjet më parë—1915
Si e përballuan Dëshmitarët e Jehovait periudhën e sprovës pas vitit 1914?

