Lajmi i mirë sipas Jezuit
Në këtë seri me video do të mësojmë më shumë për Jezu Krishtin, Birin e Perëndisë dhe Shpëtimtarin e njerëzimit.
Lajmi i mirë sipas Jezuit—Përmbledhje e serisë
Shih se si bëhen më të gjallë Ungjijtë në këtë seri emocionuese me video që flet për Jezu Krishtin.
Episodi 1: Drita e vërtetë e botës
Kush do ta shpëtojë njerëzimin nga mëkati që trashëgoi prej Adamit? Mesia është shpresa e vetme e njerëzimit.
Episodi 2: «Ky është Biri im»
Gjon Pagëzori përgatit udhën për Mesinë. Shih ngjarjet e jashtëzakonshme që kulmojnë me fillimin e shërbimit të Jezuit në tokë.
Episodi 3: «Unë jam ai»
Jezui u zbulon rolin e tij si Mesia Nikodemit, gruas samaritane dhe një grupi nga qyteti i Nazaretit, por vetëm disa veta me zemër të mirë e besojnë. Pasi bën një mrekulli jetëshpëtuese, ai fton disa peshkatarë të përulur që ta ndjekin.
Episodi 4: «Për këtë kam ardhur»
Jezui zbulon fuqinë për të shëruar njerëzit dhe për të dëbuar demonët. Por disa e kundërshtojnë veprën e tij dhe komplotojnë ta vrasin. Me një empati të pakrahasueshme dhe mësimdhënie mjeshtërore, Jezui bën dishepuj dhe emëron 12 apostujt.
Episodi 5: ‘Të mahnitur nga mënyra si mësonte’
Pasi shëron një turmë të madhe, Jezui nis të mësojë njerëzit si askush tjetër më parë. Mënyra si fliste, ilustrimet dhe zbatimet në jetën e përditshme i mahniti njerëzit.
Episodi 6: «A je ti ‘ai që duhet të vijë’?»
Jezui demonstron fuqinë e tij për të ringjallur njerëzit. Veprat e tij të mrekullueshme dhe mësimet e thella zbulojnë motivet e atyre që e dëgjojnë. Ai shpjegon Mbretërinë e Perëndisë me ilustrime.
Traileri për serinë e videove Lajmi i mirë sipas Jezuit
Shih trailerin e kësaj serie me video që i bën të gjalla ngjarjet e Ungjijve.

