shqip
Lajmi i mirë sipas Jezuit
https://cms-imgp.jw-cdn.org/img/p/1011760/univ/art/1011760_univ_sqr_xl.jpg

Lajmi i mirë sipas Jezuit—Përmbledhje e serisë

SERI ME VIDEO


Traileri

Language icon.

Disponohet në më shumë se 500 gjuhë

Seria u tregon njerëzve anembanë globit mësimet e Jezuit në gjuhën e nënës

Bible icon.

Bazohet plotësisht në Bibël

Dialogjet janë marrë fjalë për fjalë nga Ungjijtë e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit

Research icon.

Verifikuar nga kërkimet

Janë bërë kërkime të hollësishme për vite me radhë që çdo detaj i serisë të jetë sa më i saktë


Episodet

Episodet disponohen edhe me përshkrime me zë, për ata që nuk shohin ose që kanë shikim të dobët.

EPISODI 1

Jozefit dhe Marisë u besohet privilegji të rritin Jezuin, shpresën e vetme të njerëzimit.

EPISODI 2

Gjon Pagëzori njofton ardhjen e Mesisë. Jezui nis shërbimin e tij.

EPISODI 3

Jezui mëson Nikodemin, një grua samaritane dhe një grup nga qyteti i Nazaretit, por vetëm disa veta me zemër të mirë e besojnë.

EPISODI 4

Jezui shëron të sëmurët, dëbon demonët, bën dishepuj dhe zgjedh 12 apostujt.

EPISODI 5

Pasi shëroi një turmë të madhe, Jezui mban Predikimin në Mal—fjalimin e tij më të famshëm.

EPISODI 6

Jezui ringjall birin e një vejushe, mëson me ilustrime të thjeshta dhe zbulon motivet e atyre që e dëgjojnë.

Së shpejti do të dalin episode të reja

Çdo vit do të dalin episode të reja derisa të përfundojë e gjithë seria me 18 episode. Episodi i radhës është programuar të dalë në muajin maj të vitit 2027.


Si mund të të përmirësojnë jetën mësimet e Jezuit?

Dëshmitarët e Jehovait mund të të ndihmojnë të mësosh më shumë për Jezuin dhe të bësh një jetë më të lumtur ndërsa zbaton këshillat e tij. Eksploro sitin jw.org që të zbulosh më shumë gjëra, ose provo kursin tonë për studimin e Biblës që është falas.

Mund të të pëlqejë edhe . . .

PËRGJIGJE PËR PYETJE RRETH BIBLËS

E vërteta për Jezuin

Gjej përgjigjet direkt nga Fjala e Perëndisë për pyetjet që ke rreth Jezuit.

PËRGJIGJE PËR PYETJE RRETH BIBLËS

Pse Jezui quhet Biri i Perëndisë?

Në qoftë se Perëndia nuk është Atë për Jezuin njësoj siç riprodhohen njerëzit, në ç’kuptim Jezui është Biri i Perëndisë?

PËRGJIGJE PËR PYETJE RRETH BIBLËS

A provojnë profecitë mesianike se Jezui ishte Mesia?

A mund të ketë disa Mesia?

MËSIME THELBËSORE NGA BIBLA

Pse vdiq Jezui?

Mbase ke dëgjuar se ai vdiq për mëkatet tona. Po a ka mundësi që flijimi i jetës së një njeriu t’i sjellë dobi miliona të tjerëve?