Proverbat 30:1-33

  • FJALËT E AGURIT (1-33)

    • Mos më jep as varfëri, as pasuri (8)

    • Gjëra që s’kanë të ngopur (15, 16)

    • Gjëra që s’lënë gjurmë (18, 19)

    • Një kurorëshkelëse (20)

    • Kafshë instinktivisht të mençura (24)

30  Fjalët dhe mesazhi me peshë i Agurit, birit të Jakehut, drejtuar Ithielit dhe Ukalit.  2  Unë jam më i paditur se kushdo tjetër+e nuk kam aftësi për të kuptuar, siç duhet të ketë njeriu.  3  Nuk kam fituar mençuridhe nuk kam njohurinë e Më të Shenjtit.  4  Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prapë?+ Kush e mblodhi erën në grushtet e veta? Kush i mbështolli ujërat me mantel?+ Kush i themeloi* gjithë skajet e tokës?+ Cili është emri i tij dhe emri i të birit, nëse e di?  5  Çdo fjalë e Perëndisë është e kulluar.+ Ai është mburojë për ata që gjejnë strehë tek ai.+  6  Mos u shto asgjë fjalëve të tij,+përndryshe do të të korrigjojë, e ti do të dalësh gënjeshtar.  7  O Perëndi, dy gjëra kam kërkuar nga ti;mos m’i moho para se të vdes.  8  Largoji nga unë mashtrimet dhe gënjeshtrat.+ Mos më jep as varfëri, as pasuri;më lër të ha aq sa më nevojitet,+  9  që të mos ngopem e pastaj të të mohoj e të them: «Kush është Jehovai?»+ As mos lejo që të varfërohem e të vjedh dhe të çnderoj* emrin e Perëndisë tim. 10  Mos shpif për një shërbëtor tek i zoti,përndryshe ai do të të mallkojë, e ti do të dalësh fajtor.+ 11  Ka nga ata* që mallkojnë babanëe që nuk bekojnë nënën.+ 12  Ka nga ata që u duket vetja të kulluar,+por që nuk janë pastruar as nga fëlliqësia* e vet. 13  Ka nga ata që i kanë sytë tepër fodullë,që i kanë sytë plot arrogancë.+ 14  Ka nga ata që i kanë dhëmbët si shpata,që i kanë nofullat si thika; ata i përpijnë të përvuajturit e tokësdhe të varfrit e njerëzimit.+ 15  Shushunjat kanë dy bija që bërtasin: «Më jep! Më jep!» Tri gjëra s’kanë të ngopur,madje katër nuk thonë kurrë: «Mjaft!» 16  —Varri*+ dhe barku shterp,toka e zhuritur dhe zjarri që s’thotë kurrë: «Mjaft!» 17  Syrin e atij që tallet me babanë dhe që ka zët t’i bindet nënës,+do ta nxjerrin korbat e luginës*dhe do ta hanë zogjtë e shqiponjave.+ 18  Tri gjëra janë të pakapshme* për mua,madje katër nuk i kuptoj: 19  si fluturon shqiponja në qiej,si rrëshqet gjarpri në shkëmb,si lundron anija në det të hapurdhe si sillet një burrë kur është me një vajzë. 20  Ja si sillet një kurorëshkelëse: ha, fshin buzët dhe pastaj thotë: «S’kam bërë asnjë të keqe.»+ 21  Tri gjëra e shkundin tokën,madje katër gjëra ajo s’i duron dot: 22  kur skllavi sundon si mbret,+kur i marri dendet me ushqim, 23  kur një grua të urryer* e marrin për nusedhe kur një shërbëtore i zë* vendin zonjës së saj.+ 24  Katër krijesa janë më të voglat e tokës,por janë instinktivisht të mençura:*+ 25  milingonat nuk janë krijesa të forta,*e megjithatë e bëjnë gati ushqimin në verë.+ 26  Lepujt e shkëmbinjve*+ nuk janë krijesa të fuqishme,*e megjithatë e ngrenë shtëpinë në shkrepa.+ 27  Karkalecat+ nuk kanë mbret,e megjithatë të gjithë dalin në formacion luftimi.*+ 28  Gekoja*+ ngjitet pas muritdhe hyn në pallatin e mbretit. 29  Tre janë ata që ecin me madhështi,madje katër që lëvizin gjithë madhështi: 30  luani, më i fuqishmi ndër kafshët,që nuk zmbrapset para askujt,+ 31  langoi, cjapi,dhe mbreti në krye të ushtrisë së vet. 32  Po ta kesh lartësuar veten nga budallallëku,+ose po të të ketë shkuar në mendje kjo,mbylle gojën e mos fol më,*+ 33  sepse kur rrihet qumështi, del gjalpë,kur shtypet hunda, del gjak,dhe kush i fryn zemërimit, ndez sherr.+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «i ngriti».
^ Ose «të përdhos».
^ Fjalë për fjalë «një brez».
^ Fjalë për fjalë «jashtëqitja».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «e vadit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «janë tepër të mrekullueshme».
^ Ose «që s’e do njeri».
^ Ose «i rrëmben».
^ Ose «janë tejet të mençura».
^ Fjalë për fjalë «nuk janë një popull i fortë».
^ Fjalë për fjalë «nuk janë një popull i fuqishëm».
^ Ose «Hiraksët».
^ Ose «të ndarë në grupe».
^ Ose «Hardhuca e mureve».
^ Fjalë për fjalë «vëre dorën te goja».