Proverbat 14:1-35

  • Zemra e njeh brengën e vet (10)

  • Udha që duket e drejtë mund të çojë në vdekje (12)

  • Naivët i besojnë çdo fjale (15)

  • Të shumtë janë miqtë e të pasurit (20)

  • Zemra e qetë është jetë për trupin (30)

14  Gruaja që është vërtet e mençur, e ndërton shtëpinë e saj,+kurse e marra e shemb me duart e veta.  2  Kush ecën me drejtësi,nderon thellësisht* Jehovain,por kush ndjek udhë hileqare,* e përbuz Atë.  3  Fjalët fodulle që dalin nga goja e të marrëve, janë si shkop ndëshkimi,por të mençurit gjejnë mbrojtje nga buzët e tyre.  4  Aty ku s’ka bagëti, grazhdi është i pastër,por të korrat janë të bollshme falë fuqisë së demit.  5  Dëshmitari i besueshëm nuk gënjen kurrë,kurse dëshmitari i rremë gënjen sa herë që hap gojën.+  6  Tallësi e kërkon mençurinë, por s’e gjen dot,kurse njeriu me aftësi për të kuptuar, e gjen kollaj njohurinë.+  7  Qëndroji larg të marrit,sepse nuk do të gjesh njohuri në buzët e tij.+  8  Falë mençurisë, mendjemprehti e kupton ku po shkon,por i pamendi mashtron veten* me marrëzinë e vet.+  9  Të marrëve u duket qesharake shlyerja e fajit,*+por të drejtët dëshirojnë të bëjnë paqe.* 10  Vetëm zemra e njeh brengën e vet,dhe asnjë i paftuar nuk e përjeton dot gëzimin e saj. 11  Shtëpia e të ligjve do të shkatërrohet,+por tenda e të drejtëve do të begatohet. 12  Është një udhë që njeriut i duket e drejtë,+por në fund ajo të çon në vdekje.+ 13  Edhe kur qesh, zemra mund të ndiejë dhembje,dhe gëzimi mund të përfundojë në hidhërim. 14  Kush ka zemër të pabesë, vuan pasojat e udhëve të veta,+por njeriu i mirë shijon shpërblimin e veprimeve të veta.+ 15  Naivët* i besojnë çdo fjale,por mendjemprehtët matin çdo hap që hedhin.+ 16  I mençuri është i kujdesshëm dhe e shmang të keqen,por i pamendi është kokëkrisur* dhe i beson tepër vetes. 17  Kush zemërohet shpejt, vepron marrëzisht,+por njeriu që mendohet mirë,* urrehet. 18  Naivët* trashëgojnë marrëzinë,por mendjemprehtët kurorëzohen me njohuri.+ 19  Njerëzit e këqij kanë për t’u gjunjëzuar para të mirëve,dhe të ligjtë në portat e të drejtëve. 20  Të shumtë janë miqtë e të pasurit,+por fukaranë e urrejnë madje edhe shokët e vet.+ 21  Kush e përbuz tjetrin,* mëkaton,por kush tregohet i dhembshur me të përvuajturin, është i lumtur.+ 22  A s’do të hyjnë në rrugë të shtrembër ata që thurin intriga? Por dashuria besnike dhe e vërteta* u përkasin atyre që dëshirojnë me zjarr të bëjnë mirë.+ 23  Çdo punë e palodhur sjell dobi,kurse fjalët e kota sjellin veç skamje.+ 24  Kurora e të mençurve është pasuria e tyre;por marrëzia e të pamendëve mbetet veçse marrëzi.+ 25  Dëshmitari i vërtetë shpëton jetë,kurse dëshmitari i rremë gënjen sa herë që hap gojën. 26  Nderimi i thellë për Jehovain* i jep shumë siguri njeriut+dhe në të do të gjejnë strehë fëmijët e tij.+ 27  Nderimi i thellë për Jehovain është burim jetedhe të largon nga kurthet e vdekjes. 28  Një popull i madh e madhështon mbretin,+por një sundimtar pa nënshtetas është i rrënuar. 29  Kush nuk zemërohet shpejt, është plot aftësi dalluese,+por kush është i paduruar, e tregon sheshit marrëzinë e tij.+ 30  Zemra e qetë është jetë* për trupin,kurse xhelozia* është kalbësirë për kockat.+ 31  Kush zhvat të përvuajturin, fyen Bërësin e tij,+por kush tregohet i dhembshur me të përvuajturin, i jep Atij lavdi.+ 32  I ligu rrënohet nga e keqja e vet,kurse i drejti gjen strehë tek integriteti* i tij.+ 33  Mençuria prehet qetësisht në zemrën e njeriut me mend,+por kur gjendet mes të marrëve, ajo mbahet me të madh. 34  Drejtësia e lartëson një komb,+kurse mëkati e çnderon një popull. 35  Mbreti kënaqet me shërbëtorin që vepron me mend,+por tërbohet me atë që vepron me pafytyrësi.+

Shënimet

^ Ose «dredharake».
^ Fjalë për fjalë «i frikësohet». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Një mundësi tjetër «i pamendi i mashtron të tjerët».
^ Ose «faji i tyre».
^ Ose «janë vullnetmirë».
^ Ose «Të papërvojët».
^ Ose «i tërbuar».
^ Ose «që ka aftësi për të menduar».
^ Ose «Të papërvojët».
^ Ose «të afërmin». Shih Fjalorthin.
^ Ose «besnikëria».
^ Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
^ Ose «shëndet».
^ Ose «smira».